Këshillë madhështore nga shejh Albani

💎 Këshillë madhështore nga shejh Albani 💎

 

Më shkoi ndër mend një hadith, ku një burrë shkoi tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kam hyrë në një oborr – dmth në një kopësht të rrethuar – dhe aty gjeta një grua. Unë kam bërë me atë grua çdo gjë që e bën burri me gruan e tij, përveçse nuk kam kryer marrëdhënie intime.”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “A je falur me ne?”

Tha: “Po!”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia ktheu: “Atëherë vazhdo në bindje dhe adhurim të Allahut.”
إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّيِّئَاتِ
“Vërtet të mirat i fshijnë të këqiat.” [Hud: 114].

Për këtë arsye fjala e burrit.. duke i shtuar atë që ka bërë dhe ka pirë… falu o vëlla!
إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّيِّئَاتِ
“Vërtet të mirat i fshijnë të këqiat.” [Hud: 114].

Kjo është metodë fetare (dhe e ligjëruar), nuk është metodë e shpikur (dhe bidat) sikur aludove për disa.

Me këtë rast kujtoj se një djalosh i ri shkoi tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, më jep leje të bëj zina!”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “A kënaqesh me këtë gjë për nënën tënde?”

Tha: “Jo!”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Edhe njerëzit po ashtu nuk kënaqen me këtë gjë për nënat e tyre. A kënaqesh me këtë gjë për motrën tënde?”
Tha: “Jo!”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Edhe njerëzit po ashtu nuk kënaqen me këtë gjë për motrat e tyre.”

Më pas Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e vendosi dorën në gjoksin e tij dhe tha: “O Allah mbroje organin e tij (nga të ndaluarat) dhe pastroje atë!”

📺 Shiko videon: https://youtu.be/LPJKe6kJVME
Përktheu: Besmir Cacani
————