Tani Ehlus Sunneh janë në vetmi të madhe (vrojtohen shumë si të huaj).

💎Imam el-Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:💎

🔸 Tani Ehlus Sunneh janë në vetmi të madhe (vrojtohen shumë si të huaj).

Na luftojnë me media të dëgjuara, me media të shikuara dhe me media të shkruara. Aq shumë na luftojnë saqë edhe familja dhe shokët filluan ta luftojnë këtë “të huaj”, i cili kapet për Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij, ‎ﷺ.

Mirëpo, megjithëkëtë:

Ne jemi të lumtur që jemi të huaj në këtë mënyrë dhe krenohemi me këtë, ngase i Dërguari i Allahut, ‎ﷺ, i ka lëvduar këta të huaj dhe ka thënë:

((إِنَّ الْإِسْلَامَ بَدَأَ غَرِيبًا، وَسَيَعُودُ غَرِيبًا كَمَا بَدَأَ، فَطُوبٰى لِلْغُرَبَاءِ.))

“Islami ka filluar si i huaj (me pakicë) dhe do të kthehet i huaj (me pakicë) ashtu si në fillim. E lum për ata të huaj (atë pakicë)!”

Sahabet kanë thënë:

“Cilët janë ata, o i Dërguar i Allahut!”

Ai tha:

((الَّذِينَ يُصْلِحُونَ إِذَا فَسَدَ النَّاسُ.))

“Ata të cilët përmirësojnë kur njerëzit prishen.”

📚 esSilsile esSahiha, 1273

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi/

Largimi nga pesimizmi

Largimi nga pesimizmi

Ka thënë Shejkh ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
“Duhet për ne, që të mos pesimohemi (të mos bëhemi pesimist) kur shikojmë që kemi shumë kundërshtarë, apo kur shikojmë se ata (kundështarët) janë më të fortë dhe më të organizuar në kundërshtimin e të vërtetës (Hak-kut), sepse e vërteta (Hak-ku) është i ndihmuar por me sprova dhe mundime.”

📚 Sheh Keshfu Shubuhat fq.64-65

✍ Idris Manushi

Ndihma dhe konsultimi

Ndihma dhe konsultimi

Umer ibnul Hattabi, radijAllahu anhu, ka thënë:

“Për të kryer nevojat tuaja, merr vetëm ndihmën e atij që ta do suksesin, po ashtu konsultohu vetëm me ata që i frikësohen Allahut.”

📚 Burimi: Shuabul iman 10/559.
Përktheu: Besmir Cacani

Sprovat

Sprovat

Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Do të vazhdojnë të bien sprovat mbi besimtarin dhe besimtaren, tek vetja e tyre, tek fëmijët dhe pasuria e tyre, kjo derisa ta takojnë Allahun duke mos mbartur asnjë gjynah.”

📚 Hadithit gjindet në sahihul xhamiu

✍ Idris Manushi

Ç’do vështirësi fillon e madhe por shumë shpejt zvogëlohet tek njerëzit dhe injorohet!?.

Ç’do vështirësi fillon e madhe por shumë shpejt zvogëlohet tek njerëzit dhe injorohet!?.

Transmetohet nga Hudhejfe ibnul Jeman, radijeAllahu anhu, se ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Me të vërtetë Allahu i ka krijuar krijesat në një formë, të vogla dhe vijnë duke u rritur, përveç vështirësisë, e ka krijuar të madhe e vjen duke u zvogëluar.”

(Burimi: Behxhetul mexhalisu i Ibn Abdul Berr 1/250)

Përktheu: Idris Manushi