Kush e ruan kohën e tij duke bërë dhikër Allahut, …

Kush e ruan kohën e tij duke bërë dhikër Allahut

Ka thënë Shejkh ibn Baz, Allahu e mëshiroftë: “Kush e ruan kohën e tij duke bërë dhikër Allahut, duke lexuar Kur’an, dhe duke u shoqëruar me njerëz të mirë, të zgjedhur, dhe duke u larguar nga shoqëria e atyre që janë të pavëmëndshëm dhe të këqij, zbutet zëmra e tij dhe lumturohet.”

📚 Mexhmu fetaua i Ibn Bazit 5/244

✍ Idris Manushi

Kush thotë: LA ILAHE ILA ALLAHU UE ALLAHU EKBER,…

Kush thotë: LA ILAHE ILA ALLAHU UE ALLAHU EKBER,…

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, (Merfuan)duke e ngritur tek i Dërguri i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se kush thotë: “LA ILAHE ILA ALLAHU UE ALLAHU EKBER, LA ILAHE ILA ALLAHU UAHDEHU, LA ILAHE ILA ALLAHU UE LA SHERIKE LEHU, LA ILAHE ILA ALLAHU LEHUL MULKU UE LEHUL HAMDU, LA ILAHE ILA ALLAHU UE LA HAULA UE LA KUUETE ILA BILAHI, pesë herë, duke i numëruar me gishtat e tijë.
Pastaj tha:
Kush i thotë në një ditë apo natë, apo një herë në muaj, dhe pastaj vdes në atë ditë apo natë, apo në atë muaj, i falen atij gjynahet.”

(Burimi: Hadithi është në sahihun e Nesaiut dhe e ka bërë të saktë Shejkh Albani)

Përktheu: Idris Manushi