Kundërshtimi i shpalljes (Kuranit dhe Sunnetit)

Kundërshtimi i shpalljes (Kuranit dhe Sunnetit)

💎 Imam Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Çdoherë kur dikush e kundërshton shpalljen (Kuranin dhe Sunnetin) me mendjen (logjikën) e tij, Allahu ia prish atij mendjen në mënyrë që ai flet fjalë me të cilat qeshin të mençurit.”

📚 esSawa’ik elMursele, 3/1002.

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

Nuk mjafton vetëm leximi i Kuranit ditën, por duhet edhe natën

Nuk mjafton vetëm leximi i Kuranit ditën, por duhet edhe natën

💎 Imam Ibën Rexheb elHanbelij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Nga Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma, transmetohet se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e ka përsëritur Kuranin (në Ramazan) me Xhibrilin gjatë natës.
Kjo tregon se preferohet që të shtohet leximi i Kuranit në Ramazan gjatë natës. Natën ndërpriten angazhimet, mblidhet përqendrimi dhe forcohet zemra dhe gjuha për meditim rreth ajeteve të Kuranit.
{إِنَّ نَاشِئَةَ اللَّيْلِ هِيَ أَشَدُّ وَطْئًا وَأَقْوَمُ قِيلًا} [المزمل : 6]
“Leximi dhe meditimi i natës është më i fuqishëm dhe fjalët më të qëlluara.”

📚 Letaif elMe’arif, faqe 315.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi