el-Hakimijjah e Seid Kutbit është el-Imamati i rrafidave

el-Hakimijjah e Seid Kutbit është el-Imamati i rrafidave.

Kur thanë rrafidat:
– “El-imamati është qëllimi më i rëndësishëm i Dërgesës”
Ai tha:
– Gënjyet, – madje, vetë disa rrafida ju gjykojnë ju jobesimtarë për këtë fjalë, edhe njerëzit ju gjykojnë ju me mohim për këtë fjalë. Çështja më e rëndësishme e Islamit është Teuhidi, më pas vjen Namazi, më pas shtyllat e tjera të Islamit, kështu e ka shqyrtuar ndaj tyre Shejkhu i Islamit, Ibn Tejmijjeh. Erdhi Seid Kutubi ‘erRrafidiu’ i cili i ka fyer Shokët e Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe i ka poshtëruar, e ka fyer Musain, dhe ka folur me el-hulul, dhe uahdetul-uxhud, e gjithë jeta e tij ka qenë konfuze dhe e çoroditur, duke dalë nga një vorbull e humbjes për tek vorbulla tjetër, nga një humbje tek tjetra; nga komunizmi tek dyshime dhe imagjinata, e për tek …, për tek rrafidat, tek socializmi, për tek …, ai erdhi duke thënë; pra e mori menhexhin e elMeududit dhe kishte frikë të thoshte “el-imameh, el-imameh” sepse kështu do të zbulohej çështja e tij, prandaj dhe tha “el-hakimijjeh”, sepse ai kur i fyen Sahabët dhe thërret tek imamati, zbardhen çështjet dhe zbulohen për njerëzit, kështu që ai e zëvendësoi atë me “el-hakimijjen” dhe e teproi, e teproi, kaloi në ekstrem në të, dhe e tepruan ndjekësit e tij, bënë padrejtësi, e devijuan fenë e Allahut tebareke ue te’ala, e poshtëruan thirrjen e Pejgamberëve, i bënë tekfir umetit, dhe nisën në derdhjen e gjakrave, përse? Sepse ky është menhexh i shthurur, kështu që nuk presim prej rezultateve të tij, veçse shthurjen dhe shkatërrimin. Prandaj pendohuni tek Allahu, – O kutbijiin, kthehuni tek rruga e Pejgamberëve alejhimus-salatu ue es-selam, kijini shembull, dhe ndiqeni në rrugën e përmirësimit, sepse qëllimi i Pejgamberëve është udhëzimi i njerëzve para ç’do gjëje tjetër, drejtimi i njerëzve dhe paralajmërimi i tyre nga zemërimi i Allahut te’ala, dhe nga ndëshkimi i Tij ndaj jobesimtarëve, mushrikëve, që morën me Allahun të ngjashëm.

Fjala e Shejh Rebij ibn Hadij elMed’halij

✍ Abdus-Samed V. Meta