Shiko a është zëmra jote e shëndosh

Shejh Reb’i elMed’halij, Allahu e ruajttë thotë:

“Shiko a është zëmra jote e shëndosh. Kurse zëmra e shëndoshë është ajo që e kundërshton shirkun dhe e refuzon të kotën (batilin), e pranon të vërtetën (hakun) dhe e refuzon të kotën me gjithë forcë, pra kjo është zëmra e shëndoshë”

(Asnaful-kulub f.13)
Përktheu: Besim Gjelaj

Gjëndja e njeriut në varr,  pasqyrohet te gjëndja e zemrës në dunja

Gjëndja e njeriut në varr,  pasqyrohet te gjëndja e zemrës në dunja

Ka thënë Imam Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë: “Gjëndja e njeriut në varr,  pasqyrohet te gjëndja e zemrës në dunja, kur ajo është plot mirësi, apo e dënuar nga ligësitë, ose mbyllur apo e hapur.
Në qoftëse do të dish për gjëndjen tënde në varr, shiko gjëndjen e zemrës tënde në kraharor. Në qoftëse zemra jote është e mbushur me buzqeshje, me qetësi dhe pastërti, kështu do të jetë dhe gjëndja jote në varr me shpresë të Allahut, dhe e kundërta është e vertetë.
Prandaj e shikojmë se ai që ka më së shumti qetësi, është ai që është i bindur, dhe me moral, e që është tolerues.
Imani, largon mërzinë, ngushtimin, është kënaqësia e njëhsuesëve, dhe rruga e njerëzve të nënshtruar.
Kush nuk e ndërpretë Tes’bihin (subhanAllahu) i ç’lirohen atij të fshehtat.
Kush nuk e ndërpretë Tahmidin (elhamdulilah) i vijnë të mirat zinxhir.
Dhe kush nuk e ndërpretë Istigfarin (estegfirullah) i hapen atij gjërat e mbyllura.”

(Burimi: E dau ue deuau fq. 187-188)

✍ Idris Manushi