Tani Ehlus Sunneh janë në vetmi të madhe (vrojtohen shumë si të huaj).

💎Imam el-Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:💎

🔸 Tani Ehlus Sunneh janë në vetmi të madhe (vrojtohen shumë si të huaj).

Na luftojnë me media të dëgjuara, me media të shikuara dhe me media të shkruara. Aq shumë na luftojnë saqë edhe familja dhe shokët filluan ta luftojnë këtë “të huaj”, i cili kapet për Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij, ‎ﷺ.

Mirëpo, megjithëkëtë:

Ne jemi të lumtur që jemi të huaj në këtë mënyrë dhe krenohemi me këtë, ngase i Dërguari i Allahut, ‎ﷺ, i ka lëvduar këta të huaj dhe ka thënë:

((إِنَّ الْإِسْلَامَ بَدَأَ غَرِيبًا، وَسَيَعُودُ غَرِيبًا كَمَا بَدَأَ، فَطُوبٰى لِلْغُرَبَاءِ.))

“Islami ka filluar si i huaj (me pakicë) dhe do të kthehet i huaj (me pakicë) ashtu si në fillim. E lum për ata të huaj (atë pakicë)!”

Sahabet kanë thënë:

“Cilët janë ata, o i Dërguar i Allahut!”

Ai tha:

((الَّذِينَ يُصْلِحُونَ إِذَا فَسَدَ النَّاسُ.))

“Ata të cilët përmirësojnë kur njerëzit prishen.”

📚 esSilsile esSahiha, 1273

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi/