Rreth mallkimit që bëjnë disa burra dhe gra

Rreth mallkimit që bëjnë disa burra dhe gra

✍🏻 Shejh Ali er-Ramli, Allahu e ruajtë, shkruan:

Sa shumë gra i dëgjoj që luten ndaj fëmijëve të tyre për dënim! Po ashtu, disa burra i mallkojnë fëmijët e tyre, makinën e tyre apo një pjesë të pasurisë së tyre.

Nëse e bëni këtë dhe e vëreni ndikimin e lutjes tuaj tek fëmijët dhe pasuritë tuaja, atëherë dijeni se jeni ju shkaku i shkatërrimit të tyre përmes lutjes suaj.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pasi dëgjoi një burrë të mallkonte devenë e tij, ka thënë duke paralajmëruar:

“Kush është ky që mallkon devenë e tij?”

Tha: “Unë o i Dërguari i Allahut!”

Tha: “Zbrit! Prej tij dhe mos na shoqëro me një deve të mallkuar! Mos u lutni kundër veteve tuaja, mos u lutni kundër fëmijëve tuaj dhe mos u lutni kundër pasurive tuaja; që mos të përputheni me një kohë kur Allahu i pranon lutjet dhe t’ju pranohen ato.” Transmeton Muslimi.

📚 Burimi: Kanali zyrtar në telegram i shejh Ali er-Ramli, Allahu e ruajtë.
Përktheu: Besmir Cacani