Gibeti dhe Istigfari gjatë agjerimit

Gibeti dhe Istigfari gjatë agjerimit

Disa selefë kanë thënë:

“Gibeti (përgojimi) e shqyen agjërimin, ndërsa istigfari (kërkimi falje Allahut) e harrnon atë. Kush ka mundësi që mos ta ketë agjërimin e shqyer, le ta bëjë.”

📚 Burimi: Xhamiul ulumi uel hikem 139.
Përktheu: Besmir Cacani

Si agjërohet Ramazani me “iman” dhe “shpresë për shpërblim”?

❗️ Si agjërohet Ramazani me “iman” dhe “shpresë për shpërblim”❓

💎 Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Me ‘iman’ d.m.th.: të jesh i bindur se agjërimin e Ramazanit, Allahu e ka bërë të ligjshëm, Ai e ka obliguar, Ai është i kënaqur me të dhe Ai ka urdhëruar.
Kurse, ‘me shpresë në shpërblim’ d.m.th.: agjërimin ta bësh me përkushtim ndaj Allahut, duke pritur shpërblim Vetëm prej Tij.”

📚 Xhami’ elMesail, 1/161.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi

Kush ha me harresë duke qenë agjërueshëm

Kush ha me harresë duke qenë agjërueshëm

Shejkh Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka përmendur në librin e tij “Sherhul mumtii ala zadul musteknii” fjalën e autorit si më poshtë:
“Kush ha me harresë duke qenë agjërueshëm dhe i kalon kafshata fytin e tij duke i shkuar në stomak, po e çoi në stomak atë, agjërimi i tijë është i saktë, e në qoftëse e nxjerr(vjellë) atë, agjërimi i tijë është i prishur, e si kjo?
Thotë shejkh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: “Nëse kafshata e kalon fytin e tij duke shkuar për në stomak s’e nxjerr më atë, nëse mundohet ta nxjerrë atë(kafshatën) nga stomaku duke e provokuar me vjellje atëherë agjërimi i tij konsiderohet i prishur sepse ai vetë provokoi e shkaktoi vjelljen”.

(Burimi: Sherhul mumtii 6/386)

Përktheu: Idris Manushi

Disa rregulla shkurtimisht në lidhje me agjërimin

Disa rregulla shkurtimisht në lidhje me agjërimin.

1- Ç’farë gjykimi ka përdorimi i pikave që hidhen në vesh gjatë agjërimit?
Ka thënë shejkh Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: “S’ka gjë për agjëruesin që të hedhë ilaç me pika ne vesh, edhe sikur t’i shkojë shija në laring nuk e prish agjërimin, sepse ajo s’është as ushqim, as pije dhe as zëvëndesues i këtyre dyjave”.

(Burimi: Mexhmu ulfetaua i Shejkh Uthejminit 19/205)

 

2-Ç’farë gjykimi ka të hedhësh ilaç me pika ne hundë gjatë agjërimit?
Ka thënë Shejkh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: “Në qoftëse hedh pika në hundë dhe të shkon shija në laring, ai e prish agjërimin në qoftëse e ka për qëllim atë”.

(Burimi: Mexhmu ulfetaua i shejkh Uthejminit 19/205)

 

3- Ç’farë gjykimi ka përdorimi i ilaçit me pika në sy gjatë agjërimit?
Ka thënë shejkh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: “Lejohet për agjeruesin që t’a mjekojë syrin e tij me ç’farë do llojë ilaçi gjatë agjërimit dhe nuk e prish atë”.

(Burimi: Mexhmu ulfetaua i shejkh Uthejminit 19/24)

 

4- Ç’farë gjykimi ka ndryshimi i gjakut për atë që është i sëmurë me veshkat, gjatë agjërimit?
Ka thënë shejkh Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë: “E ka detyrim ai që t’a kompensojë këtë ditë për marrjen e këtij gjaku shtesë dhe të pastër në trupin tij, e në qoftëse shtohet dhe ndonjë lëndë tjetër prapë atëherë shtohet një prishës tjetër”.

(Burimi: Mexhmu ulfetaua i shejkh Bin Bazit 15/275)

 

5- Ç’farë gjykimi ka përdorimi i kremërave që zbusin buzët kur je agjërues, a prishet agjërimi apo jo?
Ka thënë shejkh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: “S’ka problem të përdorë agjëruesi këto lloje preparatesh që zbusin buzët apo hundën gjatë agjërimit, t’i lagë me ujë apo me ndonjë gjë tjetër që e bënë këtë gjë, porse të ketë kujdes që mos t’i arrijë gjë në laring nga ajo që hiqet(nga thatësira ose cipë), në qoftëse ikën ndonjë gjë por pa qëllim s’ka gjë në këtë rast”.

(Burimi: Mexhmu ulfetaua i shejkh Uthejminit 19/224)

 

6- Ç’farë gjykim ka përdorimi i aparateve të astmës për atë që është me atë sëmundje gjatë agjërimit?
Ka thënë shejkh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: “Ky lloj preparati (ilaçi) është vetëm gaz (ajër), e cila hap rrugët e frymëmarjes që të bëjë frymëmarrje më lehtësi, ky preparat nuk e prish agjërimin”.

(Burimi: Mexhmu ulfetau i shejkh Uthejminit 19/210)

7- Është pyetur shejkh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: “Ç’farë gjykimi ka bërja e gjilpërave në të ndënjura për agjëruesin?
S’ka gjë t’i bëjë ato agjëruesi kur është i sëmurë, sepse kjo s’është as ushqim e as pije dhe as si zëvëndësues i tyre.”

(Burimi: Mexhmuul fetaua 19 /205)

Përktheu: Idris Manushi

Ka thënë Ibnu Kudame mbi të ngopurit

Ka thënë Ibnu Kudame, Allahu e mëshiroftë: “Se nga rrugët ose dyert e shejtanit është dhe e ngopura, ajo të shton dhe forcon epshin dhe të preukupon nga adhurimi”.

(Burimi: mukhtesar minhaxhul kasidine, marrë nga miraath.net)

Përktheu: Idris Manushi

Nga veçoritë e muajit të Ramazanit

Nga veçoritë e muajit të Ramazanit.

Veçoria. 1

“1. Është agjërimi i tij.
Agjërimi i këtij muaji është shtylla e katërt prej shtyllave të Islamit dhe baza e saj madhështore për fjalën e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Islami është i ndërtuar mbi pesë shtylla; Shehadeti(fjala, la ilahe il Allahu, ue ene Muhameden abduhu ue resuluhu(dëshmia, se nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi eshtë robi dhe i Dërguari i Tij, Bërja(Falja) e namazeve, dhënia e Zekatit, agjërimi i ramazanit dhe Haxhi në Meka”.

(Transmeton: Bukhariu)

Kjo është e njohur në Fè dhe hynë tek dituritë e domosdoshme për t’u mësuar, dhe unanimiteti i muslimanëve qëndron në atë se ajo është farz i Allahut”.

 

Veçoria. 2

“2. Detyrimi i agjërimit të këtij muaji për këtë umet si detyrim për çdo kënd” .

Për fjalën e Allahut të lartësuar: “Kush e dëshmon prej jush këtë muaj, ta agjërojë atë.”(sure elBekare. ajeti/185 )

 

Veçoria 3

“3. Zbritja e Kur’anit në të(muajin ramazan) për ti nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë. Dhe për ti udhëzuar ata tek rruga e vërtetë dhe e drejtë, e për ti larguar ata nga rrugët që të çojnë në humbje .
E zbriti atë(Kura’n-in) për t’i mësuar atyre çështjet e Fè-së dhe të dunjasë, dhe ja siguron atyre lumturinë, shpëtimin në dunja dhe në akhiret .
Ka thënë Allahu i lartësuar: “Muaji i ramazanit i cili në të ka zbritur Kur’an-i si udhëzim për njerëzit, është si orientim për ne në rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).”

(sure elBekare. ajeti/185)

 

Veçoria. 4

“4. Në këtë muaj hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit e lidhen shejtanët.
Në të hapen dyert e Xhennetit si shkak i punëve të mira të shumta, të cilat e bëjnë detyrim hyrjen ne Xhennet, dhe mbyllen ne të dyert e Xhehennemit nga pakësimi i të këqijave që të detyrojnë hyrjen në zjarrë.
Vështirësohen dhe lidhen shejtanët, bëhet e pamundur qe t’i devijojë dhe ti humbë ata që janë të bindur ndaj Allahut dhe bëjnë vepra të mira, ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur vjen muaji i ramazanit hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit e lidhen shejtanët”.

(Transmeton: Bukhariu)

 

Veçoria. 5

“5. Allahu i Lartësuar në këtë muaj nxjerr nga zjarri i Xhehennemit për në Xhennet”.

Thotë i Derguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Me të vërtetë Allahu ç’liron dhe nxjerr në ç’do iftar, dhe kjo bëhet në çdo natë”.

(Hadithin e ka bërë hasen shejkh Albani në Sahihul Xhamiu 2166)

(Burimi: Mizetu shehri ramadani ue fedailu sijam ue feuaiduhu ue edabuhu, i Shejkh Muhammed Ferkus)

Përktheu: Idris Manushi

Pyetje-përgjigje rreth agjërimit për të vegjëlit

Pyetje-përgjigje rreth agjërimit për të vegjëlit.

Pyetje të shkurtra për fëmijët rreth agjërimit, dhe disa Sunnete dhe mirësi.
Allahun e lus që të jetë e sinqertë vetëm për Fytyrën e Tij të lartësuar, të pranuar tek agjëruesit, dhe të dobishme për fëmijët e muslimanëve.

“1- Pse e presin Muslimanët muajin e ramazanit, gëzohen me të, dhe e agjërojnë?
Sepse ai është muaj madhështorë, dhe agjërimi i tij është shtyllë prej shtyllave të islamit. A s’e ke dëgjuar, o djalosh, fjalën e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Është i ndërtuar islami mbi 5 shtylla:
1. Dëshmia se s’ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.
2. Kryrja e namazit.
3. Nxjerrja e zekatit.
4. Agjërimi i muajit të ramazanit.
5. bërja e Haxhit?!”.

2- A ka ky muaj mirësi që i ka përmend Zoti jonë ne Kur’an, apo Pejgamberi jonë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në Sunnetin(rrugën, traditën, dhe aprovimet)e tijë?
Po, ka thënë Allahu i lartësuar: “O ju që keni besuar, ju është shkruar juve agjërimi(si detyrim) ashtu siç ishte e shkruar për ata që ishin para jush, që të bëheni më të devotshëm”.
Dhe ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ju ka ardhur juve muaji i ramazanit, muaj i begatshëm, jua ka bërë agjërimin në të detyrë, në të hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, lidhen shejtanët, ne atë(muaj) është një natë që është më e mirë se sa një mijë muaj, kujt i ikën mirësia e sajë i ka ikur e gjithë mirësia”.

3- A është deryrim agjërimi i muajit të ramazanit për të gjithë?
Agjërimi i këtij muaji është detyrë për ç’do musliman, i mençur, i hyrë në moshë madhore, ai që është vëndas, ai që ka mundësi, dhe ajo grua e cila s’është me hajd dhe me nifas.

4- A do të thotë kjo që sështë detyrë për të vegjlit?
I vogli i cili s’ka hyrë në moshë madhore nuk e ka detyrim agjërimin e këtij muaji, porse në qoftë se e përballon agjërimin le ta provojë atë.

5- Çfarë kuptimi ka: Ai që është vendas dhe ai që ka mundësi?
E kundërta e vendasit është ai që është udhëtarë, dhe e kundërta e atijë që ka mundësi është ai që s’mundet, si ai që është i sëmurë, pra ai që është udhëtarë apo është i sëmurë s’e ka detyrim që të agjërojë dhe i kompenson ato ditë pas ramazanit.

6- Kjo tregon se Fè-ja jonë është Fè e lehtësimit dhe e mëshirës?
Po, dhe falenderimi i takon Allahut, për këtë ka thënë Allahu në fundin a Ajeteve të agjërimit: “… e Allahu do për ju lehtësimin dhe nuk do për ju vështirësinë”.

7- Kush është kuptimi agjërimit?
Kuptimi i tijë është, të ndalohesh nga gjërat që e prishin agjërimin si; Ngrënia, Pirja nga lindja e sabahut deri në perendimin e diellit me qëllim adhurimi për Allahun e lartësuar.

8- Po nëse hanë ose pinë me harresë gjatë ditës së ramazanit?
Agjërimi i tijë është i saktë, sepse e ka ushqyer atë Allahu dhe i dha që të pijë.
Porse në qoftëse hanë dhe pinë me qëllim atëherë prishet agjërimi i tijë.

9- Kush janë Sunnetet e agjërimit?
Sunnetet e tijë janë: Vonimi i syfyrit dhe shpejtimi i iftarit, dhe ta hapë me hurma arabe dhe ta mbyllë syfyrin me hurma.

10- Ç’farë edukate duhet të kemi me agjërimin?
Edukata e parë me agjërimin është devotshmëria ndaj Allahut ne fshehtësi dhe në dukshmëri, pastaj të mundohemi të lexojmë sa më shumë Kur’an dhe të punojmë me të, gjithashtu ta ruajmë gjuhën dhe sytë nga rënia në haram.

11- Kush është më e mira në namazin e natës gjatë ramazanit?
Mirësia e këtij namazi është madhështorë, sepse i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush ngrihet në këtë muaj me Iman dhe me durim i falen atijë gjynahet e kaluara”.

12- Pse përpiqen njerëzit më shumë në dhjetë ditëshin e fundit?
Sepse i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bënte këtë gjë, dhe se në atë dhjetë ditësh është nata e Kad’r-it e cila është më e vlefshme se sa 1000 muaj.
Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Në të është një natë më e vlefshme se 1000 muaj, kujt i privohet kjo i është privuar mirësi e madhe”.

13- Ç’farë gjykimi ka ai i cili e çonë kohën dëm gjatë ramazanit duke luajtur dhe duke parë seriale dhe filma?
Agjërimi i tijë është i saktë, porse humbi kohën e tijë dhe pakësoi shpërblimin, ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush nuk lë fjalët e rrejshme dhe punën me të t’a dijë se Allahu s’ka nevojë që ai të lejë ushqimin dhe pijen e tijë”.

14- Ç’farë është zekati i Fit’r-it?
Ai është ushqim që nxirret për të varfërit para ditës së bajramit.

15- Kush është urtësia në nxjerrjen e saj?
Ajo është ushqim për të varfërit, dhe pastrim për agjëruesit nga fjalët e kota dhe nga fjalët e pista.

U plotësuan pyetjet.

Lusim Allahun që ti ndihmojë fëmijët tanë, baballarët, nënat tona, në agjërimin e ramazanit dhë në namazin në të, e në mësimin e rregullave dhe mirësitë e saja.

(E shkroi këtë Shejkh Ahmed bin kadhlan elMezrui, Allahu e ruajtë)

Përktheu: Idris Manushi

Video rreth Ramazanit

📌 VIDEO RRETH RAMAZANIT

🔹 Si e prisnin Ramazanin Selefët? – Shejh Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=ZCw9MyzASxQ

🔸 Si duhet ta vlersojmë muajin Ramazan? – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=6VGYspRnmnQ

🔹 Shejh Albani për agjërimin me kalendar
📺 https://www.youtube.com/watch?v=7EUn408heCA

🔸 Fillimi dhe mbarimi i agjërimit me banorët e vendit ku jeton – Shejh Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=dNa8mYEGBxs

🔹 Agjërimi në vendet ku bazohen në llogaritjet astronomike – Shejh AbdulMuhsin el Abbad
📺 https://www.youtube.com/watch?v=1sDFUDlFoV8

🔸 Shfrytëzimi i muajit Ramazan me adhurime – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=KVxzjjH6sPA

🔹 Agjërimi për ata që e kanë natën e shkurtër – Shejh En-Nexhmi
📺 https://www.youtube.com/watch?v=VB-YXXGojsw

🔸 Agjërimi i diabetikut – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=ZjEDQ3vU17c

🔹 A e prishin agjërimin gjilpërat për kurimin e sheqerit? – Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=nfCMfAw7Nlo

🔸 Çfarë të bëj nëse sëmundja zgjatë gjatë gjithë Ramazanit? – Shejh Mukbil el Uadi’ij
📺 https://www.youtube.com/watch?v=69QBHmvy7b4

🔹 A e prishën agjërimin biseda mes dy gjinive? – Ubejd el Xhabiri
📺 https://www.youtube.com/watch?v=WP7I9Sm27jU

🔸 A është Sunet që të çilet iftari duke u ushqyer me numër tek hurmash? – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=j7mSl-klq4g

🔹 Shijimi i ushqimit kur je agjërueshëm – Shejh AbdulAziz ibën Baz
📺 https://www.youtube.com/watch?v=ICiJRvktrLU

🔸 A marr shpërblim për gatimin që e bëj? – Shejh Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=Ji5Xqs0b0gg

🔹 A lejohet t’i falim Taravitë duke dhënë selam për çdo katër rekate? – Shejh Muhamed el Uthejmin
📺 https://www.youtube.com/watch?v=3imDQaXueDI

🔸 A lejohet të falen Taravitë katër rekate me një selam? – Shejh Muhamed el Medkhali
📺 https://www.youtube.com/watch?v=tu1NJMzknUE

🔹 Gjykimi i këshillave mes rekateve të taravive në formë jo të përhershme – Shejh Ubejd el Xhabiri
📺 https://www.youtube.com/watch?v=nRgb4Xv1FO0

🔸 Çfarë të bëj me Sunetin e jacisë nëse imami i fal menjëherë taravitë? – Shejh Ubejd el Xhabiri
📺 https://www.youtube.com/watch?v=Rs1jtqBWqxA

🔹 Ndarja e namazit të natës gjatë Ramazanit – Shejh Albani
📺 https://www.youtube.com/watch?v=J8Ost2M4tTE

🔸 A i bën dobi agjërimi vullnetar atij që është ushqyer me qëllim? – Shejh Albani
📺 https://www.youtube.com/watch?v=nb9BSvt8_QI

🔹 A duhet bërë kompesimi i Ramazanit menjëherë? – Shejh Albani
📺 https://www.youtube.com/watch?v=I4MVP2vb_U4

🔸 Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual-Salih el Feuzan
📺 https://www.youtube.com/watch?v=a1lLoJOJCzk

Mblodhi: Besmir Cacani

Agjërimi për ata që e kanë natën e shkurtër

🌔 Agjërimi për ata që e kanë natën e shkurtër
✍🏻 Nga shejh Ahmed en-Nexhmi

🔹 Ky pyetës thotë: si agjëron personi të cilit i ndryshon dita dhe nata? Thotë se në disa vende nata është më e gjatë se dita dhe nganjëherë dita është më e gjatë se nata? Nata mbase është 2-3 orë, apo katër?

🔸 Përgjigja: Allahu subhanehu ue teala na ka ngarkuar që të agjërojmë ditën, ndërsa iftarin ta bëjmë natën.

Allahu subhanehu ue teala ka thënë: “Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” [El Bekare: 187].

Ky është obligimi i agjërimit, pra agjërimi duhet bërë ditën, ndërsa iftari duhet bërë natën, edhe sikur të jetë i shkurtër. Edhe nëse nata është e gjatë dhe dita është e shkurtë, apo e anasjellta: nëse dita është e gjatë dhe nata është e shkurtë.

📺 Shiko videon: https://youtu.be/VB-YXXGojsw
Përktheu: Besmir Cacani

A e prishin agjërimin gjilpërat për kurimin e sheqerit?

💉 A e prishin agjërimin gjilpërat për kurimin e sheqerit*?
✍🏻 Nga shejh Salih el Feuzan

🔹 Allahu ju shpërbleftë! A e prishin agjërimin gjilpërat për kurimin e sheqerit*? Allahu ju dhëntë mirësi!

🔸 Përgjigja: jo! Gjilpërat që merren për kurimin e sheqerit* apo për të ulur sheqerin, nuk e prishin agjërimin, sepse ato merren nga lëkura dhe nuk kalojnë përmes gojës.

📺 Shiko videon: https://youtu.be/nfCMfAw7Nlo
Përktheu: Besmir Cacani

*)Shenim i redaktorit: mendoj se behet fjale për sëmundjen e diabetit, pra për përsonat e sëmurë me diabet dhe që bëjnë gjilpëra me insulinë