Lutja që bëhet natën e Kadrit

Lutja që bëhet natën e Kadrit

Transmetohet nga nëna e besimtarëve, Aishja radijAllahu anhe se ka thënë:

“O i Dërguari i Allahut! Më trego si të lutem nëse e zë natën e Kadrit!”

Tha:
“Thuaj: o Allah! Vërtet Ti je Falës, e do faljen, andaj më fal mua.”

يا رسولَ اللَّهِ أرأيتَ إن وافقتُ ليلةَ القدرِ ما أدعو قالَ تقولينَ اللَّهمَّ إنَّكَ عفوٌّ تحبُّ العفوَ فاعفُ عنِّي
[Allahumme inneke afuwun, tuhibbul afwe, fa’fu anni]

Burimi: Sahih Ibën Maxheh nr 3119.
Përktheu: Besmir Cacani

Qëllimi i natës së Kadrit nuk është namazi i shumtë

🔷 Qëllimi i natës së Kadrit nuk është namazi i shumtë

🔶 Nga shejh Muhamed Bazmul

Qëllimi i natës së Kadrit nuk është namazi i shumtë, pasi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka falur më shumë se 11 rekate gjatë Ramazanit dhe as jashta tij.

Nuk është për qëllim se kur hynte dhjetë ditëshi i fundit, dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përkushtohej më shumë, nuk është për qëllim namazi i shumtë, mirëpo qëllimi është bërja e Itikafit, sikurse ka qënë gjëndja e tij gjatë jetës së tij.

Nuk janë për qëllim disa forma adhurimi të veçanta që bëhen gjatë kësaj nate!

Jo! Nuk është ky qëllimi, mirëpo qëllimi është përgatitja e njeriut për këtë natë me dua dhe dhikër. A e shikon hadithin që e transmeton Tirmidhiu me nr (3513), nga Aishja se ka thënë: thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më trego si të lutem nëse kuptoj se cila natë është nata e Kadrit!”

Tha: “Thuaj: o Allah! Vërtet Ti je Falës, e do faljen, andaj më fal mua.”

Tirmidhiu thotë: “Ky hadith është hasen-sahih.”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e ka orientuar drejt namazit të shumtë, as për dua të shumta, as për ndonjë formë të caktuar adhurimi, mirëpo e ka orientuar drejt kësaj duaje.

Në librin “el Muvatta”, në kapitullin e Itikafit dhe nëntemën se çfarë është transmetuar rreth natës së Kadrit: nga Maliku, se kishte dëgjuar se Said ibnul Musejjib thoshte: “Kush prezanton namazin e jacisë në natën e Kadrit, ai ka arritur shpërblimin e tij nga ajo natë.”

Prej Allahut vjen suksesi!

Burimi: http://mohammadbazmool.blogspot.al/2015/07/blog-post_59.html
Përktheu: Besmir Cacani