Ndihma dhe konsultimi

Ndihma dhe konsultimi

Umer ibnul Hattabi, radijAllahu anhu, ka thënë:

“Për të kryer nevojat tuaja, merr vetëm ndihmën e atij që ta do suksesin, po ashtu konsultohu vetëm me ata që i frikësohen Allahut.”

📚 Burimi: Shuabul iman 10/559.
Përktheu: Besmir Cacani

Mos t’iu pengojë sedra ndaj njerëzve që të thoni të vërtetën

Mos t’iu pengojë sedra ndaj njerëzve që të thoni të vërtetën

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Mos t’iu pengojë sedra ndaj njerëzve që të thoni të vërtetën, atëherë kur e shikoni, ose e dëshmoni, ose e dëgjoni.”

📚 Transmeton Ahmedi dhe e ka saktësuar Shejkh Mukbil el-Uadijj në el-Musned 433.

✍ Idris Manushi

Bidatçiu a bën të burgoset?

Bidatçiu a bën të burgoset?

Është pyetur imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, bidatçiu a bën të burgoset?
Tha: Po, mëndoj që duhet të burgoset dhe të parandalohet bidati i tij nga përhapja në mesin e muslimanëve.

(Mesail Abdullah ibën imam Ahmed f.439)
Përktheu: Besim Gjelaj

Nga mekatët e medha tek Allahu i Lartësuar

Nga mekatët e medha tek Allahu i Lartësuar

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nga mekatët e medha tek Allahu i Lartësuar është:

-kur njeriu e marton një grua, pasi që e shfrytëzon atë, e shkurorizon dhe nuk ia jep mehrin e saj;

-kur njeriu i punëson disa punëtor, më pas nuk ua jep pagat e tyre;

-kur njeriu e vret një kafshë pa asnjë arsye”

(Silsile esSahiha Nr.999)
Përktheu: Besim Gjelaj

Kush dëshiron për veten e vet që të arrijë gradën e vepërmirëve?

Kush dëshiron për veten e vet që të arrijë gradën e vepërmirëve?

Ka thënë, shejkhul Islam ibn Tejmijje, Allahu e mëshiroftë: “Kush dëshiron për veten e vet që të arrijë gradën e vepërmirëve dhe të përngjasojë me të zgjedhurit, dhe të mirët, le të vendosë që për ç’do ditë që del dielli të jetë i dobishëm ndaj krijesave. Në atë që ka në dorë dhe ja ka lehtësuar Allahu atijë, dhe ti nënshtrohet Allahut në ç’do të lejuar dhe në ç’do të ndaluar, të largohet nga të dyshimtat me sa të mundet, sepse kërkimi i asaj që është hallall, dhe sadakaja tek fëmijët është degë madhështore nuk e zëvëndëson atë asnjë punë tjetër e mirë.”

📚 el Imanul eusat (106)

✍ Idris Manushi

Përmbledhja e moralit të mirë në një fjalë

Përmbledhja e moralit të mirë në një fjalë

Ibën Mubarekut – Allahu e mëshiroftë – i është thënë:

“Na e përmbledh moralin e mirë në një fjalë.”

Ai tha: “Braktisja e zemërimit.”

📚 Burimi: Xhamiul ulumi uel hikem 1/364.
Përktheu: Besmir Cacani

Këshillë nga shejh Rabi’ el Medkhali lidhur me mospajtimet dhe keqkuptimet mes selefive

💎 Këshillë nga shejh Rabi’ el Medkhali lidhur me mospajtimet dhe keqkuptimet mes selefive

🔹 Thotë pyetësi: Allahu ju ruajtë, nganjëherë ka shumë mospajtime dhe keqkuptime mes vetë selefive, andaj cili është orientimi dhe këshilla juaj në mënyrë që vëllezërit selefi të jenë të bashkuar dhe t’i shmangin fitnet dhe mospajtimet?

🔸 Përgjigja: kjo vjen nga frika e pakët ndaj Allahut, nga qendrueshmëria dhe korrektësia e pakët në Fe. Po të kishte qendrueshmëri dhe korrektësi në urdhërat e vërtetë të Allahut, atëherë nuk do të gjeje të tilla gjëra, mirëpo egzistojnë sëmundje vetjake, andaj le t’i largojnë këto sëmundje vetjake, le të bëhen të qendrueshëm dhe të ecin korrektësisht në të vërtetë. Në këtë mënyrë, ata do të jenë sikur një trup i vetëm, sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Shembulli i besimtarëve në lidhje me dashamirësinë, mëshirën dhe ndjeshmërinë e tyre është sikur shembulli i një trupi të vetëm; nëse ankon një gjymtyrë e trupit, atëherë i gjithë trupi ankon pagjumësinë dhe temperaturën.”

Unë i porosis që t’i frikësohen Allahut, të jenë të qendrueshëm dhe korrektë në Fe. Po ashtu e porosis edhe veten me këtë gjë përpara se t’i porosis ata. Allahu ju begatoftë!

Përpiquni që të vëllazëroheni, të duheni, të jeni dashamirë dhe të vizitoheni për hir të Allahut tebareke ue teala. Në vend që të shkëmbejmë mllefin dhe urrejtjen, le të shkëmbejmë dashurinë, mëshirën dhe ndjeshmërinë.

Prej gjërave që na largojnë prej mospajtimeve është edhe se ne duhet t’i shmangim shkaqet që sjellin përçarje. Ky shkon me Sururitë dhe thotë se nuk dëshiron t’i braktisë! Ti u bëre shkaktar për përçarje dhe fitne. Ky tjetri shkon me Ikhuanët, ky tjetri me filan fraksion, ndërsa ky me filan grupacion; në këtë mënyrë u bëre shkaktar për përçarjen e selefive. Mospajtimet mes selefive dhe shkaqet e tyre janë të shumta dhe vetëm Allahu azze ue xhel-le i di ato.

Largohuni plotësisht nga shkaqet e mospajtimeve dhe përpiquni të kapeni për Kuran dhe Sunet, përpiquni të merreni vesh mes jush përmes Kuranit dhe Sunetit të Pejgamberit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në këtë mënyrë zemrat dhe trupat tuaj do të bashkohen në të vërtetë dhe në të mirë.

📚 Burimi: https://www.sahab.net/forums/index.php?app=forums&module=forums&controller=topic&id=146633
📺 Shiko videon: https://youtu.be/jynJhv0UK68
Përktheu: Besmir Cacani
————