A lejohet të jepen parà për Zekat të Fitrit?

📌 A lejohet të jepen parà për Zekat të Fitrit?

✍🏻 Nga shejh Muhamed Nasirudin Albani

Kur një person shfaqet dhe thotë: “Jo, ne do të nxjerrin parà, sepse kjo është më e dobishme për të varfrin”, atëherë ky ka gabuar dy herë:

🔹 Herën e parë: sepse ky ka kundërshtuar argumentin dhe kjo çështje ka lidhje me adhurimin; kjo është më e pakta që mund të thuhet.

🔹 Mirëpo aspekti i dytë: është shumë i rrezikshëm, sepse kjo do të thotë se Ligjvënësi i Urtë, i Cili është Zoti i krijesave, kur ia ka shpallur Pejgamberit të Tij fisnik që ta bëjë obligim për umetin e tij një sa’a ushqim prej këtyre ushqimeve, do të thotë se nuk e paska ditur se çfarë është më e dobishme për të varfrit dhe nevojtarët sikurse e dinë këta të cilët pretendojnë se është më mirë që të jepen parà.

📚Burimi: el Huda uen-Nur 274.
📺 Shiko videon: https://youtu.be/uK5jgV80dwk
Përktheu: Besmir Cacani
————

A eshte e sakte te jepet supa per zekat fitri?

A eshte e sakte te jepet supa per zekat fitri?

Pyetja:
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu! Allahu ju begatofte o shejhu yne, a eshte e sakte te jepet supa per zekat fitri? Allahu ju shperblefte me te mira!
Pergjigja:
Ue alejkumusselam ue rahmetullahi ue bereketuhu! Jo, supa nuk eshte e sakte te jepet.

Shejh Ali iben Muhtar er-Ramli
Perktheu dhe percolli: Besmir Cacani

Ai që jep fetva se për Fitër Bajram lejohet të jepen Fitrat në parà

Ai që jep fetva se për Fitër Bajram lejohet të jepen Fitrat në parà

1⃣ Ai që jep fetva se për Fitër Bajram lejohet të jepen Fitrat në parà, pse nuk jep fetva se lejohet bërja kurban e një gazele për Kurban Bajram?

2⃣ Ai që lejon dhënien e Fitrave në para me pretendimin se është më e dobishme për të varfrit, pse nuk e lejon dhënien e vlerës së kurbanit në vend që ta therë atë, pasi i varfri ka më shumë nevojë për parà sesa për mish?

Burimi: Shejh Bender elHajberi në faqen e tij në twitter.
Perktheu: Besmir Cacani

Shkaku për të cilin jepet Zekat elFitr?

💎 Shkaku për të cilin jepet Zekat elFitr?

🔸 Shejh Muhamed ibën Salih el’Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Shkaku është shfaqja e falënderimit për dhuntinë e Allahut të Lartësuar ndaj robit, që ia mundësoi ta mbarojë dhe ta plotësojë Ramazanin.”

📚 elFetaua, 18/257.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi

Sqarim për sasinë e ushqimit që është obligim të jepet për Zekat elFitr

💡 Sqarim për sasinë e ushqimit që është obligim të jepet për Zekat elFitr

🔸 E gjithë lavdia i takon Vetëm Allahut! Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin e Tij Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij në përgjithësi!

Më tej:

Ajo që diskutohet secilin vit në Ramazan kur vjen koha për dhënien e Zekat elFitrit është pyetja rreth sasisë apo peshës së ushqimit që duhet dhënë.

🔸 Fillimisht: Dhënia e Zekat elFitrit është obligim për secilin musliman dhe jepet për secilin individ të familjes, qoftë mashkull, femër, i rritur, i vogël, i mençur dhe i çmendur. Për secilin prej tyre jepet një sa’ë ushqim.

Nga Ibën Abbasi, radijAllahu ‘anhuma, transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e bëri obligim Zekat elFitrin si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe mangësitë dhe si ushqim për të varfrit. Kush e jep para namazit (të Bajramit) ai është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, ajo është vetëm një sadaka.”

‼️ Zekat elFitri jepet vetëm ushqim dhe nuk lejohet që në vend të tij të jepet një shumë të hollash.

Në Dy Sahihët transmetohet nga Ebu Se’id elHudriu, radijAllahu ‘anhu, të ketë thënë: “Në kohën e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, jepnim një sa’ë me ushqim…”

🔸 Sa është sasia e një Sa’it?
A caktohet kjo me sasi dhe vëllim, apo me peshë (kilogramë)?

🔸 Masa matëse Sa’ë (صاع) është masë matëse për vëllim (sasi) dhe nuk është masë peshe. Sa’i është një tas i madh, i cili e ka vëllimin e katër tasave të vegjël “Mudd” (مُدّ).

2 Foto të enës së quajtur Mudd:
Foto Mudd Foto Mudd

Për më saktësisht, një Mudd është i barabartë me vëllimin e 0.75 L (750 cm3), që do të thotë se 4mudd = 0.75L X 4 = 3L.

Kjo masë është përdorur për të matur artikuj gjatë shitblerjeve nëpër tregjet e kohës së Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, si dhe më pas.
Në lutje Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“اللهم بارك لنا في صاعنا ومدنا”
“O Allah! Na i beko sa’ët dhe muddet tona!”
(Dy Sahihët)

💡 Pra, për ta llogaritur saktësisht Zekat elFitrin ju duhet të gjeni një enë që është e barabartë me 0.75 L dhe të bëni katër matje me të; ose të keni një enë të barabartë me 3L 🍚 dhe me të ta matni sasinë që duhet ta jepni për një anëtar të familjes suaj.

Masat e zekatit të Fitrit
Masat e zekatit të Fitrit

Përndryshe, caktimi i ushqimit me peshë nuk është çdoherë i saktë, ngase pesha dallon nga lloji, cilësia, dendësia, etj., të ushqimit në fjalë. Ajo që jemi të obliguar me Sheriat është të jepet kjo sasi e caktuar prej një Sa’i, ose katër Mudde.
Allahu e di më së miri.

✍️ Xhemal Jakupi

Gjykimi i dhënies së Zekatit të Fitrit në parà

🔍 Gjykimi i dhënies së Zekatit të Fitrit në parà
✍🏻 Nga shejh Salih el Feuzan

🔹 Allahu ju dhëntë mirësi! Në vendin tonë, Zekati i Fitrit jepet në parà, me pretekstin se të varfërit nuk duan ushqime etj, andaj çfarë të bëjmë?

🔸 Përgjigja: kjo çështje nuk është në dorën e të varfërve. Ky është adhurim dhe zbatohet ashtu siç është transmetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai që nuk dëshiron ushqim, ai nuk është nevojtar, andaj jepja një nevojtari që dëshiron ushqim.

📚 Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/12939
📺 Shiko videon: https://youtu.be/ZpE0ZFaxd7I
Përktheu: Besmir Cacani