Kujt i takon përkujdesja e fëmijës mashkull, nëse nëna martohet dhe pasi fëmija t’i ketë bërë shtatë vjet?

🔹 Pyetja: kujt i takon përkujdesja e fëmijës mashkull, nëse nëna martohet dhe pasi fëmija t’i ketë bërë shtatë vjet? Si është gjendja e këtij fëmije?

🔸 Përgjigja: nëse nëna martohet, atëherë prej saj bie e drejta e përkujdesjes, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ti ke më përparësi se ai, përderisa nuk martohesh (përsëri).”

Kujdesja për fëmijën i takon nënës, pastaj gjyshes, më pas tezes dhe nëse nuk ka njeri, atëherë kujdesja i kalon babait.

Prindërit duhen përkujtuar lidhur me këto çështje dhe se viktimë e mospajtimit të tyre janë fëmijët. Le të përpiqen që ta ndreqin çështjen pa shkaktuar ndonjë gjë tek fëmija, për shkak të mos kushtimit rëndësi nga ana e babasë, apo për shkak e largësisë së nënës.

Babai dhe nëna duhen përkujtuar në këto raste se cili është interesi i djalit apo vajzës, se cili është interesi i fëmijëve të vegjël.

Po ta përkujtonte babai këtë gjë, atëherë ai nuk do të divorconte, përkundrazi do të duronte dhe do t’i përballonte (gjërat).

Po të tregohej nëna e mençur, atëherë ajo do të duronte burrin e saj dhe do t’i përballonte (gjërat) në mënyrë që fëmijët t’i mbajë me të dy prindërit.

Lus Allahun të na japë sukses!

✍🏻 Shejh AbdulAziz Aali Shejh

📚 Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/fatawaChapters.aspx?View=Page&PageID=9536&PageNo=1&BookID=2
Përktheu: Besmir Cacani

Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë

Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë.

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë. Mirëpo, kur të ketë fuqi urdhërohet për agjërim në mënyrë që të kalitet dhe të mësohet me të, dhe ta ketë të lehtë kur të arrijë moshën e pjekurisë. Sahabët radijAllahu anhum, të cilët janë më të mirët e këtij umeti, bënin që fëmijët e tyre të agjëronin ndërsa ata ishin të vegjël.”

Burimi: Mexhmu’ul fetaua 19/ 28-29
Përktheu: Besmir Cacani