Çfarë i tha Mbreti Abdul-Aziz, Hasan elBennas që kërkoi të krijonte grupin e ihuansave brenda mbretërisë.

Çfarë i tha Mbreti Abdul-Aziz, Hasan elBennas që kërkoi të krijonte grupin e ihuansave brenda mbretërisë.

ماذا قال الملك عبد العزيز لحسن البنا الذي طلب إنشاء جماعة الإخوان في المملكة؟
Elhamdulil-Lahi që në këtë vënd nuk gjenden grupacione, grupe dhe besime. Ka një Akide dhe një umet të vetëm. Me këtë rast më vjen ndërmend një lajm që ngjan muteuatir(nga transmetues të shumtë) kur Hasen elBenna, Allahu e mëshiroftë, bëri haxhin në kohën e Mbretit Abdul-Aziz, thuhet që Hasen elBenna i kërkon Mbretit Abdul-Aziz që të krijojë grupin e tij për të brënda Mbretërisë.
Ai i thotë:
– O jetë gjatë! Populli im është i gjithi musliman, e të gjithë janë një xhemat i vetëm, e ku do ta vendosësh grupin tënd?! Të gjithë janë një xhemat, të gjithë janë musliman, e ç’kuptim ka “vllazëria muslimane” në mesin e një xhemati musliman?! Kjo nuk ka kuptim.
Kjo është përgjigje e plotë.
Unë them:
– Nuk ka kuptim kurrë prezenca e grupacioneve në këtë bashkësi, një bashkësi të cilën Allahu e ka begatuar njëherazi me unitetin dhe njësimin. Lavdërojeni Zotin tuaj për unitetin, uniteti është mirësi e madhe. Ju keni jetuar dhe vazhdoni të jetoni inshaAllah në unitet dhe njësim, larg nga grupacionet, larg nga përkatësitë dhe nga besimet e ndryshme, këto mendime të cilat shkatërrojnë, – jashtë këtij vendi, – shkatërrojnë shtete dhe njerëz, duke e quajtur veten “Thirrja islame dhe Përmirësimi” dhe “Grupet islame”. Vendet shkatërrohen, pasuritë shkatërrohen, shpirtrat shkatërrohen, kurse ju jetoni në një mirësi që nuk ka shembull për të në këtë dynja, në siguri, qetësi, e stabilitet, dhe akide të shpëtuar, unitet dhe njësim. Prandaj është për t’u çuditur fakti i prezencës së këtyre grupeve!!!

✍ Abdus-Samed V. Meta