Çfarë thua nëse frikësohesh se mos merr dikë mësysh?

📌 Çfarë thua nëse frikësohesh se mos merr dikë mësysh?
✍🏻 Nga shejh Muhamed el Uthejmin

Nëse njeriu frikësohet se mos merr dikë mësysh për shkak se mahnitet diçka, atëherë më mirë është të thotë: tebarekAllahu alejke (Allahu të begatoftë), sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka thënë personit që pat marrë mësysh vëllaun e vet: “A nuk u lute që ta begatojë (Allahu)?”

Sa i përket shprehjes masha Allah la kuwete il-la bil-lah (kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut), atëherë këtë e thotë ai që mahnitet nga pasuria e tij, sikurse i ka thënë pronari i kopështit shokut të tij:
وَلَوْلَا إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَاءَ اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ
“Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” [El Kehf: 39].

Ndërsa në ether thuhet: “Kush shikon në pasurinë e tij diçka që e mahnit dhe thotë masha Allah la kuwete il-la bil-lah, atëherë pasurinë e tij nuk e dëmton gjë”, apo një fjalë të ngjashme me këtë.

📚 Burimi: Likaul babil meftuh 19/235.
📺 Shiko videon: https://youtu.be/-JhLF2SgbJA
Përktheu: Besmir Cacani
————