Ndëshkimi i një populli

Umer ibën Abdul-Aziz, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Është thënë në të kaluaren së Allahu i Lartësuar nuk e ndeshkon një shoqëri në përgjithesi si shkak i mekatit të individëve, mirëpo, nesë e keqja behët haptaz, atëherë të gjithë e meritojnë ndeshkimin”

(Muvata, Malik Nr.1799)
Përktheu: Besim Gjelaj

Me të vërtetë es-Selam është…

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Me të vërtetë es-Selam është një nga emrat e Allahut të Lartësuar, andaj, përhapeni selam në mesin tuaj”

(Silsile Sahiha Nr. 1607)
Përktheu: Besim Gjelaj

Dua, lujte pas ngrënjes

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Kush hà diçka dhe pastaj thotë;(këtë Duà):
“ELHAMDULILAHI EL-LEDHI AT’AMENI HADHAT TAAMU UE REZEKANIHI MIN GAJRI HAULIN MIN NI UE LA KUWETE”.
I falen atij gjynahet që i ka bërë më përpara.”

📚 Sahihul Xhamiu i Shejkh Albanit me numër 6086

✍ Idris Manushi

sh.p.(shënim i përkthyesit): ‘Për gjynahet, kihet për qëllim gjynahet e vogla.’

Sa bukur shkon me emrin e Allahut “el Uedud”

Sa bukur shkon me emrin e Allahut “el Uedud”

Ka thënë Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë: “Sa bukur shkon me emrin e Allahut “el Uedud”, duke u bashkuar me “Mëshirën” dhe me “Falësin”, sepse njëriu mund ta falë atë që i bën keq atij, porse s’mund ta dojë atë; gjithashtu mund të mëshirojë porse s’mund ta dojë atë. Kurse Allahu te’ala, ja fal robit të tijë kur pendohet dhe e mëshiron atë, gjithashtu dhe e do atë, Ai i do ata që pendohen, dhe kur pendohet biri i Ademit e do atë Allahu, edhe pse ka ç’farë ka.”

📚 et-Tibjan (146)

✍ Idris Manushi