Paralajmërimi i shejh Rabi’ ibën Hadi elMedkhali (Allahu e ruajtë) nga Hani ibën Burejk

🚫 Paralajmërimi i shejh Rabi’ ibën Hadi elMedkhali (Allahu e ruajtë) nga Hani ibën Burejk

✍🏻 Shejh Ali elHudhejfi ka thënë:

🔹 “Më shkroi njëri prej vëllezërve ditën e djeshme dhe më tha: “Vërtet shejh Rabi’ të thotë: “Ti e ke këshilluar Hanin në mënyrë të fshehtë dhe nuk e ka pranuar këshillën, andaj paralajmëro prej tij dhe prej gabimeve të tija me argumente.”

🔹 Shejh Rabi’ shtoi: “Përcill prej meje se unë paralajmëroj nga Hani dhe veprimet e tija. Sa i përket asaj që përhapet rreth meje, rreth heshtjes sime ndaj tij, kjo nuk është e saktë.”

🔹 Shejh Rabi’ gjithashtu ka thënë: “Thuaji edhe dijetarëve të tjerë nga Adeni që t’i kundërpërgjigjen atij dhe mos të heshtin ndaj gabimeve të tij, pasi kjo e dëmton davetin.”

📆 Dita e hënë
16 Sheual 1438 h
10 Korrik 2017 g

📚 Kanali: Mexhmuatu durusi ue muhadarati meshajih Aden
Përktheu: Besmir Cacani

… deri në këtë nivel përfundon sufizmi me ndjekësit e tij!

… deri në këtë nivel përfundon sufizmi me ndjekësit e tij!

Pyetja është në shkrim jo-letrar, kërkon të thotë: Si mund t’i kundërpërgjigjemi atij që thotë se Allahu futet brenda njerëzve të mirë?
ElHululi {futja tek krijesat; e krahasuan me ujin brenda enës: marë nga Ehlul hululi elmustedrek ala mexhmuul fetaua 1/38. i Ibën Tejmijjes} nuk është ittihad{panteizëm; si uji i bashkuar me qumshtin: marë nga Ehlul hululi elmustedrek ala mexhmuul fetaua 1/38. i Ibën Tejmijjes}, futet tek njerëzit e mirë, por Ai është i ndarë më pas bëhet njësh. Ata zgjerohen derisa arrijnë tek Fè-ja e Uahdetil-uxhudit, Fè-ja e Ibn Arabiut etTaij; njësohet Zoti subhanehu ue te’ala me krijesat e Tij, me sendet dhe frymorët njëlloj. Deri tek ky kufër përfundojnë sufistat, e nisin sufistat me zuhdin, heqin dorë nga të mirat e dynjasë, dhe shkëputen për adhurimin, sikurse e ka thënë këtë njohësi i tyre, Imami Ibn Tejmijjeh kur flet për nisjen e sufizmit në Basra, ai nisi me asketizëm, me zuhd ndaj dynjasë dhe shkëputje për adhurimin, më pas me veshjen e rrobave të leshta, prandaj dhe u quajt “essufijjeh”, duke iu larguar veshjes së pambuktë dhe të butë, i përmbahen veshjes së leshtë, prandaj dhe janë quajtur “essufijjeh”(ata që vishen me rroba të leshta).
Ai thotë:
– Më pas hyri tek ta devijimi dhe mohimi, – derisa sufistat përfunduan tek feja e uahdetil-uxhudit e Ibn Arabiut etTaij, besim apo mohim që nuk ranë në të mohuesit e Kurejshëve. Mohuesit e Kurejshëve e pohonin ekzistencën e Allahut realisht, dhe se Ai është i vetmi që është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që jep dhe nuk jep, Dobiprurësi-Dëmtuesi, mirëpo Ibn Arabiu, Ibnul Farid, Ibn Seb’iin dhe Ibn Axhibeh erdhën me çudira!! Ata e bënë Zotin subhanehu ue te’ala të njësuar me krijesën.
Ata thonë:
– Nuk gjendet brënda çybes veçse Allahu!! Ai që gjendet poshtë çybes sime dhe xhelabijes sime është vetë Allahu!!.
Poeti dhe i dashuri i tyre Ibnul Farid thotë:

Për të janë namazet e mia që unë i kryej
dhe dëshmoj se ato për mua i ke falur

(ai e shpreh qartë se falet për veten e tij, sepse vetja e tij është vetë Allahu).

Deri në këtë nivel përfundon sufizmi me ndjekësit e tij, prandaj ruhuni nga ai, sepse i gjithi është sherr, mos u mashtroni me atë që shfaqin nga zuhdi dhe asketizmi. Nuk është zuhd zuhdi i sufistave, por zuhd është të largohesh nga ajo që nuk e kënaq Allahun, t’i largohesh të ndaluarave dhe të papëlqyerave, e të ruhesh, ky është zuhdi i saktë.

(Burimi: Fjala e Shejkh Eman elXhamij)

✍ Abdus-Samed V. Meta

mp3:

✍ Abdus-Samed V. Meta

Paralajmërim nga thirrësit e trazirave dhe kryengritjeve

Paralajmërim nga thirrësit e trazirave dhe kryengritjeve
✍🏻 Nga myftiu i Arabisë Saudite: AbdulAziz Aali Shejh

🔹 Allahu ju dhëntë mirësi, ky pyetës thotë: çfarë qendrimi duhet mbajtur ndaj disa thirrësve të cilët kritikojnë pushtetarët dhe dijetarët përmes hytbeve dhe ligjëratave, madje i përkrahin kryengritjet, grushtet e shtetit dhe protestat kundër pushtetarëve?

🔸 Përgjigja: këta nuk janë dijetarë dhe nuk janë thirrësa!

Këta janë thirrësa për në trazira, janë thirrësa për në trazira dhe në të keqe!

Ai që përkrah kryengritjet, grushtet e shtetit dhe rrëmujat nuk është thirrës.

Thirrës për tek Allahu është ai që thërret për tek e mira dhe paralajmëron nga e keqja.

Sa i përket atij që ndez shkëndijën e luftës, të trazirës dhe i ngatërron njerëzit mes tyre, ky nuk është thirrës për tek Allahu.

Thirrës për tek Allahu është ai që i thërret njerëzit në adhurimin e Allahut, që i thërret për tek rruga e drejtë, që përpiqet t’i udhëzojë dhe t’i bashkojë njerëzit.

Ai që bën thirrje, që mban hytbe dhe nxit emocionet e njerëzve me fjalë të kota, ndërsa ai vetë bashkë me ata që janë me të nuk lëvizin gisht, mirëpo dëshirojnë që të rinjtë e humbur t’i hedhin në këto errësira, ndërsa ata vetë qëndrojnë në krevate, në shtëpitë e tyre në rehati, ndërsa zemrat i mbushin me të keqe dhe me mllef ndaj umetit, këta nuk janë thirrësa. Këta janë thirrësa për në trazira dhe shkatërrim.

Kërkojmë nga Allahu të na japë mirëqënie.

📚 Burimi: http://fatawaalolamaa.com/Zdnn000kjUpload/__zd__Audio__Lesson/05140082801430.mp3
📺 Shiko videon: https://youtu.be/1zAQncumjgs
Përktheu: Besmir Cacani
————

Selefizmi është ndjekja e rrugës së Profetit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, dhe shokëve të tij

Selefizmi është ndjekja e rrugës së Profetit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, dhe shokëve të tij

💎Shejh Muhamed ibën Salih el’Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Selefizmi është ndjekja e rrugës së Profetit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, dhe shokëve të tij. Ata janë selefët (të parët, paraardhësit) tanë, të cilët na kanë parakaluar.
🔸 Ndjekja e tyre është selefizëm.”

📚 elBab elmeftuh, 1322.

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

Dynjaja dhe Imani

Dynjaja dhe Imani

Ubejd ibën Umejr, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Me të vërtetë dynjaja është çështje e lehtë që Allahu t’ia jep çdokujt, atij që e do dhe atij që nuk e do, mirëpo Imanin ja jep vetëm atij që e do”

(el-Hiljeh 3/270)
Përktheu: Besim Gjelaj

Koha e fitneve dhe sjellja e muslimanit

Koha e fitneve dhe sjellja e muslimanit

Shejh Feuzani, Allahu e ruajtë thotë:

“Koha e tanishme është kohë e fitneve dhe e të këqijave. Është gdhirë myslimani sikur një dele që është mes ujqërve, të cilët duan ta hanë, andaj përmbajuni xhematit myslimanë”

(elIxhabetul-Muhimeh f.190)
Përktheu: Besim Gjelaj

Kundërshtimi i shpalljes (Kuranit dhe Sunnetit)

Kundërshtimi i shpalljes (Kuranit dhe Sunnetit)

💎 Imam Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Çdoherë kur dikush e kundërshton shpalljen (Kuranin dhe Sunnetin) me mendjen (logjikën) e tij, Allahu ia prish atij mendjen në mënyrë që ai flet fjalë me të cilat qeshin të mençurit.”

📚 esSawa’ik elMursele, 3/1002.

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

Gjykimi i udhëtimit të gruas vetëm pa mahrem

📌 Gjykimi i udhëtimit të gruas vetëm pa mahrem
✍🏻 Nga shejh Salih el Feuzan

🔹 Shejh i nderuar, thotë pyetësja: jam një grua që udhëtoj gjithmonë me avion dhe shumica e udhëtarëve janë gra; a më lejohet të udhëtoj pa mahrem?

🔸 Përgjigja: nuk lejohet! Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë në hadithin e saktë: “Nuk i lejohet gruas që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit që të udhëtojë pa mahrem me vete.”

Ka shumë hadithe të sakta.

Kjo gjë nuk lejohet, qoftë me gra apo pa gra; asaj nuk i lejohet të udhëtojë pa mahrem.

Gratë nuk janë mahrem për të, as në aspektin fetar dhe as në atë gjuhësor; ato nuk quhet mahrem.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “…të udhëtojë pa mahrem me vete” dhe gratë nuk janë mahrem.

📚 Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/3121
📺 Shiko videon: https://youtu.be/RvvgywO71Lw
Përktheu: Besmir Cacani
________________

Zemërimi i budallait dhe të mençurit

Zemërimi i budallait dhe të mençurit

Ibën AbdulBerr Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Budallai zemërohet prej të vërtetës, ndërsa i mençuri zemërohet prej të kotës.”

📚 Burimi: Behxhetul mexhalis 584.

Përktheu: Besmir Cacani