Video të dijetarëve selefi rreth ISIS-it, Havarixhëve dhe grupeve terroriste dhe ekstreme

📌 Video të dijetarëve selefi rreth ISIS-it, Havarixhëve dhe grupeve terroriste dhe ekstreme

🔊 Roli i nxënësve të dijes në largimin e mendimeve të humbura – shejh Salih el Feuzan

🔊 ISIS është një grupim i prishur që nuk ka hajër në të – shejh Salih el-Luhajdan

🔊 Paralajmërim nga rreziku i havarixhëve të ISIS dhe nga aderimi tek ata – shejh Salih el Feuzan

🔊 Shejh AbdulMuhsin el Abbad për ISIS

🔊 Ruaje fëmijën tënd përpara se ta edukojnë Isistat – shejh Salih el Feuzan

🔊 Si t’i trajtojmë muslimanët që besojnë se ISIS është në të vërtetë – shejh Muhamed el Medkhali

🔊 Shejh Salih el-Luhajdan për aktet terroriste në Francë

🔊 Qëndrimi i selefiut lidhur me vrasjen e gazetarëve francezë – shejh Ubejd el Xhabiri

🔊 Referimi i autoritetve europiane për ata që dëshirojnë të shpërthejnë – shejh AbdulAziz Aali Shejh

🔊 Raportimi i havarixhëve tek autoritet e shtetit mosbesimtar – shejh Ubejd el Xhabiri

🔊 Medh’hebi i havarixhëve dhe kur janë shfaqur – shejh Salih el Feuzan

Përmblodhi dhe përzgjodhi: Besmir Cacani

Islami është i pastër nga atentatet terroriste

🚫 Islami është i pastër nga atentatet terroriste🚫
🎙Nga shejh Muhamed el Umerij dhe 🎙shejh Hamid el Xhunejbi

Shejh Muhamed el Umerij: lidhur me atë që dëgjojmë këto ditë rreth shpërthimit të ndodhur në Belgjikë. Më pas, vjen ISIS-i dhe grupe të tjera të devijuara, dhe e merr përsipër këtë shpërthim, ashtu sikurse ka marrë përsipër edhe shpërthime të tjera nëpër vende të tjera. Pa dyshim, kjo gjë është prej veprave të Havarixhëve, dhe ska asnjë lidhje me fenë Islame. Këto shpërthime që i bëjnë ata, nuk janë prej fesë Islame. Ky shkatërrim dhe kjo vrasje, nuk janë prej fesë Islame. A është kjo thirrje për në Islam?!!! Ky është prej deformimeve më të mëdha të imazhit të fesë së Allahut subhanehu ue teala.

Shejh Hamid el Xhunejbi: këto shpërthime përsëriten herë pas here, qofshin në vendet muslimane apo në vendet jomuslimane. Këto atentate dhe këto shpërthime, sa e sa shkatërrim, sprova dhe fatkeqësi i kanë sjellë njerëzve të qetë dhe muslimanëve? Sa kanë dëmtuar dhe shkatërruar? Përfituesit nga këto gjëra nuk janë muslimanët, nuk janë muslimanët ata që përfitojnë nga gjithë këto veprime, mirëpo përfituesit e vetëm nga këto, janë armiqtë e kësaj feje, të cilët qëndrojnë në pritë kundër kësaj saj.

Shejh Muhamed el Umerij: këta janë armiqtë më të mëdhenj të fesë, sepse kur armiku është nga brënda, atëherë ai është më i madh sesa armiku i jashtëm. Armikun e jashtëm ti e njeh, mirëpo ky (që është armik i brëndshëm) e dëmton fenë (nga brënda), dhe e shkatërron fenë në emër të fesë. Ky e shkatërron Islamin në emër të ndihmës së Islamit. Ky i vret njerëzit në emër të përhapjes së fesë. Po çfarë feje na qënka kjo tek e cila po bën thirrje?!!! Kjo është feja e Azarikëve (grupi më ekstrem i Havarixhëve), kjo është feja e Havarixhëve, kjo është feja e Karamitëve (grup ekstrem nga mesi i sektit Ismaili). Kjo nuk është feja Islame. Feja Islame është e pastër nga këto vepra. Ky Islam nuk është përhapur në lindje dhe perëndim pëmes këtyre metodave, me shpërthimeve dhe vrasje. Si e kanë kuptuar Kuranin këta?!!! Si e kanë kuptuar Sunetin?!!! Më pas, ata i shfaqen njerëzve në emër të Kuranit dhe të Sunetit; argumentohen me Kuran dhe me Sunet, mirëpo (argumentohen) sipas kuptimit të tyre. Nëse Kurani dhe Suneti komentohen me ëndje (dhe epshe), atëherë (njeriu) përfundon tek tilla vepra të shëmtuara, vepra që feja nuk kënaqet me to. Këta njerëz, janë prej njerëzve më të largët nga feja, dhe pasha Allahun, feja e Allahut është e pastër nga këto veprime.

Shejh Hamid el Xhunejbi: ata angazhohen dhe përpiqen në tilla raste që të tundojnë besimin e muslimanëve rreth parimeve të fesë dhe Sheriatit të tyre. Mundohen të shfrytëzojnë tilla raste, për t’i m’veshur kësaj feje akuzën e terrorizmit me gënjeshtër, me të padrejtë dhe në mënyrë cënuese, ndërsa kjo fe është e pastër nga gjitha këto akuza që rrjedhin nga veprimet e trashanike, të bëra disa të mashtruar dhe që shejtani ua ka zbukuruar veprën e keqe, duke menduar se kjo është rruga për të kënaqur Allahun subhanehu ue teala.

Shejh Muhamed el Umerij: ashtu siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ta: “Mendjelehtë, të rinj në moshë..”, të vegjël në moshë dhe mendjelehtë, skanë dituri; mes tyre nuk gjen një dijetar, mes tyre nuk gjen një të thelluar në dituri, dhe mes tyre nuk gjen një të mençur.
Shejh Hamid el Xhunejbi: njeriu nuk i cënon njerëzit e qetë. Allahu subhanehu ue teala thotë:
لَّا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُم مِّن دِيَارِكُمْ أَن تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ ۚ
“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.” [el Mumtahineh: 8]. Fjala “mirë (el birr)” siç thonë dijetarët: është fjalë gjithpërfshirëse e formave të mirësisë, andaj mirësia është diçka e kërkuar. Allahu subhanehu ue teala, nuk na ka urdhëruar për cënimin e tjerëve, as nuk na ka urdhëruar për gjakderdhje pa të drejtë; Allahu nuk na ka urdhëruar për asnjërën nga këto. Edhe nëse dikush të cënon, Allahu nuk ka urdhëruar që ta cënosh me të padrejtë dhe armiqësi. E si të jetë pra me vrasjen e njerëzve të qetë? Edhe kur ata janë në dehjen e mëkateve, gjynaheve, hutisë dhe janë larg Allahut subhanehu ue teala, Pejgamberi ynë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur dërgonte një grup për në betejë, ai i ndalonte nga vrasja e murgjve në faltoret e tyre, apo të grave, të fëmijëve, apo të torturonin ndonjë burrë apo ndokënd tjetër. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar nga gjitha këto. Murgu që është në faltoren e tij; nëse është i krishterë, apo çifut, ska dyshim se ai bën idhujtari që Allahu e din më mirë, e megjithëkëtë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar që të cënohet gjatë kohës që po kryen tilla gjëra. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar nga kjo gjë.

Shejh Muhamed el Umerij: kjo ideologji, përfaqëson vetëm dhunën, ektremizmin, ashpërsinë, vrasjen dhe shkatërrimin në tokë. Ajo është komplet larg fesë Islame dhe lehtësisë (thjeshtësisë) së tij. Lusim Allahun të largojë të keqen e tyre (ISIS-it) prej muslimanëve, t’i shkatërrojë, mos t’i lërë të ngrejnë ndonjë flamur, dhe t’i japë fuqi muslimanëve kundër tyre.

📚 Burimi: http://rasaelemaratia.com/topics.php?id=189
📱 Për të shikuar videon:


Përktheu: Besmir Cacani

Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër dhe nuk ka ndonjë problem se me cilën ia fillon:

SubhanAllah, uel hamdulil-lah, ue la ilahe il-lAllah, uAllahu ekber!”

Transmeton Muslimi
Përktheu: Besmir Cacani

Dituria ka nevojë për të rinj

Dituria ka nevojë për të rinj

Shejh Hammad el Ensarij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Dituria ka nevojë për të rinj që ia jep atë njerëzve.”

Burimi: el Mexhmu’ 2/586.
Përktheu: Besmir Cacani

Ndihma dhe konsultimi

Ndihma dhe konsultimi

Umer ibnul Hattabi, radijAllahu anhu, ka thënë:

“Për të kryer nevojat tuaja, merr vetëm ndihmën e atij që ta do suksesin, po ashtu konsultohu vetëm me ata që i frikësohen Allahut.”

📚 Burimi: Shuabul iman 10/559.
Përktheu: Besmir Cacani

Përmbledhja e moralit të mirë në një fjalë

Përmbledhja e moralit të mirë në një fjalë

Ibën Mubarekut – Allahu e mëshiroftë – i është thënë:

“Na e përmbledh moralin e mirë në një fjalë.”

Ai tha: “Braktisja e zemërimit.”

📚 Burimi: Xhamiul ulumi uel hikem 1/364.
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Ubejd el Xhabiri paralajmëron nga librat ideologjik para 20 viteve

🚫 Shejh Ubejd el Xhabiri paralajmëron nga librat ideologjik para 20 viteve

👉🏻 Ruhuni nga librat ideologjik të cilët ndërtohen mbi fjalë të stolisura dhe kumbuese, që ndërtohen plotësisht mbi mendime larg argumentit nga Kurani, Suneti apo Ixhmaja.

👉🏻 Edhe po të ketë ndonjë argument, autori argumentohet në mënyrë të padrejtë, ose e sjell argumentin të cunguar, ose të shkëputur nga argumentet e tjera të Kuranit dhe Sunetit.

👉🏻 Merrni nga dijetarët e Islamit, duajini dijetarët tuaj, mos i zhvlerësoni ata dhe mos pranoni fjalët e atyre që thonë: “Dijetarët nuk e kuptojnë realitetin, ata janë dijetarët e zakoneve të grave dhe të lehonisë, ata nuk bashkëbisedojnë me të rinjtë, ata janë të veçuar nëpër pallate të largëta dhe qarkullojnë vetëm me mjetet e sigurimit.”

👉🏻 Këta o njerëz – o robër të Allahut – ju lëshojnë kurthet e shejtanit, ju lëshojnë litarët e së keqes.

👉🏻 Ruhuni prej tyre, urrejini për hir të Allahut dhe paralajmëroni prej tyre, pasi ata janë injorantë, janë bidatçi, janë të humbur dhe humbës të tjerëve, edhe pse ata mund të shfaqen nëpër media, edhe nëse rrethohen nga shumë njerëz, pasi këta nuk janë në udhëzimin e Selefëve të devotshëm. Ata janë të edukuarit e bidatçive, janë të edukuarit e librave ideologjik.

🔹 O Allah na mbro me Librin Tënd, me Sunetin e Pejgamberit Tënd dhe na lehtëso çdo shkak të udhëzimit!

🔸 O Allah ruaje shtetin e Teuhidit dhe Sunetit! O Allah ruaje shtetin e Teuhidit dhe Sunetit!

🔹 O Allah poshtëroji armiqtë e Sunetit! O Allah poshtëroji armiqtë e Sunetit!

🔸 O Allah, o i Gjalli dhe i Përhershmi, o Zoti i madhështisë dhe bujarisë, poshtëroje çdo bidat dhe bidatçi dhe na trego ndaj tyre fuqinë Tënde madhështore, bëji shembull për ata që marrin mësim, sepse vërtet ata na e kanë shfaqur hapun armiqësinë e tyre dhe na kanë thurur kurthe.

🔹 O Allah, cilido që i thur kurthe Islamit dhe Sunetit, cilido që i thur kurthe muslimanëve dhe Sunetit, ktheja mbrapsht kurthin e tij, dënoji ashtu siç dënon i Plotfuqishmi dhe i Plotpushtetshmi, na trego ndaj tyre fuqinë Tënde madhështore dhe bëji shembull për ata që marrin mësim!

🔸 O Allah na mbro dhe na ruaj! O Allah na mbro dhe na ruaj!

🔹 O i Gjalli dhe i Përhershmi, o Zoti i madhështisë dhe bujarisë!
سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ الْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ
“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata.” [Es-Saffat 182].

📺 Shiko videon: https://youtu.be/EnNA8sjeYZs
Përktheu: Besmir Cacani
————

Këshillë nga shejh Rabi’ el Medkhali lidhur me mospajtimet dhe keqkuptimet mes selefive

💎 Këshillë nga shejh Rabi’ el Medkhali lidhur me mospajtimet dhe keqkuptimet mes selefive

🔹 Thotë pyetësi: Allahu ju ruajtë, nganjëherë ka shumë mospajtime dhe keqkuptime mes vetë selefive, andaj cili është orientimi dhe këshilla juaj në mënyrë që vëllezërit selefi të jenë të bashkuar dhe t’i shmangin fitnet dhe mospajtimet?

🔸 Përgjigja: kjo vjen nga frika e pakët ndaj Allahut, nga qendrueshmëria dhe korrektësia e pakët në Fe. Po të kishte qendrueshmëri dhe korrektësi në urdhërat e vërtetë të Allahut, atëherë nuk do të gjeje të tilla gjëra, mirëpo egzistojnë sëmundje vetjake, andaj le t’i largojnë këto sëmundje vetjake, le të bëhen të qendrueshëm dhe të ecin korrektësisht në të vërtetë. Në këtë mënyrë, ata do të jenë sikur një trup i vetëm, sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Shembulli i besimtarëve në lidhje me dashamirësinë, mëshirën dhe ndjeshmërinë e tyre është sikur shembulli i një trupi të vetëm; nëse ankon një gjymtyrë e trupit, atëherë i gjithë trupi ankon pagjumësinë dhe temperaturën.”

Unë i porosis që t’i frikësohen Allahut, të jenë të qendrueshëm dhe korrektë në Fe. Po ashtu e porosis edhe veten me këtë gjë përpara se t’i porosis ata. Allahu ju begatoftë!

Përpiquni që të vëllazëroheni, të duheni, të jeni dashamirë dhe të vizitoheni për hir të Allahut tebareke ue teala. Në vend që të shkëmbejmë mllefin dhe urrejtjen, le të shkëmbejmë dashurinë, mëshirën dhe ndjeshmërinë.

Prej gjërave që na largojnë prej mospajtimeve është edhe se ne duhet t’i shmangim shkaqet që sjellin përçarje. Ky shkon me Sururitë dhe thotë se nuk dëshiron t’i braktisë! Ti u bëre shkaktar për përçarje dhe fitne. Ky tjetri shkon me Ikhuanët, ky tjetri me filan fraksion, ndërsa ky me filan grupacion; në këtë mënyrë u bëre shkaktar për përçarjen e selefive. Mospajtimet mes selefive dhe shkaqet e tyre janë të shumta dhe vetëm Allahu azze ue xhel-le i di ato.

Largohuni plotësisht nga shkaqet e mospajtimeve dhe përpiquni të kapeni për Kuran dhe Sunet, përpiquni të merreni vesh mes jush përmes Kuranit dhe Sunetit të Pejgamberit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në këtë mënyrë zemrat dhe trupat tuaj do të bashkohen në të vërtetë dhe në të mirë.

📚 Burimi: https://www.sahab.net/forums/index.php?app=forums&module=forums&controller=topic&id=146633
📺 Shiko videon: https://youtu.be/jynJhv0UK68
Përktheu: Besmir Cacani
————

Përderisa Islami do të rikthehet i huaj siç ka filluar

Përderisa Islami do të rikthehet i huaj siç ka filluar

📌 Shejhul Islam Muhamed ibën AbdulUehab, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Përderisa Islami do të rikthehet i huaj siç ka filluar, a ka injorancë më të madhe se ai që argumentohet me shumicën e njerëzve?!”

📚 Burimi: Ed-durar es-senijeh 1/41.
Përktheu: Besmir Cacani