Të kushtuarit rëndësi Teuhidit

💎 Të kushtuarit rëndësi Teuhidit 💎
✍🏻 Shejh AbdusSelam el Berxhes

➖ ➖ ➖ ➖ ➖
Thirrësit për tek Allahu subhanehu ue teala duhet të kujdesen për çështjen e Teuhidit dhe t’i kushtojnë rëndësi. Prej gjërave që të vrasin në zemër është dalja e disave që thonë: “Pse po i kushtohet kjo rëndësi Teuhidit? A nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi çështjeve dhe punëve të muslimanëve? Muslimanët vriten djathtas-majtas, ndërsa ne bëjmë thirrje për shkatërrim të tyrbeve dhe heqjen e xhamive që janë ndërtuar mbi varre.” E çështje të ngjashme.

Ky që e thotë këtë fjalë, ka harruar apo bën sikur ka harruar fjalën e prijësve të njerëzve të Teuhidit, Ibrahimit alejhis-selam: “Më distanco mua dhe familjen time nga adhurimi i idhujve!” [Ibrahim: 35].

Nëse miku i Allahut dhe imami i njerëzve të Teuhidit, të cilin Allahu e ka bërë besimtar të vetëm dhe ka thënë për të: “Dhe të Ibrahimit – i cili i plotësoi detyrimet.” [En-Nexhm: 37], po ashtu ka urdhëruar Pejgamberin e Tij Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të pasojë besimin e përkushtuar të Ibrahimit ndaj Allahut, gjithashtu Allahu e sprovoi me bërjen kurban të birit të tij, ndërsa ai e zbatoi urdhërin e Allahut. Po ashtu me dorën e tij të ndershme theu idhujt dhe i kundërshtoi shumë idhujtarët… me gjithë këto vlera e të tjera si këto, ai frikësohet se mos bie në shirk, që është adhurimi i idhujve dhe është shirku më i rëndë; e si të jetë puna me të tjerët?

Për këtë, Ibrahim et-Tejmi Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E kush është i sigurtë prej shirkut pas Ibrahimit alejhis-selam?”

Shejhul Islam Muhamed ibën AbdulUehab Allahu e mëshiroftë, ka thënë në hadithin e Ebu Said el Hudriut radijAllahu anhu: “Musai tha: “O Zot! Më mëso diçka që të përkujtoj dhe të lus me të!” Tha: “O Musa! Thuaj: La ilahe il-lAllah!”

Shejhul Islam Muhamed ibën AbdulUehab, Allahu e mëshiroftë, thotë në librin “Kitab et-Teuhid” për këtë hadith: “Hadithi tregon se pejgamberët kanë nevojë që t’u tërhiqet vëmendja rreth vlerës së fjalës La ilahe il-lAllah.”

Ne duhet t’i kushtojmë rëndësi kësaj çështje, madje t’i kushtojmë shumë rëndësi. Nëse kjo çështje është në rregull, atëherë gjërat pas saj janë më të lehta, të thjeshta dhe garanton mirëqënien e veprave pas saj. E nëse ky parim është i prishur, atëherë s’do të ketë dobi, as mirëqënie dhe as pranim.
➖ ➖ ➖ ➖ ➖

📺 Shiko videon: https://youtu.be/BR_0aX8b7Bc
Përktheu: Besmir Cacani