Rreth kohëzgjatjes së Bajramit

Rreth kohëzgjatjes së Bajramit

📌 Shejh Albani Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Fitër Bajrami është një ditë, ndërsa Kurban Bajrami është katër ditë.”

📚 Burimi: el Huda uen-Nur 274.
Përktheu: Besmir Cacani

Dhënia fëmijëve para për Bajram

💰 Dhënia fëmijëve para për Bajram 💰

🔹 Pyetja: kemi fëmijë të vegjël, dhe në vendin tonë jemi mësuar që për Bajram – qoftë Fitër Bajram apo Kurban Bajram – t’i japim një shumë të vogël parashë, me qëllim që t’ia gëzojmë zemrat. A është bidat ky zakon i Bajramit, apo nuk ka problem? Na jepni dobi [me përgjigje], Allahu ju dhëntë dobi!

🔸 Përgjigja: nuk ka problem në të, bile kjo është prej zakoneve të bukura dhe bën pjesë tek gëzimi i muslimanit; i madh apo i vogël qoftë dhe është prej gjërave që Sheriati i pastër ka nxitur për të.

Prej Allahut vjen suksesi. Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

📚 Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Hulumtime Akademike, nr 20195

Kryetar: AbdulAziz ibën Abdullah ibën Baz
Nënkryetar: AbdulAziz Aali Shejh
Anëtar: Salih el Feuzan
Anëtar: Bekër Ebu Zejd

Përktheu: Besmir Cacani