Veprat e mira në dhjetë ditshin e Dhulhixh’xhes

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Nuk ka ditë ku puna është më e vlefshme se sa në këto dhjetë ditë (ditët e DHUL HIXH’XHES).”

📗(E ka saktesuar shejkh Albani ne ‘sahihu tergib’ 1149.)

💎💎 Thotë shejkh Muhamed iben Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë:

“Puna e mire është në mënyra dhe forma të ndryshme si:

1. Leximi i kuranit
2. Dhikri (permendja e Allahut me tesbih, tehmid, tekbir)
3. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja
4. Veprimi i namazit
5. Nxjerrja e sadakase
6. Bërja mirë ndaj prinderve
7. Mbajtja e lidhjes me të afërmit.

🔸Veprat e mira nuk kanë mbarim, kur nxjerr sadaka nje dirhem në këto dhjetë ditë, dhe një dirhem në dhjetë ditshin e ramazanit kush është më e vleshme tek Allahu Subhane ue te’ala?.

🔸Sadakaja në dhjetë ditshin e dhulhixh’xhes është më e dashur tek Allahu Subhane ue te’ala ,se sa në dhjetë ditshin e muajit ramazan.”

—————————–
📚 (Burimi: likau shehri i shejkh Uthejminit 2/10.)
📝Përktheu:Idris Manushi

Gjumi dhe njeti për namaz nate

Gjumi dhe njeti për namaz nate

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Kush shkon në shtrat për të fjetur dhe ka për qëllim që të ngrihet për namaz nate, por e kaplon gjumi dhe s’ngrihet deri sa agon, i shkruhet atij si shpërblim atë që ka pasur si qëllim, dhe gjumi i tijë konsiderohet si sadaka prej Zotit të Tijë të Lartësuar.”

📚 Transmeton Nesaiu, dhe e ka saktësuar shejkh Albani

✍ Idris Manushi

Këshillë madhështore nga shejh Albani

💎 Këshillë madhështore nga shejh Albani 💎

 

Më shkoi ndër mend një hadith, ku një burrë shkoi tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kam hyrë në një oborr – dmth në një kopësht të rrethuar – dhe aty gjeta një grua. Unë kam bërë me atë grua çdo gjë që e bën burri me gruan e tij, përveçse nuk kam kryer marrëdhënie intime.”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “A je falur me ne?”

Tha: “Po!”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia ktheu: “Atëherë vazhdo në bindje dhe adhurim të Allahut.”
إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّيِّئَاتِ
“Vërtet të mirat i fshijnë të këqiat.” [Hud: 114].

Për këtë arsye fjala e burrit.. duke i shtuar atë që ka bërë dhe ka pirë… falu o vëlla!
إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّيِّئَاتِ
“Vërtet të mirat i fshijnë të këqiat.” [Hud: 114].

Kjo është metodë fetare (dhe e ligjëruar), nuk është metodë e shpikur (dhe bidat) sikur aludove për disa.

Me këtë rast kujtoj se një djalosh i ri shkoi tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, më jep leje të bëj zina!”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “A kënaqesh me këtë gjë për nënën tënde?”

Tha: “Jo!”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Edhe njerëzit po ashtu nuk kënaqen me këtë gjë për nënat e tyre. A kënaqesh me këtë gjë për motrën tënde?”
Tha: “Jo!”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Edhe njerëzit po ashtu nuk kënaqen me këtë gjë për motrat e tyre.”

Më pas Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e vendosi dorën në gjoksin e tij dhe tha: “O Allah mbroje organin e tij (nga të ndaluarat) dhe pastroje atë!”

📺 Shiko videon: https://youtu.be/LPJKe6kJVME
Përktheu: Besmir Cacani
————

A është e ligjëruar që imami të presë në ruku atë që hyn në xhami

📌 A është e ligjëruar që imami të presë në ruku atë që hyn në xhami
✍🏻 Nga shejh Salih el Feuzan

🔹 Allahu ju dhëntë sukses shejh i nderuar, ky pyetës thotë: a është e ligjëruar që imami të presë atë që hynë në xhami gjatë rukusë, në mënyrë që t’i bashkangjitet?

🔸 Përgjigja: po! Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur bënte rukunë, e ngrinte kokën vetëm atëherë kur nuk dëgjonte zhurmën e ecjeve; i priste ata që hynin (në xhami).

📺 Shiko videon: https://youtu.be/xMAKMzV01BA
Përktheu: Besmir Cacani
————

Imami e lexonte suren elBekara në tetë rekate

Imami e lexonte suren elBekara në tetë rekate.

💎 Imam Maliku transmeton nga Davud ibnul Husajni se e ka dëgjuar A’rexhin* duke thënë:

🔸 “Imami e lexonte suren elBekara në tetë rekate. Nëse e lexonte në dymbëdhjetë rekate, njerëzit thoshin se e ka shkurtuar leximin.”
(Sahih)

📚 Muvetta’, Imam Malik, 1/115.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi
______
* Tabi’ij i madh që ka takuar një numër të madh sahabesh, mes të cilëve Ebu Hurajran, Ibën Abbasin, Ebu Seidin etj. Ka vdekur në vitin 117H.

Ku shikon namazliu kur është në ruku?

⁉️ Ku shikon namazliu kur është në ruku?

✍🏻 Nga shejh Muhamed Nasirudin Albani
🔹 Pyetësi: mirë o shejh, nëse njeriu bie në ruku, ku e hedh shikimin e tij; tek këmbët e tij apo në vendin ku bie në sexhde?

🔸 Shejhu: nuk ka ndonjë pikë ku njeriu duhet të shikojë siç është në rastin kur është në këmbë apo kur është i ulur në teshehud, pasi kur është në këmbë ai e hedh shikimin në vendin ku bie në sexhde, ndërsa kur është i ulur në teshehud, shikimin e hedh tek gishti i tij. Kur njeriu është në ruku, nuk jemi urdhëruar që të shikojmë në ndonjë vend të caktuar, pra çështja nuk ka përcaktime.

📚 Burimi: http://alalbany.me/play.php?catsmktba=17574
📺 Shiko videon: https://youtu.be/eU8mAX0DrhU

Përktheu: Besmir Cacani