Video të dijetarëve selefi rreth ISIS-it, Havarixhëve dhe grupeve terroriste dhe ekstreme

📌 Video të dijetarëve selefi rreth ISIS-it, Havarixhëve dhe grupeve terroriste dhe ekstreme

🔊 Roli i nxënësve të dijes në largimin e mendimeve të humbura – shejh Salih el Feuzan

🔊 ISIS është një grupim i prishur që nuk ka hajër në të – shejh Salih el-Luhajdan

🔊 Paralajmërim nga rreziku i havarixhëve të ISIS dhe nga aderimi tek ata – shejh Salih el Feuzan

🔊 Shejh AbdulMuhsin el Abbad për ISIS

🔊 Ruaje fëmijën tënd përpara se ta edukojnë Isistat – shejh Salih el Feuzan

🔊 Si t’i trajtojmë muslimanët që besojnë se ISIS është në të vërtetë – shejh Muhamed el Medkhali

🔊 Shejh Salih el-Luhajdan për aktet terroriste në Francë

🔊 Qëndrimi i selefiut lidhur me vrasjen e gazetarëve francezë – shejh Ubejd el Xhabiri

🔊 Referimi i autoritetve europiane për ata që dëshirojnë të shpërthejnë – shejh AbdulAziz Aali Shejh

🔊 Raportimi i havarixhëve tek autoritet e shtetit mosbesimtar – shejh Ubejd el Xhabiri

🔊 Medh’hebi i havarixhëve dhe kur janë shfaqur – shejh Salih el Feuzan

Përmblodhi dhe përzgjodhi: Besmir Cacani

Këshilla e shejh Muhamed ibën Hadi el Medkhali drejtuar nxënësve dhe bijve të tij shqiptarë në Zvicërr

💎 Këshilla e shejh Muhamed ibën Hadi el Medkhali drejtuar nxënësve dhe bijve të tij shqiptarë në Zvicërr 💎

Lavdia i takon Allahut, salavatet dhe selamet janë për Pejgamberin e Allahut, familjen dhe gjithë shokët e tij. Më pas:

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu!

Allahu ju dhëntë jetë, ju begatoftë dhe ju bëftë të dobishëm o vëllezër të nderuar!

E lus Allahun xhel-le ue ala’ që t’ju japë sukses drejt çdo të mire, po ashtu [e lus] që ta kalojë të mirën nga duart tuaja!

🔹 Nëse ka një këshillë, atëherë ajo me të cilën këshilloj veten dhe ju është frika (takvaja) e Allahut azze ue xhel-le së pari, pasi frika e Allahut është përgatitja më e mirë, sikurse ka thënë Allahu xhel-le ue ala’:

“Vërtet Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve:

“Frikësojuni Allahut!” [En-Nisa’ 131].

Allahu xhel-le ue ala’ ka thënë:

“Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” [El Bekare: 197].

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.” [Et-Talak: 4].

“Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia rrisë shpërblimin.”[Et-Talak: 5].

“Dhe do t’i japë furnizim prej nga nuk e pret.” [Et-Talak: 3].

Po ashtu i jep aftësinë e të gjykuarit drejt, përmes së cilës dallon të vërtetën nga e kota.

Gjithësesi, frika ndaj Allahut përmbledh të gjithë mirësinë; andaj e porosis veten dhe ju me këtë gjë.

🔹 Së dyti: ju porosis që të përpiqeni në thirrjen e njerëzve drejt të mirës, të vërtetës, udhëzimit dhe t’i mësoni atyre dispozitat fetare. Përpiquni që t’i mësoni atyre obligimet dhe detyrimet thelbësore për çdo musliman dhe muslimane, të cilat muslimani duhet t’i njohë patjetër.

Kushtojini rëndësi Teuhidit, luftimit të shirkut të madh dhe të vogël me argumente, me dituri dhe me fakte.

🔹 Po ashtu, i mësoni atyre dispozitat e Islamit dhe gjëja më e rëndësishme pas dy Dëshmive (pas Shehadetit) është namazi. Mësojani njerëzve namazin, mësojini si është falur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sipas formës së saktë që është transmetuar dhe vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në Sunetin e saktë pejgamberik.

Kështu veproni edhe me dispozitat e tjera fetare; ia sqaroni njerëzve në formë të përmbledhur, pa lënë mangësi dhe duke iu shmangur zgjatjeve të mërzitshme.
Ju duhet të angazhoheni me librat që i kushtojnë rëndësi këtyre gjërave; merrni prej tyre, nxirrni [dobi] prej tyre dhe do të përfitoni kur t’ia parashtroni ato vëllezërve tuaj muslimanë.

Po ashtu ju porosis për dituri. Përpiquni të bëni përsëritje mes jush dhe të studioni. Le t’i bëjnë disa prej jush përsëritje të tjerëve dhe disa t’i japin dobi disa të tjerëve! Tubohuni mes jush me një libër prej librave të rëndësishëm dhe studiojeni atë; me një libër në Akide, ose në hadith, ose në fikh, e mësoni dhe e studioni mes jush.

🔹 Gjithashtu në takimet tuaja merrni libra në hadith, në tefsir, që mos t’ju ikin takimet bosh dhe mos të dilni pa përfituar.

Ju mësoni për vete dhe mësoni të tjerët, “dëgjoni për vete dhe të tjerët dëgjojnë nga ju”, apo siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Nëse përfitoni për vete, nëse mësoni, studioni dhe përsërisni mes jush, atëherë do të keni dobi dhe përfitim; do të përfitoni një dobi që do t’ia përcillni njerëzve, e më pas Allahu do të japë dobi përmes saj.

Gjithashtu ju porosis o dashamirë dhe bij të nderuar, ju porosis që të përpiqeni të jeni të butë; të jini të butë me njerëzit.

Nëse përpiqeni të jeni të butë, nëse shfaqet prej jush butësia dhe marrëdhënia e mirë, atëherë njerëzit do të drejtohen nga ju, do t’ju dëgjojnë, do të përfitojnë nga ju dhe më pas Allahu jep dobi.

“Allahu subhanehu ue teala është i Butë, e do butësinë në çdo gjë dhe jep për butësinë atë çfarë nuk e jep për ashpërsinë, apo për diçka tjetër”, ashtu siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

“Në çdo gjë që është butësia, ajo zbukurohet dhe nga çdo gjë që hiqet butësia, ajo shëmtohet.”

Përpiquni në udhëzimin e njerëzve, jini të butë ndaj tyre. Nëse njerëzit do të shikojnë prej jush butësi, dashamirësi për t’ua përcjellë atyre të mirën dhe rëndësinë që ua kushtoni atyre, me formën më të mirë, siç thotë Allahu azze ue xhel-le:

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.” [En-Nahl: 125].

Diskutimi me mënyrën më të mirë është diçka që kërkohet ndaj personit që është kundërshtar, e si duhet të jetë me atë që nuk është kundërshtar? (…) duhet të jeni të butë me të, bamirës dhe të lehtë, në mënyrë që Allahu xhel-le ue ala’ t’i kthejë nga ju.

Nëse ata kthehen nga ju dhe ju dojnë, atëherë ata do të pranojnë nga ju. Kjo është ajo me të cilën ju porosis.

🔹 Gjithashtu ju porosis që të bashkëpunoni mes jush, (…) të bashkoheni mes jush dhe të këshilloheni mes jush, pasi njeriu i vetmuar është i dobët, ndërsa me vëllezërit e tij është i fuqishëm. Shejtani (…) njeriun, ndërsa ujku e ha delen e vetmuar.

(…) bashkim mes tij dhe vëllezërve të tij, fqinjëve të tij, të afërmve të tij, shokëve të tij, miqve të tij. Nëse e bën dhe e vepron këtë gjë, atëherë do të ketë bashkim dhe unitet mes nesh, e nëse ka bashkim dhe unitet mes nesh, atëherë daveti forcohet me lejen e Allahut tebareke ue teala.

Kjo është ajo me të cilën ju porosis shkurtimisht. Fjalët janë shumë dhe koha nuk mjafton tani, mirëpo po mjaftohem me kaq.

E lus Allahun xhel-le ue ala’ që të japë dobi të gjithëve me atë që thamë dhe dëgjuam, sikurse e lusim Allahun që të na japë dituri të dobishme, vepra të devotshme, dituri në fe, kuptim të fesë, thirrje për në Sunet dhe qendrueshmëri në Sunet dhe udhëzim deri kur ta takojmë Allahun; vërtet Ai është Bujar.

Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi robin dhe Pejgamberin e Tij, të Dërguarin tonë Muhamed, familjen, shokët dhe pasuesit e tij të mirë deri në Ditën e Gjykimit.

🗓
Inçizuar natën e shtunë
15 Sheual 1438 h
08 Korrik 2017 g

📺 Shiko videon: https://youtu.be/–_DLJhDuFI
Përktheu: Besmir Cacani