Humbja e shpresës nga Allahu nuk lejohet

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Humbja e shpresës nga Allahu nuk lejohet, sepse kjo është mëndim i keq për Allahun në dy aspekte:

E para: është ofendim ndaj forcës së Tij subhanehu ue te’ala, sepse ai që e di së Allahu ka forcë për çdo gjë, nuk konsideron diçka të pamundshme ndaj forcës së Allahut;

E dyta: është ofendim ndaj mëshirës së Tij subhanehu ue te’ala, sepse ai që e di së Allahu është i Mëshirshëm, nuk mendon që Allahu subhanehu ue te’ala nuk e mëshiron.

Për këtë arsye ai që e humb shpresën nga mëshira e Allahut konsiderohet i humbur”

(elKaul-ul-Mufid 2/103)
Përktheu: Besim Gjelaj

Të kënaqurit me dhuntinë e Allahut

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Njeriut kur i jepet (dhuntia) kënaqësia me atë që e ka, do të jetë i pasur, me gjoks të qetë dhe nuk shikon tek dikush tjetër. Për këtë aludon së nga mirësia e plotë e banorëve të xhenetit është: “ …(banorët e xhenetit) e nuk kërkojnë të largohen nga ai” (Kehf 108).

Edhe ai që është më poshtë (në grada) nuk kërkon t’i ndryshohet ajo kënaqësi që e ka. Dhe e sheh që askush nuk po përjeton kënaqësi sikur ai në Xhenet!

E gjithë kjo është nga dhuntia e Allahut të Lartësuar ndaj robit, të cilit i dhuron kënaqësi për atë që e posedon, qoftë kjo në kënaqësi në vendbanim, apo në veshje, apo në automjet, apo në fëmijët e tij. Mirëpo, në qoftë së i hiqet kënaqësia me atë që e posedon nga zemra e tij, atëherë ai është i varfër”

(Sher’h Bulugul-Meram 5/272)
Përktheu: Besim Gjelaj

Kush janë kushtet e kurbanit?

Kush janë kushtet e kurbanit?

Ka thënë shejkh ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
“1. Të jetë prej gjësë së gjallë si; deve, lopë, kafshët e imëta(dele, dhi).
2. Të plotësojë moshën e duhur sipas sheriatit, për delet 6 muaj, për dhitë 1 vit, për lopët 2 vjet, për devetë 5 vjet.
3. Të jetë pa mangësi që e pengojnë në kryrjen e sajë(kurbanit), si; qorrja te e cila është e qartë verbëria, e sëmura te e cila është e qartë sëmundja e saj, sakatja kur është e qartë ajo, dhe e çmëndura e cila nuk dinë të ruhet si ajo që është pa tru dhe e vjetër”.

(Burimi: mexhmuul fetaua 12/ 25)

Përktheu: Idris Manushi

Si e ndanë mishin e kurbanit ai që bën kurban?

Ka thënë AbdulAziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë: “Sunneti për atë që bën kurban është që të hajë vetë prej saj, të dhurojë prej tijë të afërmëve, komshijve, dhe një pjesë e nxjerr sadaka”.

(Burimi: mexhmuul fetaua 38/18)

Përktheu: Idris Manushi

Veprat e mira në dhjetë ditshin e Dhulhixh’xhes

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Nuk ka ditë ku puna është më e vlefshme se sa në këto dhjetë ditë (ditët e DHUL HIXH’XHES).”

📗(E ka saktesuar shejkh Albani ne ‘sahihu tergib’ 1149.)

💎💎 Thotë shejkh Muhamed iben Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë:

“Puna e mire është në mënyra dhe forma të ndryshme si:

1. Leximi i kuranit
2. Dhikri (permendja e Allahut me tesbih, tehmid, tekbir)
3. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja
4. Veprimi i namazit
5. Nxjerrja e sadakase
6. Bërja mirë ndaj prinderve
7. Mbajtja e lidhjes me të afërmit.

🔸Veprat e mira nuk kanë mbarim, kur nxjerr sadaka nje dirhem në këto dhjetë ditë, dhe një dirhem në dhjetë ditshin e ramazanit kush është më e vleshme tek Allahu Subhane ue te’ala?.

🔸Sadakaja në dhjetë ditshin e dhulhixh’xhes është më e dashur tek Allahu Subhane ue te’ala ,se sa në dhjetë ditshin e muajit ramazan.”

—————————–
📚 (Burimi: likau shehri i shejkh Uthejminit 2/10.)
📝Përktheu:Idris Manushi