Pyetje-përgjigje rreth agjërimit për të vegjëlit

Pyetje-përgjigje rreth agjërimit për të vegjëlit.

Pyetje të shkurtra për fëmijët rreth agjërimit, dhe disa Sunnete dhe mirësi.
Allahun e lus që të jetë e sinqertë vetëm për Fytyrën e Tij të lartësuar, të pranuar tek agjëruesit, dhe të dobishme për fëmijët e muslimanëve.

“1- Pse e presin Muslimanët muajin e ramazanit, gëzohen me të, dhe e agjërojnë?
Sepse ai është muaj madhështorë, dhe agjërimi i tij është shtyllë prej shtyllave të islamit. A s’e ke dëgjuar, o djalosh, fjalën e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Është i ndërtuar islami mbi 5 shtylla:
1. Dëshmia se s’ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.
2. Kryrja e namazit.
3. Nxjerrja e zekatit.
4. Agjërimi i muajit të ramazanit.
5. bërja e Haxhit?!”.

2- A ka ky muaj mirësi që i ka përmend Zoti jonë ne Kur’an, apo Pejgamberi jonë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në Sunnetin(rrugën, traditën, dhe aprovimet)e tijë?
Po, ka thënë Allahu i lartësuar: “O ju që keni besuar, ju është shkruar juve agjërimi(si detyrim) ashtu siç ishte e shkruar për ata që ishin para jush, që të bëheni më të devotshëm”.
Dhe ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ju ka ardhur juve muaji i ramazanit, muaj i begatshëm, jua ka bërë agjërimin në të detyrë, në të hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, lidhen shejtanët, ne atë(muaj) është një natë që është më e mirë se sa një mijë muaj, kujt i ikën mirësia e sajë i ka ikur e gjithë mirësia”.

3- A është deryrim agjërimi i muajit të ramazanit për të gjithë?
Agjërimi i këtij muaji është detyrë për ç’do musliman, i mençur, i hyrë në moshë madhore, ai që është vëndas, ai që ka mundësi, dhe ajo grua e cila s’është me hajd dhe me nifas.

4- A do të thotë kjo që sështë detyrë për të vegjlit?
I vogli i cili s’ka hyrë në moshë madhore nuk e ka detyrim agjërimin e këtij muaji, porse në qoftë se e përballon agjërimin le ta provojë atë.

5- Çfarë kuptimi ka: Ai që është vendas dhe ai që ka mundësi?
E kundërta e vendasit është ai që është udhëtarë, dhe e kundërta e atijë që ka mundësi është ai që s’mundet, si ai që është i sëmurë, pra ai që është udhëtarë apo është i sëmurë s’e ka detyrim që të agjërojë dhe i kompenson ato ditë pas ramazanit.

6- Kjo tregon se Fè-ja jonë është Fè e lehtësimit dhe e mëshirës?
Po, dhe falenderimi i takon Allahut, për këtë ka thënë Allahu në fundin a Ajeteve të agjërimit: “… e Allahu do për ju lehtësimin dhe nuk do për ju vështirësinë”.

7- Kush është kuptimi agjërimit?
Kuptimi i tijë është, të ndalohesh nga gjërat që e prishin agjërimin si; Ngrënia, Pirja nga lindja e sabahut deri në perendimin e diellit me qëllim adhurimi për Allahun e lartësuar.

8- Po nëse hanë ose pinë me harresë gjatë ditës së ramazanit?
Agjërimi i tijë është i saktë, sepse e ka ushqyer atë Allahu dhe i dha që të pijë.
Porse në qoftëse hanë dhe pinë me qëllim atëherë prishet agjërimi i tijë.

9- Kush janë Sunnetet e agjërimit?
Sunnetet e tijë janë: Vonimi i syfyrit dhe shpejtimi i iftarit, dhe ta hapë me hurma arabe dhe ta mbyllë syfyrin me hurma.

10- Ç’farë edukate duhet të kemi me agjërimin?
Edukata e parë me agjërimin është devotshmëria ndaj Allahut ne fshehtësi dhe në dukshmëri, pastaj të mundohemi të lexojmë sa më shumë Kur’an dhe të punojmë me të, gjithashtu ta ruajmë gjuhën dhe sytë nga rënia në haram.

11- Kush është më e mira në namazin e natës gjatë ramazanit?
Mirësia e këtij namazi është madhështorë, sepse i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush ngrihet në këtë muaj me Iman dhe me durim i falen atijë gjynahet e kaluara”.

12- Pse përpiqen njerëzit më shumë në dhjetë ditëshin e fundit?
Sepse i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bënte këtë gjë, dhe se në atë dhjetë ditësh është nata e Kad’r-it e cila është më e vlefshme se sa 1000 muaj.
Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Në të është një natë më e vlefshme se 1000 muaj, kujt i privohet kjo i është privuar mirësi e madhe”.

13- Ç’farë gjykimi ka ai i cili e çonë kohën dëm gjatë ramazanit duke luajtur dhe duke parë seriale dhe filma?
Agjërimi i tijë është i saktë, porse humbi kohën e tijë dhe pakësoi shpërblimin, ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush nuk lë fjalët e rrejshme dhe punën me të t’a dijë se Allahu s’ka nevojë që ai të lejë ushqimin dhe pijen e tijë”.

14- Ç’farë është zekati i Fit’r-it?
Ai është ushqim që nxirret për të varfërit para ditës së bajramit.

15- Kush është urtësia në nxjerrjen e saj?
Ajo është ushqim për të varfërit, dhe pastrim për agjëruesit nga fjalët e kota dhe nga fjalët e pista.

U plotësuan pyetjet.

Lusim Allahun që ti ndihmojë fëmijët tanë, baballarët, nënat tona, në agjërimin e ramazanit dhë në namazin në të, e në mësimin e rregullave dhe mirësitë e saja.

(E shkroi këtë Shejkh Ahmed bin kadhlan elMezrui, Allahu e ruajtë)

Përktheu: Idris Manushi