Kush quhet selefij?!

Kush quhet selefij?!

Më pas, prej rrugës së Ehli Sunnetit dhe Xhematit është ndjekja e transmetimeve të të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga ana e brendëshme dhe e dukshme, nga ana e brendëshme në çështjet e Akides, të cilat i beson njeriu me brendësinë(zemrën) e tij, dhe me të dukshmen që është Islami, e brendëshmja dhe e dukëshmja këtu janë si Imani dhe Islami, komentohet e brendëshmja me veprat e zemrave, ku bën pjesë në të edhe Akidja, dhe e dukëshmja komentohet me Islamin, dhe pasimi i rrugës së të Mëparshmëve, të Parëve, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, sepse ata ishin në kontakt të drejtpërdrejt me këtë Fè, që në fillim kur ajo zbriti tek i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Allahu ka dëshmuar për ta se janë në mirësi, dhe ka pohuar për ta kënaqësinë: “Të mëparshmit, të parët, prej Muhaxhirëve dhe prej Ensarëve dhe prej atyre që i pasuan ata me përsosmëri, Allahu është i kënaqur ndaj tyre(me bindjen që i bënë dhe që i’u përgjigjën të Dërguarit) dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij(me shpërblimin që morën për bindjen dhe imanin e tyre). Ai ka përgatitur për ta Xhennete, nën të cilat rrjedhin lumenj, përgjithmonë do të jenë në to, përjetësisht. Ai është fitimi i madh.”
Është detyrë njohja e rrugës së atyre dhe ecja në rrugën e tyre, ata janë Es-Selefus-Saalih. Kur përdoret fjala “Es-Selef” janë për qëllim ATA.
Dhe për sa na përket neve, kur përdoret “Es-Selef”, duke qenë se të mëparshmit, të parët, janë fillimi i Selefëve, hyjnë në të edhe Tabiinët, edhe Etbaut-tabiin, edhe prijësit e udhëzimit, këta të gjithë janë Selefë, janë të Parët tanë, dhe ne jemi selefijjun, sepse bëjmë përkatësi tek ta dhe jemi ndjekës të rrugës së tyre.
Njerëzit janë: Selefë, selefijjun dhe të halef:
Selefët – janë të mëparshmit, të parët,
Selefijjun – janë ata që i pasuan, Selèfi yt; i pari yt është ç’dokush që të ka paraprirë ty tek e mira, dhe kush vjen pas atij që i ka paraprirë, duke e ndjekur dhe pa e kundërshtuar, për të thuhet: Ai është selefij, – pra ndjekës i Selefëve, dhe kush vjen pas atij që i ka paraprirë, duke e kundërshtuar, për të thuhet halefun ose halfun(të mëvonëshmit që e ndryshuan urdhrin dhe u kthyen mbrapa).
Prandaj kjo duhet ditur, në mënyrë që të mos thuhet se selefijtë janë një grup ndër grupet, një parti ndër partitë, një lëvizje ndër lëvizjet, – kjo është gabim, selefijtë janë ndjekësit e vijës(së drejtë të ardhur në hadith), të cilët qëndruan dhe duruan gjatë vijës, ndërsa të tjerët janë ata që u përçanë për tek vijat devijuese nga rruga. Prandaj ka dallim ndërmjet selefijve, dhe ndërmjet hizbijve, mbartës të lëvizjeve, dhe njerëzve të përkatësisë, këta shkuan vijave devijuese nga rruga, kurse selefijtë qëndruan në vijë, ky është dallimi midis tyre.”

📚 Fjala e Shejh Muhammed Eman elXhamij Allahu e mëshiroftë

✍ Abdus-Samed V. Meta

Lini një Përgjigje