Veprat e mira në dhjetë ditshin e Dhulhixh’xhes

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Nuk ka ditë ku puna është më e vlefshme se sa në këto dhjetë ditë (ditët e DHUL HIXH’XHES).”

📗(E ka saktesuar shejkh Albani ne ‘sahihu tergib’ 1149.)

💎💎 Thotë shejkh Muhamed iben Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë:

“Puna e mire është në mënyra dhe forma të ndryshme si:

1. Leximi i kuranit
2. Dhikri (permendja e Allahut me tesbih, tehmid, tekbir)
3. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja
4. Veprimi i namazit
5. Nxjerrja e sadakase
6. Bërja mirë ndaj prinderve
7. Mbajtja e lidhjes me të afërmit.

🔸Veprat e mira nuk kanë mbarim, kur nxjerr sadaka nje dirhem në këto dhjetë ditë, dhe një dirhem në dhjetë ditshin e ramazanit kush është më e vleshme tek Allahu Subhane ue te’ala?.

🔸Sadakaja në dhjetë ditshin e dhulhixh’xhes është më e dashur tek Allahu Subhane ue te’ala ,se sa në dhjetë ditshin e muajit ramazan.”

—————————–
📚 (Burimi: likau shehri i shejkh Uthejminit 2/10.)
📝Përktheu:Idris Manushi

Video të dijetarëve selefi rreth ISIS-it, Havarixhëve dhe grupeve terroriste dhe ekstreme

📌 Video të dijetarëve selefi rreth ISIS-it, Havarixhëve dhe grupeve terroriste dhe ekstreme

🔊 Roli i nxënësve të dijes në largimin e mendimeve të humbura – shejh Salih el Feuzan

🔊 ISIS është një grupim i prishur që nuk ka hajër në të – shejh Salih el-Luhajdan

🔊 Paralajmërim nga rreziku i havarixhëve të ISIS dhe nga aderimi tek ata – shejh Salih el Feuzan

🔊 Shejh AbdulMuhsin el Abbad për ISIS

🔊 Ruaje fëmijën tënd përpara se ta edukojnë Isistat – shejh Salih el Feuzan

🔊 Si t’i trajtojmë muslimanët që besojnë se ISIS është në të vërtetë – shejh Muhamed el Medkhali

🔊 Shejh Salih el-Luhajdan për aktet terroriste në Francë

🔊 Qëndrimi i selefiut lidhur me vrasjen e gazetarëve francezë – shejh Ubejd el Xhabiri

🔊 Referimi i autoritetve europiane për ata që dëshirojnë të shpërthejnë – shejh AbdulAziz Aali Shejh

🔊 Raportimi i havarixhëve tek autoritet e shtetit mosbesimtar – shejh Ubejd el Xhabiri

🔊 Medh’hebi i havarixhëve dhe kur janë shfaqur – shejh Salih el Feuzan

Përmblodhi dhe përzgjodhi: Besmir Cacani

Islami është i pastër nga atentatet terroriste

🚫 Islami është i pastër nga atentatet terroriste🚫
🎙Nga shejh Muhamed el Umerij dhe 🎙shejh Hamid el Xhunejbi

Shejh Muhamed el Umerij: lidhur me atë që dëgjojmë këto ditë rreth shpërthimit të ndodhur në Belgjikë. Më pas, vjen ISIS-i dhe grupe të tjera të devijuara, dhe e merr përsipër këtë shpërthim, ashtu sikurse ka marrë përsipër edhe shpërthime të tjera nëpër vende të tjera. Pa dyshim, kjo gjë është prej veprave të Havarixhëve, dhe ska asnjë lidhje me fenë Islame. Këto shpërthime që i bëjnë ata, nuk janë prej fesë Islame. Ky shkatërrim dhe kjo vrasje, nuk janë prej fesë Islame. A është kjo thirrje për në Islam?!!! Ky është prej deformimeve më të mëdha të imazhit të fesë së Allahut subhanehu ue teala.

Shejh Hamid el Xhunejbi: këto shpërthime përsëriten herë pas here, qofshin në vendet muslimane apo në vendet jomuslimane. Këto atentate dhe këto shpërthime, sa e sa shkatërrim, sprova dhe fatkeqësi i kanë sjellë njerëzve të qetë dhe muslimanëve? Sa kanë dëmtuar dhe shkatërruar? Përfituesit nga këto gjëra nuk janë muslimanët, nuk janë muslimanët ata që përfitojnë nga gjithë këto veprime, mirëpo përfituesit e vetëm nga këto, janë armiqtë e kësaj feje, të cilët qëndrojnë në pritë kundër kësaj saj.

Shejh Muhamed el Umerij: këta janë armiqtë më të mëdhenj të fesë, sepse kur armiku është nga brënda, atëherë ai është më i madh sesa armiku i jashtëm. Armikun e jashtëm ti e njeh, mirëpo ky (që është armik i brëndshëm) e dëmton fenë (nga brënda), dhe e shkatërron fenë në emër të fesë. Ky e shkatërron Islamin në emër të ndihmës së Islamit. Ky i vret njerëzit në emër të përhapjes së fesë. Po çfarë feje na qënka kjo tek e cila po bën thirrje?!!! Kjo është feja e Azarikëve (grupi më ekstrem i Havarixhëve), kjo është feja e Havarixhëve, kjo është feja e Karamitëve (grup ekstrem nga mesi i sektit Ismaili). Kjo nuk është feja Islame. Feja Islame është e pastër nga këto vepra. Ky Islam nuk është përhapur në lindje dhe perëndim pëmes këtyre metodave, me shpërthimeve dhe vrasje. Si e kanë kuptuar Kuranin këta?!!! Si e kanë kuptuar Sunetin?!!! Më pas, ata i shfaqen njerëzve në emër të Kuranit dhe të Sunetit; argumentohen me Kuran dhe me Sunet, mirëpo (argumentohen) sipas kuptimit të tyre. Nëse Kurani dhe Suneti komentohen me ëndje (dhe epshe), atëherë (njeriu) përfundon tek tilla vepra të shëmtuara, vepra që feja nuk kënaqet me to. Këta njerëz, janë prej njerëzve më të largët nga feja, dhe pasha Allahun, feja e Allahut është e pastër nga këto veprime.

Shejh Hamid el Xhunejbi: ata angazhohen dhe përpiqen në tilla raste që të tundojnë besimin e muslimanëve rreth parimeve të fesë dhe Sheriatit të tyre. Mundohen të shfrytëzojnë tilla raste, për t’i m’veshur kësaj feje akuzën e terrorizmit me gënjeshtër, me të padrejtë dhe në mënyrë cënuese, ndërsa kjo fe është e pastër nga gjitha këto akuza që rrjedhin nga veprimet e trashanike, të bëra disa të mashtruar dhe që shejtani ua ka zbukuruar veprën e keqe, duke menduar se kjo është rruga për të kënaqur Allahun subhanehu ue teala.

Shejh Muhamed el Umerij: ashtu siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ta: “Mendjelehtë, të rinj në moshë..”, të vegjël në moshë dhe mendjelehtë, skanë dituri; mes tyre nuk gjen një dijetar, mes tyre nuk gjen një të thelluar në dituri, dhe mes tyre nuk gjen një të mençur.
Shejh Hamid el Xhunejbi: njeriu nuk i cënon njerëzit e qetë. Allahu subhanehu ue teala thotë:
لَّا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُم مِّن دِيَارِكُمْ أَن تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ ۚ
“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.” [el Mumtahineh: 8]. Fjala “mirë (el birr)” siç thonë dijetarët: është fjalë gjithpërfshirëse e formave të mirësisë, andaj mirësia është diçka e kërkuar. Allahu subhanehu ue teala, nuk na ka urdhëruar për cënimin e tjerëve, as nuk na ka urdhëruar për gjakderdhje pa të drejtë; Allahu nuk na ka urdhëruar për asnjërën nga këto. Edhe nëse dikush të cënon, Allahu nuk ka urdhëruar që ta cënosh me të padrejtë dhe armiqësi. E si të jetë pra me vrasjen e njerëzve të qetë? Edhe kur ata janë në dehjen e mëkateve, gjynaheve, hutisë dhe janë larg Allahut subhanehu ue teala, Pejgamberi ynë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur dërgonte një grup për në betejë, ai i ndalonte nga vrasja e murgjve në faltoret e tyre, apo të grave, të fëmijëve, apo të torturonin ndonjë burrë apo ndokënd tjetër. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar nga gjitha këto. Murgu që është në faltoren e tij; nëse është i krishterë, apo çifut, ska dyshim se ai bën idhujtari që Allahu e din më mirë, e megjithëkëtë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar që të cënohet gjatë kohës që po kryen tilla gjëra. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar nga kjo gjë.

Shejh Muhamed el Umerij: kjo ideologji, përfaqëson vetëm dhunën, ektremizmin, ashpërsinë, vrasjen dhe shkatërrimin në tokë. Ajo është komplet larg fesë Islame dhe lehtësisë (thjeshtësisë) së tij. Lusim Allahun të largojë të keqen e tyre (ISIS-it) prej muslimanëve, t’i shkatërrojë, mos t’i lërë të ngrejnë ndonjë flamur, dhe t’i japë fuqi muslimanëve kundër tyre.

📚 Burimi: http://rasaelemaratia.com/topics.php?id=189
📱 Për të shikuar videon:


Përktheu: Besmir Cacani

Ndëshkimi i një populli

Umer ibën Abdul-Aziz, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Është thënë në të kaluaren së Allahu i Lartësuar nuk e ndeshkon një shoqëri në përgjithesi si shkak i mekatit të individëve, mirëpo, nesë e keqja behët haptaz, atëherë të gjithë e meritojnë ndeshkimin”

(Muvata, Malik Nr.1799)
Përktheu: Besim Gjelaj

gjumi pas Sabahut

Ka thënë shejkh Abdul Aziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë:
“Unë nuk e njoh gjumin pas sabahut në jetën time.”

📚 Ibn Bazi Alimun fekadet’hul umetu 223

✍ Idris Manushi

Nuk duhet të ketë turp askush që të kthehet tek e verteta

Ka thënë Shejkh Abdul Aziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë:
“Nuk duhet të ketë turp askush që të kthehet tek e verteta, kthimi tek e vërteta është mirësi dhe Hak’k, kurse qëndrimi tek e kota është poshtrim, pisllik, nënçmim, dhe rrezikshmëri se mund të kap poshtërimi i Allahut, prandaj duhet medoemos që të kthehesh tek Hak’k-u, dhe të ruhesh nga e kota.”

📚 Feuaid mine tefsir 1/36

✍ Idris Manushi

rrafiditë (shiat), përkrahesit me të mdhej të çifutëve

Shejhul-Islam, Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Nëse çifutët e formojnë shtetin e tyre në Irak apo në ndonjë vënd tjetër, rrafiditë (shiat) do të jenë përkrahesit me të mdhej të tyre, sepse ata çdo herë i miqësojnë pa besimtarët”

(Min’haxh 3/378)
Përktheu: Besim Gjelaj

të rinjëve musliman ne kohën e sotit

Imam Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“E metë e të rinjëve musliman ne kohën e sotit është se, për një çast, kur ai ndjenë se ka mësuar diçka nga dija, për të cilën nuk ka pasur njohuri më herët, me këtë ata e ngritin kokën, duke menduar se kanë arritur gjithë diturinë!
I kaplon mashtrimi dhe vetëknaqësia.
Frikohem se do t’i perfshijë fjala e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: ‘Tre qështje janë shkatërruese: Koprracia, pasimi i epshit dhe i vetëknaquri me mendimin e tij.”

Burimi: Silsetu el-Huda uen-nur 861
Përktheu: Shaban Tolaj

Zgjedhja e shoqërisë

Ka thënë Shejkh ibn el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
“Kur t’i kesh shokët që të orientojnë tek e mira, të ndihmojnë për tek ajo, ose kur ti e harron atë(të mirën), ata ta kujtojnë atë, kurse kur ti të mos dish diçka e ata t’a mësojnë ty, atëherë mbaji fort këta shokë siç kap diçka më dhëmballë.
E kur shikon që shoqëria që ke s’interesohet për ty dhe për të drejtat ndaj teje, dhe as që i’u intereson se je apo s’je, ose mundohen që të bëjnë keq ty, largohu prej tyre se ata janë vetë helmi, Allahu na ruajtë prej tyre, mos i afro ata, porse largohu prej tyre ashtu siç largohesh prej frikës së Luanit.”

📚 Sherh Rijadu Salihine 2/388

✍ Idris Manushi