Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheual

💎 Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheual 💎

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Agjërimi i muajit të Ramazanit vlen sa për dhjetë muaj (agjërim), ndërsa agjërimi i gjashtë ditëve pas Ramazanit vlen sa për dy muaj; ky është agjërimi i gjithë vitit.”

📚 Burimi: Sahih el xhami’ 3851 dhe është vlerësuar si hadith i saktë nga shejh Albani.
Përktheu: Besmir Cacani
________________

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush agjëron Ramadanin, dhe e ndjek(pason) atë me gjashtë ditë prej muajit të Sheualit, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin.”

(Burimi: Hadithi gjendet në sahihul Muslim)

✍ Idris Manushi

Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë

Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë.

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë. Mirëpo, kur të ketë fuqi urdhërohet për agjërim në mënyrë që të kalitet dhe të mësohet me të, dhe ta ketë të lehtë kur të arrijë moshën e pjekurisë. Sahabët radijAllahu anhum, të cilët janë më të mirët e këtij umeti, bënin që fëmijët e tyre të agjëronin ndërsa ata ishin të vegjël.”

Burimi: Mexhmu’ul fetaua 19/ 28-29
Përktheu: Besmir Cacani

A prishet agjërimi nëse e vjellura rikthehet në mënyrë të pavullnetshme?

⁉️ A prishet agjërimi nëse e vjellura rikthehet në mënyrë të pavullnetshme?
✍🏻 Nga shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

🔹 Pyetja: gjatë Ramazanit të kaluar kam patur një insufiçensë renale (të veshkave) dhe lavdi Allahut kam agjëruar. Mirëpo, gjatë disa ditëve më vinte një e vjellur e rëndë, deri në atë pikë sa e vjellura më kthehej në gojë përsëri. Pyetja ime është: a e kam agjërimin e saktë apo jo?

🔸 Përgjigja: agjërimi i këtij pyetësi është i saktë, sepse kjo e vjellur është e pavullnetshme, ndërkohë që ju e dëgjuat që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kë e mund e vjella, ai nuk e ka për obligim të kompensojë.”

Nëse diçka nga e vjellura i rikthehet në gojë pa vullnetin e njeriut, atëherë nuk ka asgjë për të, sepse prej kushteve që kanë gjërat që e prishin agjërimin, është që ato të bëhen me qëllim (dhe vullnet).

📚 Burimi: http://binothaimeen.net/content/1567
📺 Shiko videon: https://youtu.be/gAKSFd9d68k

Përktheu: Besmir Cacani

Agjërimi i gjymtyrëve nga gjërat që i ka ndaluar Allahu

📌 Agjërimi i gjymtyrëve nga gjërat që i ka ndaluar Allahu
✍🏻 Nga shejh AbdulAziz Aali Shejh

🔹 Pyetja: çfarë është për qëllim me fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të dhe injorancën, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij” dhe ç’është për qëllim me fjalën e keqe?

🔸 Përgjigja: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij.”

Hadithi do të thotë se kush nuk distancohet nga fjala e keqe dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu xhel-le ue ala’ nuk ka nevojë që ai të agjërojë. Pra, kjo do të thotë se agjërimi nuk ka ardhur me qëllim braktisjen e ushqimit dhe pijes, mirëpo ka ardhur me qëllim braktisjen e fjalës dhe dëshmisë së keqe.

“Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të.” Fjalë të këqia janë: fjalët e kota prej përgojimeve, bartjes së fjalëve, ndërsa vepra të këqija janë të gjitha gjynahet.

“Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të dhe injorancën”; që janë gjynahet dhe largimi nga bindja e Allahut, atëherë Allahu nuk ka nevojë që ti të braktisësh ushqimin dhe pijen tënde, pasi nuk ka dobi nëse kjo braktisje e ushqimit dhe e pijes nuk kanë ndikim tek sjellja yte, andaj nuk ka mirësi në të.

📺 Shiko videon: https://youtu.be/7AGnIwwHH0I

Përktheu: Besmir Cacani

A e prish pështyma agjërimin?

⁉️ A e prish pështyma agjërimin?
✍🏻 Nga shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

🔹 Pyetja: shejh, Allahu ju begatoftë! Sa i përket pështymës, a e prish agjërimin?

🔸 Përgjigja: pështyma nuk e prish agjërimin me ixhma’ (me pajtim unanim) dhe është e pamundur që dikush të thotë se e prish agjërimin. Për grumbullimin e pështymës dhe gëlltitjen e saj, disa dijetarë kanë thënë se e prish agjërimin, mirëpo, më e sakta është se nuk e prish.

E sakta është se nuk e prish, sepse ti nuk ke futur as ushqim dhe as pije në gojë. Kjo pështymë ka dalë nga goja dhe është kthyer në të.

Për këtë arsye, mendimi më i saktë lidhur me gëlbazën është se nuk e prish agjërimin, edhe nëse ajo arrin në gojë dhe e kalon, agjërimi nuk prishet. Mirëpo, njeriu nuk duhet ta kalojë gëlbazën, sepse dijetarët e kanë ndaluar këtë gjë, pasi është diçka e neveritshme dhe njeriu nuk duhet ta kalojë.

Nëse njeriu e shplanë gojën për shkak të etjes, a prishet agjërimi apo jo?

Nëse e kalon ujin, agjërimi prishet dhe kjo gjë është e qartë, mirëpo nëse nuk e kalon, atëherë agjërimi nuk prishet.

📚 Burimi: http://binothaimeen.net/content/5036
📺 Shiko videon: https://youtu.be/j-NtwH39yVE
Përktheu: Besmir Cacani

Agjerimi, dobitë fetare në adhurim janë bazë, kurse dobitë e dynjasë janë sekondare

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë duke folur për agjërimin ka thënë:

“Disa njerëz kur flasin për dobitë e adhurimit, i potencojnë dobitë e dynjasë, si p.sh. thonë: Në namaz ka dobi fizike-sportive ngase përfitojnë gjymtyrët e trupit, në agjërim ka dobi rifreskuese dhe renditje të ushqimit!

Në fakt është obligim që mos të behën dobitë e dynjasë esenciale, sepse Allahu nuk i ka cekur në librin e Tij, porse e ka cekur së namaz të largon nga punët e këqija dhe të neveritshme, për agjërimin ka pohuar së është shkak për devotshmëri.

Andaj, dobitë fetare në adhurim janë bazë, kurse dobitë e dynjasë janë sekondare”

(elKaulul-Mufid f.458)
Përktheu: Besim Gjelaj

Gibeti dhe Istigfari gjatë agjerimit

Gibeti dhe Istigfari gjatë agjerimit

Disa selefë kanë thënë:

“Gibeti (përgojimi) e shqyen agjërimin, ndërsa istigfari (kërkimi falje Allahut) e harrnon atë. Kush ka mundësi që mos ta ketë agjërimin e shqyer, le ta bëjë.”

📚 Burimi: Xhamiul ulumi uel hikem 139.
Përktheu: Besmir Cacani

Si agjërohet Ramazani me “iman” dhe “shpresë për shpërblim”?

❗️ Si agjërohet Ramazani me “iman” dhe “shpresë për shpërblim”❓

💎 Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Me ‘iman’ d.m.th.: të jesh i bindur se agjërimin e Ramazanit, Allahu e ka bërë të ligjshëm, Ai e ka obliguar, Ai është i kënaqur me të dhe Ai ka urdhëruar.
Kurse, ‘me shpresë në shpërblim’ d.m.th.: agjërimin ta bësh me përkushtim ndaj Allahut, duke pritur shpërblim Vetëm prej Tij.”

📚 Xhami’ elMesail, 1/161.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi

Kush ha me harresë duke qenë agjërueshëm

Kush ha me harresë duke qenë agjërueshëm

Shejkh Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka përmendur në librin e tij “Sherhul mumtii ala zadul musteknii” fjalën e autorit si më poshtë:
“Kush ha me harresë duke qenë agjërueshëm dhe i kalon kafshata fytin e tij duke i shkuar në stomak, po e çoi në stomak atë, agjërimi i tijë është i saktë, e në qoftëse e nxjerr(vjellë) atë, agjërimi i tijë është i prishur, e si kjo?
Thotë shejkh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: “Nëse kafshata e kalon fytin e tij duke shkuar për në stomak s’e nxjerr më atë, nëse mundohet ta nxjerrë atë(kafshatën) nga stomaku duke e provokuar me vjellje atëherë agjërimi i tij konsiderohet i prishur sepse ai vetë provokoi e shkaktoi vjelljen”.

(Burimi: Sherhul mumtii 6/386)

Përktheu: Idris Manushi