Kush janë ‘Ihuanul Muslimin’?!

Kush janë ‘Ihuanul Muslimin’?!

Lëvizje e themeluar nga Hasan ibn Ahmed ibn Abdu-Rrahman el-Benna në vitin 1347h(1928g) në Ismailijeh, më pas në vitin 1932g transferon lëvizjen në Kajro, ku vazhdon të jetë sot e kësaj dite.

Ky themelues është edukuar sipas rrugës sufije “El-Hassafije” dhe ka vazhduar në këtë gjatë gjithë jetës së tij. Siç e thotë Shejhu i Nderuar, elAlameh, Muhammed Eman ElXhamij, Allahu e mëshiroftë, në përgjigje të një pyetjeje drejtuar atij, ku përmenden “libra” të Hasen elBennas, ka thënë: “Unë nuk njoh që Hasen elBenna të ketë libra, përpos shkresa që flasin për politikën dhe lëvizjen e tij politike, ndërsa libra për dijen, nuk di që ai të ketë libra për dijen!!. Ato janë shkresa që flasin për lëvizjen dhe politikën e tij, për mbledhjen e njerëzve nga ana e tij, dhe për konkurrencën e tij ndaj partive të tjera, sepse ky është një grup politik, i krijuar për konkurrencë ndaj partive politike që kanë qenë në kohën e tij, prandaj dhe Hasen elBenna nga zgjuarsia e tij u përpoq t’i fitonte sufistat, esh’aritë dhe selefitë tek pëllëmba e tij, në mënyrë që me ta të konkurronte ndaj grupeve të tjera politike, nacionaliste, laike, etj, prandaj dhe u përpoq që në partinë e tij të mbledhë të kundërtat, sufitë, esh’aritë, e që për disa shkresa ka vendosur titujt, sikurse i dini. Dhe shkurtimisht: këto nuk janë libra të dijes, por janë shkrime që diktojnë vijën për ndjekësit e tij, në politikën e tij dhe në rrugën e tij, sipas asaj që ai dëshiron.”

(Kaseta me titull: “Pyetjet drejtuar Shejhut në leksionin: Menhexhi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit në thirrjen për tek Allahu”, min: 24.)

Përktheu: AbduS-Samed V. Meta