Ndëshkimi i një populli

Umer ibën Abdul-Aziz, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Është thënë në të kaluaren së Allahu i Lartësuar nuk e ndeshkon një shoqëri në përgjithesi si shkak i mekatit të individëve, mirëpo, nesë e keqja behët haptaz, atëherë të gjithë e meritojnë ndeshkimin”

(Muvata, Malik Nr.1799)
Përktheu: Besim Gjelaj

Përmendja e Allahut të Plotëfuqishem

Malik ibën Dinar, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Nuk do të përjetojnë kënaqesi njerëzit, me asgjë me shumë së sa me përmendjen e Allahut të Plotëfuqishem”

(Shuabul-Iman 1/456)
Përktheu: Besim Gjelaj

Gjykimi i kurbanit është Sunnet i theksuar

Ka thënë Shejkh Abdul Aziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë:
“Gjykimi i kurbanit është Sunnet i theksuar, i fortë, dhe i ligjëruar për burrat dhe për gratë, mjafton ai(kurbani) që bëhet nga i pari i shtëpisë për të gjithë familjarët, dhe po ashtu nëse ai(i pari i shtëpisë) është grua mjafton për të gjithë familjarët e sajë.”

📚 Maxhmu-ul fetaua 18/38

Ka thënë Shejkh ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
“Gjykimi për kurbanin është Sunnet i theksuar, i fortë për atë që ka mundësi, kurbani i tijë është për atë dhe për të gjithë familjarët.”

📚 Mexhmu-ul Fetaua i Shejkh ibn Uthejmin 10/25

✍ Idris Manushi

gjumi pas Sabahut

Ka thënë shejkh Abdul Aziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë:
“Unë nuk e njoh gjumin pas sabahut në jetën time.”

📚 Ibn Bazi Alimun fekadet’hul umetu 223

✍ Idris Manushi

Nuk duhet të ketë turp askush që të kthehet tek e verteta

Ka thënë Shejkh Abdul Aziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë:
“Nuk duhet të ketë turp askush që të kthehet tek e verteta, kthimi tek e vërteta është mirësi dhe Hak’k, kurse qëndrimi tek e kota është poshtrim, pisllik, nënçmim, dhe rrezikshmëri se mund të kap poshtërimi i Allahut, prandaj duhet medoemos që të kthehesh tek Hak’k-u, dhe të ruhesh nga e kota.”

📚 Feuaid mine tefsir 1/36

✍ Idris Manushi