Shiko a është zëmra jote e shëndosh

Shejh Reb’i elMed’halij, Allahu e ruajttë thotë:

“Shiko a është zëmra jote e shëndosh. Kurse zëmra e shëndoshë është ajo që e kundërshton shirkun dhe e refuzon të kotën (batilin), e pranon të vërtetën (hakun) dhe e refuzon të kotën me gjithë forcë, pra kjo është zëmra e shëndoshë”

(Asnaful-kulub f.13)
Përktheu: Besim Gjelaj

Këshillë nga shejh Rabi’ el Medkhali lidhur me mospajtimet dhe keqkuptimet mes selefive

💎 Këshillë nga shejh Rabi’ el Medkhali lidhur me mospajtimet dhe keqkuptimet mes selefive

🔹 Thotë pyetësi: Allahu ju ruajtë, nganjëherë ka shumë mospajtime dhe keqkuptime mes vetë selefive, andaj cili është orientimi dhe këshilla juaj në mënyrë që vëllezërit selefi të jenë të bashkuar dhe t’i shmangin fitnet dhe mospajtimet?

🔸 Përgjigja: kjo vjen nga frika e pakët ndaj Allahut, nga qendrueshmëria dhe korrektësia e pakët në Fe. Po të kishte qendrueshmëri dhe korrektësi në urdhërat e vërtetë të Allahut, atëherë nuk do të gjeje të tilla gjëra, mirëpo egzistojnë sëmundje vetjake, andaj le t’i largojnë këto sëmundje vetjake, le të bëhen të qendrueshëm dhe të ecin korrektësisht në të vërtetë. Në këtë mënyrë, ata do të jenë sikur një trup i vetëm, sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Shembulli i besimtarëve në lidhje me dashamirësinë, mëshirën dhe ndjeshmërinë e tyre është sikur shembulli i një trupi të vetëm; nëse ankon një gjymtyrë e trupit, atëherë i gjithë trupi ankon pagjumësinë dhe temperaturën.”

Unë i porosis që t’i frikësohen Allahut, të jenë të qendrueshëm dhe korrektë në Fe. Po ashtu e porosis edhe veten me këtë gjë përpara se t’i porosis ata. Allahu ju begatoftë!

Përpiquni që të vëllazëroheni, të duheni, të jeni dashamirë dhe të vizitoheni për hir të Allahut tebareke ue teala. Në vend që të shkëmbejmë mllefin dhe urrejtjen, le të shkëmbejmë dashurinë, mëshirën dhe ndjeshmërinë.

Prej gjërave që na largojnë prej mospajtimeve është edhe se ne duhet t’i shmangim shkaqet që sjellin përçarje. Ky shkon me Sururitë dhe thotë se nuk dëshiron t’i braktisë! Ti u bëre shkaktar për përçarje dhe fitne. Ky tjetri shkon me Ikhuanët, ky tjetri me filan fraksion, ndërsa ky me filan grupacion; në këtë mënyrë u bëre shkaktar për përçarjen e selefive. Mospajtimet mes selefive dhe shkaqet e tyre janë të shumta dhe vetëm Allahu azze ue xhel-le i di ato.

Largohuni plotësisht nga shkaqet e mospajtimeve dhe përpiquni të kapeni për Kuran dhe Sunet, përpiquni të merreni vesh mes jush përmes Kuranit dhe Sunetit të Pejgamberit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në këtë mënyrë zemrat dhe trupat tuaj do të bashkohen në të vërtetë dhe në të mirë.

📚 Burimi: https://www.sahab.net/forums/index.php?app=forums&module=forums&controller=topic&id=146633
📺 Shiko videon: https://youtu.be/jynJhv0UK68
Përktheu: Besmir Cacani
————