Dita e Arafatit

Nga Abdullah ibën Amr ibnul As, radijAllahu ‘anhuma, transmetohet se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Lutja më e mirë është lutja në Ditën e Arafatit, kurse më e mira që e kam thënë unë dhe profetët para meje është:
🔸 “لَا إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لا شَرِيْكَ لَهُ، لَهُ المُلْكُ، ولَهُ الحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِير”
🔸 La ilahe il-lAll-llahu wahdeHu la sherike leH; leHu – l-mulku we leHu – l-hamdu, we Huwe ‘ala kul-li shej’in Kadir.
🔸 (Nuk ka të adhuruar të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe nuk ka ortak. I Tij është pushteti, Atij i takon lavdia dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për gjithçka.)”

📚 Tirmidhiu (3585) el-Albani e bën hasen në Sahih etTergib (1536).

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

Transmetohet nga Ebi Katade, se është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për agjërimin e ditës së Arafatit.
Tha:
“- Me të Allahu fal gjynahet e vitit te kaluar dhe atij që është.”

📚 Hadithi gjendet në Sahihul
muslim

Idris Manushi

💎 AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT 💎

🔸 I Dërguari i Allahut, ‎ﷺ, ka thënë:

“Agjërimi i Ditës së Arafatit shpresoj tek Allahu se i shlyen gjynahet e vitit vijues dhe vitit të mëparshëm.”

📚 Sahih etTerghib uet Terhib, 1/1010.

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

Me 31.08.2017 është dita e Arafatit

Aisha – radi Allahu anha – ka thënë:

“Nuk ka brenda vitit ndonjë ditë më të dashur për mua për ta agjëruar se Dita e Arafatit.”

📚Musned Ibnën el-Xhad 512

✍️ Përktheu: Alben Aliu

▫️ Për atë që nuk ka mundur të shkojë në haxhxh sivjet : : : . . . 🕋💚

💎 Imam Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Kush nuk mundi të qëndrojë në Arafat, le të qëndrojë te kufijt e Allahut, i Cili e mësoi;
🔸 Kush nuk mundi ta kalojë natën në Muzdelife, le t’i kalojë netët me ibadete dhe përulje, që Allahu ta afrojë;
🔸 Kush nuk mundi ta therë kurbanin në Mina, le t’i therë epshet e tija, që t’i arrijë idealet;
🔸 Kush nuk mundi të arrijë deri te Shtëpia e Allahut (Qabeja) për shkak se ajo është larg, le t’i drejtohet Zotit të Qabesë, sepse Ai është më afër se damari i qafës (i di imtësitë për njeriun dhe i dëgjon lutjet e tij).

📚 Letaif elMe’arif, faqe 633.

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

🔸 “Nuk ka ditë në të cilën Allahu liron robër nga Zjarri më shumë se në Ditën e Arafatit.”

📚 Muslimi
•••━════✿═════━••
▫️ Hafidh Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Dita e Arafatit është ditë e çlirimit prej Zjarrit. Në këtë ditë Allahu çliron prej Zjarrit njerëz të shumtë, si prej atyre që qëndrojnë në Arafat, ashtu edhe prej muslimanëve të vendeve të ndryshme, të cilët nuk kanë qëndruar në Arafat.
Nga ky shkak dita vijuese është ditë feste për të gjithë muslimanët në të gjitha vendet, si ata që kanë marrë pjesë në haxhxh, ashtu edhe të tjerët; ngase të gjithë marrin pjesë në çlirimin prej Zjarrit dhe faljen e Allahut në Ditën e Arafatit.”

📚 Letaif elMe’arif.
•••━════✿═════━•••

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

Shejh Abdullah elBessam, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Agjërimi i Ditës së Arafatit është agjërimi vullnetar më i mirë, e kjo me unanimitet (ixhma’) të dijetarëve.”

📚 Burimi: Teudihul ahkām 3/558.
Përktheu: Besmir Cacani

💎 Atai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Nëse ke mundësi të vetmohesh (për dhikr dhe dua) në mbrëmjen e Arafatit (mes ikindisë dhe akshamit), atëherë bëje!

📚 ezZuhd, Imam Ahmed, 2211.

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheual

💎 Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheual 💎

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Agjërimi i muajit të Ramazanit vlen sa për dhjetë muaj (agjërim), ndërsa agjërimi i gjashtë ditëve pas Ramazanit vlen sa për dy muaj; ky është agjërimi i gjithë vitit.”

📚 Burimi: Sahih el xhami’ 3851 dhe është vlerësuar si hadith i saktë nga shejh Albani.
Përktheu: Besmir Cacani
________________

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush agjëron Ramadanin, dhe e ndjek(pason) atë me gjashtë ditë prej muajit të Sheualit, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin.”

(Burimi: Hadithi gjendet në sahihul Muslim)

✍ Idris Manushi

Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë

Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë.

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë. Mirëpo, kur të ketë fuqi urdhërohet për agjërim në mënyrë që të kalitet dhe të mësohet me të, dhe ta ketë të lehtë kur të arrijë moshën e pjekurisë. Sahabët radijAllahu anhum, të cilët janë më të mirët e këtij umeti, bënin që fëmijët e tyre të agjëronin ndërsa ata ishin të vegjël.”

Burimi: Mexhmu’ul fetaua 19/ 28-29
Përktheu: Besmir Cacani

A prishet agjërimi nëse e vjellura rikthehet në mënyrë të pavullnetshme?

⁉️ A prishet agjërimi nëse e vjellura rikthehet në mënyrë të pavullnetshme?
✍🏻 Nga shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

🔹 Pyetja: gjatë Ramazanit të kaluar kam patur një insufiçensë renale (të veshkave) dhe lavdi Allahut kam agjëruar. Mirëpo, gjatë disa ditëve më vinte një e vjellur e rëndë, deri në atë pikë sa e vjellura më kthehej në gojë përsëri. Pyetja ime është: a e kam agjërimin e saktë apo jo?

🔸 Përgjigja: agjërimi i këtij pyetësi është i saktë, sepse kjo e vjellur është e pavullnetshme, ndërkohë që ju e dëgjuat që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kë e mund e vjella, ai nuk e ka për obligim të kompensojë.”

Nëse diçka nga e vjellura i rikthehet në gojë pa vullnetin e njeriut, atëherë nuk ka asgjë për të, sepse prej kushteve që kanë gjërat që e prishin agjërimin, është që ato të bëhen me qëllim (dhe vullnet).

📚 Burimi: http://binothaimeen.net/content/1567
📺 Shiko videon: https://youtu.be/gAKSFd9d68k

Përktheu: Besmir Cacani

Agjërimi i gjymtyrëve nga gjërat që i ka ndaluar Allahu

📌 Agjërimi i gjymtyrëve nga gjërat që i ka ndaluar Allahu
✍🏻 Nga shejh AbdulAziz Aali Shejh

🔹 Pyetja: çfarë është për qëllim me fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të dhe injorancën, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij” dhe ç’është për qëllim me fjalën e keqe?

🔸 Përgjigja: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij.”

Hadithi do të thotë se kush nuk distancohet nga fjala e keqe dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu xhel-le ue ala’ nuk ka nevojë që ai të agjërojë. Pra, kjo do të thotë se agjërimi nuk ka ardhur me qëllim braktisjen e ushqimit dhe pijes, mirëpo ka ardhur me qëllim braktisjen e fjalës dhe dëshmisë së keqe.

“Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të.” Fjalë të këqia janë: fjalët e kota prej përgojimeve, bartjes së fjalëve, ndërsa vepra të këqija janë të gjitha gjynahet.

“Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të dhe injorancën”; që janë gjynahet dhe largimi nga bindja e Allahut, atëherë Allahu nuk ka nevojë që ti të braktisësh ushqimin dhe pijen tënde, pasi nuk ka dobi nëse kjo braktisje e ushqimit dhe e pijes nuk kanë ndikim tek sjellja yte, andaj nuk ka mirësi në të.

📺 Shiko videon: https://youtu.be/7AGnIwwHH0I

Përktheu: Besmir Cacani

A e prish pështyma agjërimin?

⁉️ A e prish pështyma agjërimin?
✍🏻 Nga shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

🔹 Pyetja: shejh, Allahu ju begatoftë! Sa i përket pështymës, a e prish agjërimin?

🔸 Përgjigja: pështyma nuk e prish agjërimin me ixhma’ (me pajtim unanim) dhe është e pamundur që dikush të thotë se e prish agjërimin. Për grumbullimin e pështymës dhe gëlltitjen e saj, disa dijetarë kanë thënë se e prish agjërimin, mirëpo, më e sakta është se nuk e prish.

E sakta është se nuk e prish, sepse ti nuk ke futur as ushqim dhe as pije në gojë. Kjo pështymë ka dalë nga goja dhe është kthyer në të.

Për këtë arsye, mendimi më i saktë lidhur me gëlbazën është se nuk e prish agjërimin, edhe nëse ajo arrin në gojë dhe e kalon, agjërimi nuk prishet. Mirëpo, njeriu nuk duhet ta kalojë gëlbazën, sepse dijetarët e kanë ndaluar këtë gjë, pasi është diçka e neveritshme dhe njeriu nuk duhet ta kalojë.

Nëse njeriu e shplanë gojën për shkak të etjes, a prishet agjërimi apo jo?

Nëse e kalon ujin, agjërimi prishet dhe kjo gjë është e qartë, mirëpo nëse nuk e kalon, atëherë agjërimi nuk prishet.

📚 Burimi: http://binothaimeen.net/content/5036
📺 Shiko videon: https://youtu.be/j-NtwH39yVE
Përktheu: Besmir Cacani

A e prish agjërimin dializa (pastrimi i gjakut)?

⁉️ A e prish agjërimin dializa (pastrimi i gjakut)?
✍🏻 Nga shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

🔹 Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi o shejh! A e prish agjërimin dializa (pastrimi i gjakut)?

🔸 Përgjigja:

Së pari, Allahu të begatoftë: ai që ka nevojë për dializë, a mund ta bëjë natën apo jo?

Po të pyes: a e ka të mundur t’i thotë mjekëve se do ta bëjë dializën natën?

Nëse mund ta bëjë, atëherë nuk lejohet ta bëjë dializën ditën. E nëse nuk mund ta bëjë, atëherë ushqehet ditën sepse është i sëmurë dhe e kompeson më vonë.

📚 Burimi: http://binothaimeen.net/content/6248
📺 Shiko videon: https://youtu.be/Yei-kkypYGo
Përktheu: Besmir Cacani

Agjerimi, dobitë fetare në adhurim janë bazë, kurse dobitë e dynjasë janë sekondare

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë duke folur për agjërimin ka thënë:

“Disa njerëz kur flasin për dobitë e adhurimit, i potencojnë dobitë e dynjasë, si p.sh. thonë: Në namaz ka dobi fizike-sportive ngase përfitojnë gjymtyrët e trupit, në agjërim ka dobi rifreskuese dhe renditje të ushqimit!

Në fakt është obligim që mos të behën dobitë e dynjasë esenciale, sepse Allahu nuk i ka cekur në librin e Tij, porse e ka cekur së namaz të largon nga punët e këqija dhe të neveritshme, për agjërimin ka pohuar së është shkak për devotshmëri.

Andaj, dobitë fetare në adhurim janë bazë, kurse dobitë e dynjasë janë sekondare”

(elKaulul-Mufid f.458)
Përktheu: Besim Gjelaj

Rreth vlerave të syfyrit

Rreth vlerave të syfyrit

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Me të vërtetë dallimi mes agjërimit tonë dhe atij të Ehli Kitabit(pasuesit e librave të shenjtë) është syfyri.”

(Burimi: Sahihul Nesai 2165)

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Me të vërtetë syfyri është bereqet, prandaj mos e leni atë.”

(Burimi: Sahihul xhamiu i shejkh Albanit 1636)

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Hani syfyr! Sikur edhe një gllëjkë ujë.”

(Burimi: Sahihul xhamiu i shejkh Albanit 2945)

Përktheu: Idris Manushi