Nga veçoritë e muajit të Ramazanit

Nga veçoritë e muajit të Ramazanit.

Veçoria. 1

“1. Është agjërimi i tij.
Agjërimi i këtij muaji është shtylla e katërt prej shtyllave të Islamit dhe baza e saj madhështore për fjalën e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Islami është i ndërtuar mbi pesë shtylla; Shehadeti(fjala, la ilahe il Allahu, ue ene Muhameden abduhu ue resuluhu(dëshmia, se nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi eshtë robi dhe i Dërguari i Tij, Bërja(Falja) e namazeve, dhënia e Zekatit, agjërimi i ramazanit dhe Haxhi në Meka”.

(Transmeton: Bukhariu)

Kjo është e njohur në Fè dhe hynë tek dituritë e domosdoshme për t’u mësuar, dhe unanimiteti i muslimanëve qëndron në atë se ajo është farz i Allahut”.

 

Veçoria. 2

“2. Detyrimi i agjërimit të këtij muaji për këtë umet si detyrim për çdo kënd” .

Për fjalën e Allahut të lartësuar: “Kush e dëshmon prej jush këtë muaj, ta agjërojë atë.”(sure elBekare. ajeti/185 )

 

Veçoria 3

“3. Zbritja e Kur’anit në të(muajin ramazan) për ti nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë. Dhe për ti udhëzuar ata tek rruga e vërtetë dhe e drejtë, e për ti larguar ata nga rrugët që të çojnë në humbje .
E zbriti atë(Kura’n-in) për t’i mësuar atyre çështjet e Fè-së dhe të dunjasë, dhe ja siguron atyre lumturinë, shpëtimin në dunja dhe në akhiret .
Ka thënë Allahu i lartësuar: “Muaji i ramazanit i cili në të ka zbritur Kur’an-i si udhëzim për njerëzit, është si orientim për ne në rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).”

(sure elBekare. ajeti/185)

 

Veçoria. 4

“4. Në këtë muaj hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit e lidhen shejtanët.
Në të hapen dyert e Xhennetit si shkak i punëve të mira të shumta, të cilat e bëjnë detyrim hyrjen ne Xhennet, dhe mbyllen ne të dyert e Xhehennemit nga pakësimi i të këqijave që të detyrojnë hyrjen në zjarrë.
Vështirësohen dhe lidhen shejtanët, bëhet e pamundur qe t’i devijojë dhe ti humbë ata që janë të bindur ndaj Allahut dhe bëjnë vepra të mira, ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur vjen muaji i ramazanit hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit e lidhen shejtanët”.

(Transmeton: Bukhariu)

 

Veçoria. 5

“5. Allahu i Lartësuar në këtë muaj nxjerr nga zjarri i Xhehennemit për në Xhennet”.

Thotë i Derguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Me të vërtetë Allahu ç’liron dhe nxjerr në ç’do iftar, dhe kjo bëhet në çdo natë”.

(Hadithin e ka bërë hasen shejkh Albani në Sahihul Xhamiu 2166)

(Burimi: Mizetu shehri ramadani ue fedailu sijam ue feuaiduhu ue edabuhu, i Shejkh Muhammed Ferkus)

Përktheu: Idris Manushi

Pyetje-përgjigje rreth agjërimit për të vegjëlit

Pyetje-përgjigje rreth agjërimit për të vegjëlit.

Pyetje të shkurtra për fëmijët rreth agjërimit, dhe disa Sunnete dhe mirësi.
Allahun e lus që të jetë e sinqertë vetëm për Fytyrën e Tij të lartësuar, të pranuar tek agjëruesit, dhe të dobishme për fëmijët e muslimanëve.

“1- Pse e presin Muslimanët muajin e ramazanit, gëzohen me të, dhe e agjërojnë?
Sepse ai është muaj madhështorë, dhe agjërimi i tij është shtyllë prej shtyllave të islamit. A s’e ke dëgjuar, o djalosh, fjalën e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Është i ndërtuar islami mbi 5 shtylla:
1. Dëshmia se s’ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.
2. Kryrja e namazit.
3. Nxjerrja e zekatit.
4. Agjërimi i muajit të ramazanit.
5. bërja e Haxhit?!”.

2- A ka ky muaj mirësi që i ka përmend Zoti jonë ne Kur’an, apo Pejgamberi jonë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në Sunnetin(rrugën, traditën, dhe aprovimet)e tijë?
Po, ka thënë Allahu i lartësuar: “O ju që keni besuar, ju është shkruar juve agjërimi(si detyrim) ashtu siç ishte e shkruar për ata që ishin para jush, që të bëheni më të devotshëm”.
Dhe ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ju ka ardhur juve muaji i ramazanit, muaj i begatshëm, jua ka bërë agjërimin në të detyrë, në të hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, lidhen shejtanët, ne atë(muaj) është një natë që është më e mirë se sa një mijë muaj, kujt i ikën mirësia e sajë i ka ikur e gjithë mirësia”.

3- A është deryrim agjërimi i muajit të ramazanit për të gjithë?
Agjërimi i këtij muaji është detyrë për ç’do musliman, i mençur, i hyrë në moshë madhore, ai që është vëndas, ai që ka mundësi, dhe ajo grua e cila s’është me hajd dhe me nifas.

4- A do të thotë kjo që sështë detyrë për të vegjlit?
I vogli i cili s’ka hyrë në moshë madhore nuk e ka detyrim agjërimin e këtij muaji, porse në qoftë se e përballon agjërimin le ta provojë atë.

5- Çfarë kuptimi ka: Ai që është vendas dhe ai që ka mundësi?
E kundërta e vendasit është ai që është udhëtarë, dhe e kundërta e atijë që ka mundësi është ai që s’mundet, si ai që është i sëmurë, pra ai që është udhëtarë apo është i sëmurë s’e ka detyrim që të agjërojë dhe i kompenson ato ditë pas ramazanit.

6- Kjo tregon se Fè-ja jonë është Fè e lehtësimit dhe e mëshirës?
Po, dhe falenderimi i takon Allahut, për këtë ka thënë Allahu në fundin a Ajeteve të agjërimit: “… e Allahu do për ju lehtësimin dhe nuk do për ju vështirësinë”.

7- Kush është kuptimi agjërimit?
Kuptimi i tijë është, të ndalohesh nga gjërat që e prishin agjërimin si; Ngrënia, Pirja nga lindja e sabahut deri në perendimin e diellit me qëllim adhurimi për Allahun e lartësuar.

8- Po nëse hanë ose pinë me harresë gjatë ditës së ramazanit?
Agjërimi i tijë është i saktë, sepse e ka ushqyer atë Allahu dhe i dha që të pijë.
Porse në qoftëse hanë dhe pinë me qëllim atëherë prishet agjërimi i tijë.

9- Kush janë Sunnetet e agjërimit?
Sunnetet e tijë janë: Vonimi i syfyrit dhe shpejtimi i iftarit, dhe ta hapë me hurma arabe dhe ta mbyllë syfyrin me hurma.

10- Ç’farë edukate duhet të kemi me agjërimin?
Edukata e parë me agjërimin është devotshmëria ndaj Allahut ne fshehtësi dhe në dukshmëri, pastaj të mundohemi të lexojmë sa më shumë Kur’an dhe të punojmë me të, gjithashtu ta ruajmë gjuhën dhe sytë nga rënia në haram.

11- Kush është më e mira në namazin e natës gjatë ramazanit?
Mirësia e këtij namazi është madhështorë, sepse i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush ngrihet në këtë muaj me Iman dhe me durim i falen atijë gjynahet e kaluara”.

12- Pse përpiqen njerëzit më shumë në dhjetë ditëshin e fundit?
Sepse i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bënte këtë gjë, dhe se në atë dhjetë ditësh është nata e Kad’r-it e cila është më e vlefshme se sa 1000 muaj.
Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Në të është një natë më e vlefshme se 1000 muaj, kujt i privohet kjo i është privuar mirësi e madhe”.

13- Ç’farë gjykimi ka ai i cili e çonë kohën dëm gjatë ramazanit duke luajtur dhe duke parë seriale dhe filma?
Agjërimi i tijë është i saktë, porse humbi kohën e tijë dhe pakësoi shpërblimin, ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush nuk lë fjalët e rrejshme dhe punën me të t’a dijë se Allahu s’ka nevojë që ai të lejë ushqimin dhe pijen e tijë”.

14- Ç’farë është zekati i Fit’r-it?
Ai është ushqim që nxirret për të varfërit para ditës së bajramit.

15- Kush është urtësia në nxjerrjen e saj?
Ajo është ushqim për të varfërit, dhe pastrim për agjëruesit nga fjalët e kota dhe nga fjalët e pista.

U plotësuan pyetjet.

Lusim Allahun që ti ndihmojë fëmijët tanë, baballarët, nënat tona, në agjërimin e ramazanit dhë në namazin në të, e në mësimin e rregullave dhe mirësitë e saja.

(E shkroi këtë Shejkh Ahmed bin kadhlan elMezrui, Allahu e ruajtë)

Përktheu: Idris Manushi

Video rreth Ramazanit

📌 VIDEO RRETH RAMAZANIT

🔹 Si e prisnin Ramazanin Selefët? – Shejh Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=ZCw9MyzASxQ

🔸 Si duhet ta vlersojmë muajin Ramazan? – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=6VGYspRnmnQ

🔹 Shejh Albani për agjërimin me kalendar
📺 https://www.youtube.com/watch?v=7EUn408heCA

🔸 Fillimi dhe mbarimi i agjërimit me banorët e vendit ku jeton – Shejh Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=dNa8mYEGBxs

🔹 Agjërimi në vendet ku bazohen në llogaritjet astronomike – Shejh AbdulMuhsin el Abbad
📺 https://www.youtube.com/watch?v=1sDFUDlFoV8

🔸 Shfrytëzimi i muajit Ramazan me adhurime – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=KVxzjjH6sPA

🔹 Agjërimi për ata që e kanë natën e shkurtër – Shejh En-Nexhmi
📺 https://www.youtube.com/watch?v=VB-YXXGojsw

🔸 Agjërimi i diabetikut – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=ZjEDQ3vU17c

🔹 A e prishin agjërimin gjilpërat për kurimin e sheqerit? – Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=nfCMfAw7Nlo

🔸 Çfarë të bëj nëse sëmundja zgjatë gjatë gjithë Ramazanit? – Shejh Mukbil el Uadi’ij
📺 https://www.youtube.com/watch?v=69QBHmvy7b4

🔹 A e prishën agjërimin biseda mes dy gjinive? – Ubejd el Xhabiri
📺 https://www.youtube.com/watch?v=WP7I9Sm27jU

🔸 A është Sunet që të çilet iftari duke u ushqyer me numër tek hurmash? – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=j7mSl-klq4g

🔹 Shijimi i ushqimit kur je agjërueshëm – Shejh AbdulAziz ibën Baz
📺 https://www.youtube.com/watch?v=ICiJRvktrLU

🔸 A marr shpërblim për gatimin që e bëj? – Shejh Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=Ji5Xqs0b0gg

🔹 A lejohet t’i falim Taravitë duke dhënë selam për çdo katër rekate? – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=3imDQaXueDI

🔸 A lejohet të falen Taravitë katër rekate me një selam? – Shejh Muhamed el Medkhali
📺 https://www.youtube.com/watch?v=tu1NJMzknUE

🔹 Gjykimi i këshillave mes rekateve të taravive në formë jo të përhershme – Shejh Ubejd el Xhabiri
📺 https://www.youtube.com/watch?v=nRgb4Xv1FO0

🔸 Çfarë të bëj me Sunetin e jacisë nëse imami i fal menjëherë taravitë? – Shejh Ubejd el Xhabiri
📺 https://www.youtube.com/watch?v=Rs1jtqBWqxA

🔹 Ndarja e namazit të natës gjatë Ramazanit – Shejh Albani
📺 https://www.youtube.com/watch?v=J8Ost2M4tTE

🔸 A i bën dobi agjërimi vullnetar atij që është ushqyer me qëllim? – Shejh Albani
📺 https://www.youtube.com/watch?v=nb9BSvt8_QI

🔹 A duhet bërë kompesimi i Ramazanit menjëherë? – Shejh Albani
📺 https://www.youtube.com/watch?v=I4MVP2vb_U4

🔸 Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual-Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=a1lLoJOJCzk

Mblodhi: Besmir Cacani

Prej të mirave të Dynjasë më kanë mbetur vetë tri gjëra

💎Prej të mirave të Dynjasë më kanë mbetur vetë tri gjëra💎

🔸 Sufjan ethTheuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Prej të mirave të Dynjasë më kanë mbetur vetëm tri gjëra:
▪️ Vëllai i besueshëm për hir të Allahut, prej shoqërisë së të cilit fitoj mirësi: nëse më sheh në gabim, më përmirëson; e nëse më sheh në të drejtë, më inkurajon;
▪️ Rizku i gjerë e hallall, në të cilin nuk kam përgjegjësi para Allahut dhe nuk i kam borxh askujt prej krijesave;
▪️ Namazi me xhemat, ku nuk marr përgjegjësi për lëshimet, por e marr vetëm shpërblimin për të.”

📚 Miftah sihril bejan, Ali ibën Aid, faqe 113.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi

Gjykimi i zgjatjes së rrobave poshtë nyjeve të këmbëve

🚫 Gjykimi i zgjatjes së rrobave poshtë nyjeve të këmbëve 🚫
✍🏻 Nga shejh Salih el Feuzan

🔹 Allahu ju dhëntë mirësi! Çfarë mendoni për atë që e zgjat rrobën poshtë nyjeve të këmbëve dhe thotë se: “Unë nuk e zgjas rrobën me mendjemadhësi”?

🔸 Përgjigja: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush e tërheq rrobën e tij me mendjemadhësi, ai do të përpëlitet i zhytur në tokë”, dmth Allahu e fundosë tokën bashkë me të. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka lajmëruar për një burrë nga popujt e mëparshëm, i cili ishte mahnitur me veten dhe veshjen e tij, kështu që Allahu e fundosi tokën bashkë me të dhe do të vazhdojë të përpëlitet i zhytur në tokë deri në Ditën e Gjykimit, për shkak të mendjemadhësisë dhe krekosjes në veshje dhe ecje.

Zgjatja e rrobës poshtë nyjeve është e ndaluar (haram), qoftë kjo me mendjemadhësi apo pa mendjemadhësi. Nëse e bën me mendjemadhësi, atëherë kjo gjë është më e rëndë nga dy aspekte:

– Nga aspekti i zgjatjes së rrobës
– Dhe nga aspekti i mendjemadhësisë

Nëse zgjatja e rrobës nuk bëhet me mendjemadhësi, atëherë kjo gjë është e ndaluar sepse bën pjesë tek zgjatja dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çfarë është poshtë nyjeve të këmbëve, atëherë është në Zjarr.” Nuk ka thënë “me mendjemadhësi”, mirëpo gjykimin e ka lidhur me zgjatjen e rrobës poshtë nyjeve. Po!

📚 Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/3197
📺 Shiko videon: https://youtu.be/y2rkrZTkcKs
Përktheu: Besmir Cacani

Gjykimi i faljes së Taravive katër rekate me një selam

Gjykimi i faljes së Taravive katër rekate me një selam
Nga shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: gjatë namazit të Taravive, disa imamë bashkojnë katër rekate apo më shumë në një selam, duke mos u ulur pas dy rekateve (të para), dhe pretendojnë se kjo është prej Sunetit. A ka ndonjë bazë kjo vepër në Fenë tonë të dëlirë? [1]

Përgjigja: kjo vepër nuk është e ligjëruar, madje është e urryer apo haram sipas shumicës së dijetarëve, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

صلاة الليل مثنى مثنى

“Namazi i natës është dy rekate, dy rekate.” [2] Hadithi është Muttefekun alejhi dhe përcillet nga Ibën Umeri radijAllahu anhume. Poashtu, është vërtetuar se Aishja radijAllahu anhe ka thënë:

كان النبي صلى الله عليه وسلم يصلي من الليل إحدى عشرة ركعة يسلم من كل اثنتين ويوتر بواحدة

“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e falte namazin e natës njëmbëdhjetë rekat; jepte selam për çdo dy rekate dhe falte vitrin një rekat.” [3] Hadithi është Muttefekun alejhi, dhe hadithet me këtë kuptim janë të shumta. Sa i përket hadithit të njohur prej Aishes:

أن النبي صلى الله عليه وسلم كان يصلي من الليل أربعاً فلا تسأل عن حسنهن وطولهن ثم يصلي أربعاً فلا تسأل عن حسنهم وطولهن

“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem falte katër rekate në namazin e natës, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre. Më pas, ai falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre.” [4] Hadithi është Muttefekun alejhi. Qëllimi i këtij hadithi është se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem jepte selam për çdo dy rekate, dhe nuk është për qëllim se i falte katër pa shkëputje me një selam, për shkak të hadithit të parapërmendur, dhe për shkak të hadithit që është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:

صلاة الليل مثنى مثنى

“Namazi i i natës është dy rekatë, dy rekatë”, sikurse e thamë më lart. Hadithet vërtetojnë njëra tjetrën, shpjegojnë njëra tjetrën, andaj muslimani e ka për detyrë që t’i marrë të gjitha, dhe t’i shpjegojë hadithet e përgjithshme me ato që janë sqaruese. Suksesi vjen prej Allahut.

Fundnotat:
[1] Publikuar në revistën “ed-Da’uah” nr 1578 më datë 21.09.1417 h.
[2] Transmeton Buhariu në kapitullin e namazit, tema e tubimit dhe uljes në xhami, nr 472. Poashtu e transmeton Muslimi në kapitullin e namazit të udhëtarit dhe shkurtimit të tij, tema e namazit të natës nga dy rekatë ndërsa vitri një rekat në fund të natës, nr 749.
[3] Transmeton Muslimi në kapitullin e namazit të udhëtarit dhe shkurtimit të tij, tema e namazit të natës dhe numrit të rekateve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nr 736.
[4] Transmeton Buhariu në kapitullin e Xhumasë, tema e namazit të natës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nr 1147. Poashtu e transmeton Muslimi në kapitullin e namazit të udhëtarit dhe shkurtimit të tij, tema e namazit të natës dhe numrit të rekateve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nr 738.

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/fatawa/4516
Përktheu: Besmir Cacani/

—–
A lejohet t’i falim Taravitë duke dhënë selam për çdo katër rekate? A është në përputhje me Sunetin kjo?
Nga shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

Përgjigja: njeriut nuk i lejohet të falë namazin e Taravive katër rekate me një selam, sepse kjo është në kundërshtim me udhëzimin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kur është pyetur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për namazin e natës, ai është përgjigjur duke thënë:

صلاة الليل مثنى مثنى

“Namazi i natës është dy rekate, dy rekate.” Dmth se forma e saj fetare dhe e ligjëruar është nga dy rekate pa bërë shtesa. Për këtë, imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nëse ngrihet për të falë rekatin e tretë –dmth në namazin vullnetar të natës – është sikur të jetë ngritur të falë rekatin e tretë në sabah”, dmth po të ngrihej për të falë rekat të tretë në sabah, ai namaz do të ishte i pavlefshëm (batil), e njëjtë është edhe po të ngrihej për rekat të tretë në namazin e natës; ai do të ishte i pavlefshëm (batil) nëse e bën me qëllim. E nëse e bën në harresë, atëherë rikthehet kur të kujtohet, jep selam dhe bën dy sexhde harrese.

Disa njerëz kanë menduar se bashkimi i katër rekateve me një selam është aluduar në hadithin e Aishes radijAllahu anhe, kur u pat pyetur rreth namazit të natës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në Ramazan, dhe është përgjigjur: “Ai gjatë Ramazanit dhe jashta tij, nuk shtonte mbi njëmbëdhjetë rekate. Falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, më pas, ai falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, e më pas ai falte tre.” Disa njerëz kanë menduar se thënia e saj “katër”, dmth me një selam. Mirëpo, çështja nuk qëndron ashtu, sepse është vërtetuar nga vetë ajo, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem falte njëmbëdhjetë rekate, ku për çdo dy rekate jepte selam.

Duke u bazuar mbi këtë, kuptimi i thënies së saj “falte katër, pastaj katër” është se i falte ato katër me dy selame, pastaj pushonte pak, më pas vazhdonte falte katër rekate me dy selame, e më pas pushonte përsëri pak, në fund falte tre rekate. Fjalët e saja të përgjithshme, shpjegohen prej fjalëve sqaruese, mirëpo këtu bën përjashtim vitri. Nëse njeriu fal tre rakate vitër, atij i lejohet të japë selam pas dy rekateve, dhe i lejohet t’i falë të gjitha me një selam dhe me një teshehud. Nëse fal pesë rekate vitër, mund t’i falë të gjitha me një teshehud dhe një selam. E njëjta vlen nëse fal shtatë. Poashtu nëse fal nëntë rekate vitër, mund të falë tetë përnjëherë, më pas ulet në të tetin për të bërë teshehudin mirëpo nuk jep selam, pastaj fal rekatin e nëntë, bën teshehudin dhe jep selam. Ky është një përjashtim.

Pra, përveç rastit që është bërë përjashtim, nëse ngrihet për në rekat të tretë e më pas i kujtohet, ai kthehet për të bërë teshehudin edhe nëse e ka lexuar Fatihanë, jep selam dhe pastaj bën dy sexhde harrese.

Burimi: http://binothaimeen.net/content/11667
Përktheu: Besmir Cacani

—–
A lejohet të falen Taravitë katër rekate me një selam?
Nga shejh Muhamed el Medkhali

Pyetja: thotë në këtë pyetje të ardhur nga faqja Mirathul enbija: a lejohet të falen Taravitë katër rekate me një selam, dmth katër rekate duke dhënë një selam?
Përgjigja: jo, kjo nuk është e saktë! Edhe pse ka ndodhur para dy netëve në xhaminë e Pejgamberit, apo ndodh nganjëherë. E vërteta është se falja e namazit katër rekate me një selam është i pavlefshëm (batil), sepse Aishja, nëna e besimtarëve radijAllahu anhe thotë: “Ai gjatë Ramazanit dhe jashta tij, nuk shtonte mbi njëmbëdhjetë rekate. Falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, më pas, ai falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, e më pas ai falte tre.”

Thënia e saj: “Katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, më pas, ai falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre”, këtu është për qëllim përshkrimi i këtyre katër rekateve që janë dy nga dy.

Ndonjëri mund të thotë: nga e solle këtë?!

I themi atij: nga vetë hadithi i saj. Ky hadith që thamë është Muttefekun alejhi, ndërsa në hadithin tjetër tek Muslimi ka thënë: “Falte katër, dhe jepte selam për çdo dy rekate.” Andaj, hadithi i pakushtëzuar duhet të shpjegohet me të kushtëzuarin, dhe ky hadith i përgjithshëm duhet të shpjegohet me specifikun. Hadithi i katër rekateve tek Muslimi thotë: “Mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre; ai jepte selam për çdo dy rekate.” Pra, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem jepte selam çdo dy rekate, e ky është shpjegim i hadithit të pakushtëzuar, andaj patjetër duhet dhënë selam pas çdo dy rekateve, dhe kështu përputhet me hadithin “Namazi i natës është dy rekate, dy rekate.” Pra, katër rekatet shpjegohen se jepte selam për çdo dy rekate, ndërsa selami për çdo dy rekate shpjegon thënien e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Namazi i natës është dy rekate, dy rekate.”

Patjetër duhet dhënë selam për çdo dy rekate. Nëse ngrihet për të falë më shumë, atëherë e ka për detyrë të kthehet dhe të ulet, ashtu siç e ka (detyrë) po të ngrihej për rekat të tretë në sabah. Ai duhet të kthehet, të ulet, të bëjë teshehud, të bëjë dy sexhde harrese dhe më pas të japë selam. Sa i përket hadithit me katër rekate dhe një selam që është tek Ebu Daudi, ai është i dobët (shaadh) që kundërshton hadithet e sakta. Kështu që, Allahu u mëshiroftë imam Ahmedin, i cili ka thënë: “Kush ngrihet për të falë rekatin e tretë në namazin e natës, është sikur ai që është ngritur të falë rekatin e tretë në sabah.”

Çdo të thotë kjo?! Do të thotë se namazi i tij është i pavlefshëm (batil) nëse e bën me qëllim. E nëse e bën në harresë, ai përkujtohet, bën teshehud dhe më pas bën dy sexhde harrese. Edhe sikur të jetë ngritur në këmbë, ai duhet të kthehet. Edhe nëse ka filluar të lexojë Fatihanë, ai duhet të kthehet, më pas të bëjë teshehudin dhe të japë selam. Kjo është e sakta e kësaj meseleje.

Burimi: http://www.albaidha.net/vb4/showthread.php?t=40325
Përktheu: Besmir Cacani

Agjërimi për ata që e kanë natën e shkurtër

🌔 Agjërimi për ata që e kanë natën e shkurtër
✍🏻 Nga shejh Ahmed en-Nexhmi

🔹 Ky pyetës thotë: si agjëron personi të cilit i ndryshon dita dhe nata? Thotë se në disa vende nata është më e gjatë se dita dhe nganjëherë dita është më e gjatë se nata? Nata mbase është 2-3 orë, apo katër?

🔸 Përgjigja: Allahu subhanehu ue teala na ka ngarkuar që të agjërojmë ditën, ndërsa iftarin ta bëjmë natën.

Allahu subhanehu ue teala ka thënë: “Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” [El Bekare: 187].

Ky është obligimi i agjërimit, pra agjërimi duhet bërë ditën, ndërsa iftari duhet bërë natën, edhe sikur të jetë i shkurtër. Edhe nëse nata është e gjatë dhe dita është e shkurtë, apo e anasjellta: nëse dita është e gjatë dhe nata është e shkurtë.

📺 Shiko videon: https://youtu.be/VB-YXXGojsw
Përktheu: Besmir Cacani

A e prishin agjërimin gjilpërat për kurimin e sheqerit?

💉 A e prishin agjërimin gjilpërat për kurimin e sheqerit*?
✍🏻 Nga shejh Salih el Feuzan

🔹 Allahu ju shpërbleftë! A e prishin agjërimin gjilpërat për kurimin e sheqerit*? Allahu ju dhëntë mirësi!

🔸 Përgjigja: jo! Gjilpërat që merren për kurimin e sheqerit* apo për të ulur sheqerin, nuk e prishin agjërimin, sepse ato merren nga lëkura dhe nuk kalojnë përmes gojës.

📺 Shiko videon: https://youtu.be/nfCMfAw7Nlo
Përktheu: Besmir Cacani

*)Shenim i redaktorit: mendoj se behet fjale për sëmundjen e diabetit, pra për përsonat e sëmurë me diabet dhe që bëjnë gjilpëra me insulinë

A marr shpërblim për gatimin që e bëj?

🔹 A marr shpërblim për gatimin që e bëj?
✍🏻 Nga shejh Salih el Feuzan

🔸 Kjo motër muslimane thotë se e kalon shumicën e kohës në kuzhinë dhe është e angazhuar me përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimit, e kështu o shejh asaj i ikën përfitimi nga kohët e muajit (Ramazan); a keni ndonjë orientim për të? A merr ajo shpërblim për përgatitjen e këtyre ushqimeve?

🔸 Përgjigja: po! Ajo shpërblehet për këtë, sepse po përgatit ushqimin për agjëruesit dhe kjo bën pjesë tek bashkëpunimi për vepra të mira dhe devotshmëri, andaj ajo shpërblehet për këtë gjë. Gatimi dhe punët nuk e pengojnë atë që bëjë tesbih, tehlil, tekbir dhe të lexojë çfarë ka mësuar përmendësh nga Kurani. Gatimi nuk e pengon atë që t’i bëjë dhikër Allahut azze ue xhel-le.

📚 Burimi: http://www.ajurry.com/vb/attachment.php?attachmentid=44373&d=1402605618
📺 Shiko videon: https://youtu.be/Ji5Xqs0b0gg
Përktheu: Besmir Cacani