Shkruesi i diturisë

💎 Imam elMundhiriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Shkruesi i diturisë së dobishme e merr shpërblimin e tij dhe shpërblimin e secilit që e lexon, e shkruan ose vepron sipas saj, deri sa mbetet shkrimi i tij.
Kurse shkruesi i shkrimit, në të cilin ka mëkat, e merr barrën e vet dhe barrën e secilit që punon me atë mëkat, përderisa mbetet shkrimi i tij.

📚 nga profili i Shejh Muhammed Bazmul në fb

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi