Në lidhje me moralin e të Dërguarit të Allahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem

💎 Imam Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me moralin e të Dërguarit të Allahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

🔸 “Sa i përket sjelljes dhe moralit të tij të pastër, Allahu i Lartësuar ka thënë:

{ن ۚ وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ (1) مَا أَنتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ (2) وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ (3) وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ (4)} [القلم : 1-4]
“Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë, se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë. Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer dhe ti je me virtyte morale madhore.” (elKalem: 1 – 4)

Në Sahih transmetohet nga Aisha, radijAllahu ‘anha, të ketë thënë: “Morali i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte vetë Kurani.”

Kuptimi i kësaj është se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në veprat e tij ka qenë i përpiktë duke e bërë vetëm atë që është urdhëruar në Kuran dhe duke iu shmangur gjithnjë asaj që është ndaluar në Kuran. Kështu zbatimi i urdhrave të Zotit të tij dhe shmangia e ndalesave të Tij ishte bërë morali, sjellja dhe natyra e tij, salavatet dhe selamet e Allahut qofshin me të deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

{إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ} [الإسراء : 9]
Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira.” (el-Isra’: 9)”

Foto nga libri.

📚 Kapituj nga jeta e të Dërguarit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, faqe 227.

✍️ Përkthyer nga: Xhemal Jakupi

Përmbledhja e moralit të mirë në një fjalë

Përmbledhja e moralit të mirë në një fjalë

Ibën Mubarekut – Allahu e mëshiroftë – i është thënë:

“Na e përmbledh moralin e mirë në një fjalë.”

Ai tha: “Braktisja e zemërimit.”

📚 Burimi: Xhamiul ulumi uel hikem 1/364.
Përktheu: Besmir Cacani