Gjykimi i kurbanit është Sunnet i theksuar

Ka thënë Shejkh Abdul Aziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë:
“Gjykimi i kurbanit është Sunnet i theksuar, i fortë, dhe i ligjëruar për burrat dhe për gratë, mjafton ai(kurbani) që bëhet nga i pari i shtëpisë për të gjithë familjarët, dhe po ashtu nëse ai(i pari i shtëpisë) është grua mjafton për të gjithë familjarët e sajë.”

📚 Maxhmu-ul fetaua 18/38

Ka thënë Shejkh ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
“Gjykimi për kurbanin është Sunnet i theksuar, i fortë për atë që ka mundësi, kurbani i tijë është për atë dhe për të gjithë familjarët.”

📚 Mexhmu-ul Fetaua i Shejkh ibn Uthejmin 10/25

✍ Idris Manushi

Zgjedhja e shoqërisë

Ka thënë Shejkh ibn el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
“Kur t’i kesh shokët që të orientojnë tek e mira, të ndihmojnë për tek ajo, ose kur ti e harron atë(të mirën), ata ta kujtojnë atë, kurse kur ti të mos dish diçka e ata t’a mësojnë ty, atëherë mbaji fort këta shokë siç kap diçka më dhëmballë.
E kur shikon që shoqëria që ke s’interesohet për ty dhe për të drejtat ndaj teje, dhe as që i’u intereson se je apo s’je, ose mundohen që të bëjnë keq ty, largohu prej tyre se ata janë vetë helmi, Allahu na ruajtë prej tyre, mos i afro ata, porse largohu prej tyre ashtu siç largohesh prej frikës së Luanit.”

📚 Sherh Rijadu Salihine 2/388

✍ Idris Manushi

Dituria e cila nuk e ka fryt…

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Dituria e cila nuk e ka fryt të vetin frikën ndaj Allahut të Plotfuqishëm, kthimin kah Ai, lidhjen me Të, si dhe respektimin ndaj myslimanëve, ajo dituri e ka humbur bereqetin”

(Sher’h esSeferinijeh f.63)
Përktheu: Besim Gjelaj

Largimi nga pesimizmi

Largimi nga pesimizmi

Ka thënë Shejkh ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
“Duhet për ne, që të mos pesimohemi (të mos bëhemi pesimist) kur shikojmë që kemi shumë kundërshtarë, apo kur shikojmë se ata (kundështarët) janë më të fortë dhe më të organizuar në kundërshtimin e të vërtetës (Hak-kut), sepse e vërteta (Hak-ku) është i ndihmuar por me sprova dhe mundime.”

📚 Sheh Keshfu Shubuhat fq.64-65

✍ Idris Manushi