Të kënaqurit me dhuntinë e Allahut

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Njeriut kur i jepet (dhuntia) kënaqësia me atë që e ka, do të jetë i pasur, me gjoks të qetë dhe nuk shikon tek dikush tjetër. Për këtë aludon së nga mirësia e plotë e banorëve të xhenetit është: “ …(banorët e xhenetit) e nuk kërkojnë të largohen nga ai” (Kehf 108).

Edhe ai që është më poshtë (në grada) nuk kërkon t’i ndryshohet ajo kënaqësi që e ka. Dhe e sheh që askush nuk po përjeton kënaqësi sikur ai në Xhenet!

E gjithë kjo është nga dhuntia e Allahut të Lartësuar ndaj robit, të cilit i dhuron kënaqësi për atë që e posedon, qoftë kjo në kënaqësi në vendbanim, apo në veshje, apo në automjet, apo në fëmijët e tij. Mirëpo, në qoftë së i hiqet kënaqësia me atë që e posedon nga zemra e tij, atëherë ai është i varfër”

(Sher’h Bulugul-Meram 5/272)
Përktheu: Besim Gjelaj

Dita e Xhuma ne 10 Ditët e Dhul Hixhes)

El-Hāfidh Ibën Haxher – rahimahullāh – ka thënë:

“Dita e Xhuma ne to (10 Ditët e Dhul Hixhes) është më e mirë se një Xhuma tjetër, sepse në të bashkohen dy mirësi.”

📚 Fet’hul Bāri 3/29

✍ Përktheu: Alben Aliu

Shikimi i hënës së re

Shikimi i hënës së re

Gjykata Supreme në Arabinë Saudite ka shpallur se është shikuar hëna e re, andaj nesër (e Mërkurë 23 Gusht 2017) do të jetë dita e parë e Muajit Dhul Hixhxhe, dita e Arafatit do të jetë të Enjten (31 Gusht).

Kështu Dita e Bajramit të Kurbaneve bie të Xhumanë, 1 Shtator.

Allahu na dhëntë sukses për çdo të mirë!

Çfarë gjykimi ka ai qe ben Haxh dhe ka borxhe?

Çfarë gjykimi ka ai qe ben Haxh dhe ka borxhe?

Eshte pyetur shejkh Mukbil iben Hadij elUadijj: “A lejohet te shkoje ne Haxh ai qe ka borxhe?.
Ne qoftese nuk ja ngushton borxhliu per borxhet, atehere s’ka problem te shkoje edhe pse ka borxhe.
Dhe mbase behet Haxhi sebep qe ti shlyhen borxhet, sepse ka thene i Derguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Pasojeni Haxhin me umre, sepse ato ti heqin gjynahet, ashtu sic e heq flaka mbeturinat e hekurit”.
Dhe Allahu e di me se miri.

(Burimi: ixhabetus sail fq. 142)

Perktheu: Idris Manushi

Kush janë kushtet e kurbanit?

Kush janë kushtet e kurbanit?

Ka thënë shejkh ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
“1. Të jetë prej gjësë së gjallë si; deve, lopë, kafshët e imëta(dele, dhi).
2. Të plotësojë moshën e duhur sipas sheriatit, për delet 6 muaj, për dhitë 1 vit, për lopët 2 vjet, për devetë 5 vjet.
3. Të jetë pa mangësi që e pengojnë në kryrjen e sajë(kurbanit), si; qorrja te e cila është e qartë verbëria, e sëmura te e cila është e qartë sëmundja e saj, sakatja kur është e qartë ajo, dhe e çmëndura e cila nuk dinë të ruhet si ajo që është pa tru dhe e vjetër”.

(Burimi: mexhmuul fetaua 12/ 25)

Përktheu: Idris Manushi

Si e ndanë mishin e kurbanit ai që bën kurban?

Ka thënë AbdulAziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë: “Sunneti për atë që bën kurban është që të hajë vetë prej saj, të dhurojë prej tijë të afërmëve, komshijve, dhe një pjesë e nxjerr sadaka”.

(Burimi: mexhmuul fetaua 38/18)

Përktheu: Idris Manushi

Veprat e mira në dhjetë ditshin e Dhulhixh’xhes

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Nuk ka ditë ku puna është më e vlefshme se sa në këto dhjetë ditë (ditët e DHUL HIXH’XHES).”

📗(E ka saktesuar shejkh Albani ne ‘sahihu tergib’ 1149.)

💎💎 Thotë shejkh Muhamed iben Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë:

“Puna e mire është në mënyra dhe forma të ndryshme si:

1. Leximi i kuranit
2. Dhikri (permendja e Allahut me tesbih, tehmid, tekbir)
3. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja
4. Veprimi i namazit
5. Nxjerrja e sadakase
6. Bërja mirë ndaj prinderve
7. Mbajtja e lidhjes me të afërmit.

🔸Veprat e mira nuk kanë mbarim, kur nxjerr sadaka nje dirhem në këto dhjetë ditë, dhe një dirhem në dhjetë ditshin e ramazanit kush është më e vleshme tek Allahu Subhane ue te’ala?.

🔸Sadakaja në dhjetë ditshin e dhulhixh’xhes është më e dashur tek Allahu Subhane ue te’ala ,se sa në dhjetë ditshin e muajit ramazan.”

—————————–
📚 (Burimi: likau shehri i shejkh Uthejminit 2/10.)
📝Përktheu:Idris Manushi

Video të dijetarëve selefi rreth ISIS-it, Havarixhëve dhe grupeve terroriste dhe ekstreme

📌 Video të dijetarëve selefi rreth ISIS-it, Havarixhëve dhe grupeve terroriste dhe ekstreme

🔊 Roli i nxënësve të dijes në largimin e mendimeve të humbura – shejh Salih el Feuzan

🔊 ISIS është një grupim i prishur që nuk ka hajër në të – shejh Salih el-Luhajdan

🔊 Paralajmërim nga rreziku i havarixhëve të ISIS dhe nga aderimi tek ata – shejh Salih el Feuzan

🔊 Shejh AbdulMuhsin el Abbad për ISIS

🔊 Ruaje fëmijën tënd përpara se ta edukojnë Isistat – shejh Salih el Feuzan

🔊 Si t’i trajtojmë muslimanët që besojnë se ISIS është në të vërtetë – shejh Muhamed el Medkhali

🔊 Shejh Salih el-Luhajdan për aktet terroriste në Francë

🔊 Qëndrimi i selefiut lidhur me vrasjen e gazetarëve francezë – shejh Ubejd el Xhabiri

🔊 Referimi i autoritetve europiane për ata që dëshirojnë të shpërthejnë – shejh AbdulAziz Aali Shejh

🔊 Raportimi i havarixhëve tek autoritet e shtetit mosbesimtar – shejh Ubejd el Xhabiri

🔊 Medh’hebi i havarixhëve dhe kur janë shfaqur – shejh Salih el Feuzan

Përmblodhi dhe përzgjodhi: Besmir Cacani

Islami është i pastër nga atentatet terroriste

🚫 Islami është i pastër nga atentatet terroriste🚫
🎙Nga shejh Muhamed el Umerij dhe 🎙shejh Hamid el Xhunejbi

Shejh Muhamed el Umerij: lidhur me atë që dëgjojmë këto ditë rreth shpërthimit të ndodhur në Belgjikë. Më pas, vjen ISIS-i dhe grupe të tjera të devijuara, dhe e merr përsipër këtë shpërthim, ashtu sikurse ka marrë përsipër edhe shpërthime të tjera nëpër vende të tjera. Pa dyshim, kjo gjë është prej veprave të Havarixhëve, dhe ska asnjë lidhje me fenë Islame. Këto shpërthime që i bëjnë ata, nuk janë prej fesë Islame. Ky shkatërrim dhe kjo vrasje, nuk janë prej fesë Islame. A është kjo thirrje për në Islam?!!! Ky është prej deformimeve më të mëdha të imazhit të fesë së Allahut subhanehu ue teala.

Shejh Hamid el Xhunejbi: këto shpërthime përsëriten herë pas here, qofshin në vendet muslimane apo në vendet jomuslimane. Këto atentate dhe këto shpërthime, sa e sa shkatërrim, sprova dhe fatkeqësi i kanë sjellë njerëzve të qetë dhe muslimanëve? Sa kanë dëmtuar dhe shkatërruar? Përfituesit nga këto gjëra nuk janë muslimanët, nuk janë muslimanët ata që përfitojnë nga gjithë këto veprime, mirëpo përfituesit e vetëm nga këto, janë armiqtë e kësaj feje, të cilët qëndrojnë në pritë kundër kësaj saj.

Shejh Muhamed el Umerij: këta janë armiqtë më të mëdhenj të fesë, sepse kur armiku është nga brënda, atëherë ai është më i madh sesa armiku i jashtëm. Armikun e jashtëm ti e njeh, mirëpo ky (që është armik i brëndshëm) e dëmton fenë (nga brënda), dhe e shkatërron fenë në emër të fesë. Ky e shkatërron Islamin në emër të ndihmës së Islamit. Ky i vret njerëzit në emër të përhapjes së fesë. Po çfarë feje na qënka kjo tek e cila po bën thirrje?!!! Kjo është feja e Azarikëve (grupi më ekstrem i Havarixhëve), kjo është feja e Havarixhëve, kjo është feja e Karamitëve (grup ekstrem nga mesi i sektit Ismaili). Kjo nuk është feja Islame. Feja Islame është e pastër nga këto vepra. Ky Islam nuk është përhapur në lindje dhe perëndim pëmes këtyre metodave, me shpërthimeve dhe vrasje. Si e kanë kuptuar Kuranin këta?!!! Si e kanë kuptuar Sunetin?!!! Më pas, ata i shfaqen njerëzve në emër të Kuranit dhe të Sunetit; argumentohen me Kuran dhe me Sunet, mirëpo (argumentohen) sipas kuptimit të tyre. Nëse Kurani dhe Suneti komentohen me ëndje (dhe epshe), atëherë (njeriu) përfundon tek tilla vepra të shëmtuara, vepra që feja nuk kënaqet me to. Këta njerëz, janë prej njerëzve më të largët nga feja, dhe pasha Allahun, feja e Allahut është e pastër nga këto veprime.

Shejh Hamid el Xhunejbi: ata angazhohen dhe përpiqen në tilla raste që të tundojnë besimin e muslimanëve rreth parimeve të fesë dhe Sheriatit të tyre. Mundohen të shfrytëzojnë tilla raste, për t’i m’veshur kësaj feje akuzën e terrorizmit me gënjeshtër, me të padrejtë dhe në mënyrë cënuese, ndërsa kjo fe është e pastër nga gjitha këto akuza që rrjedhin nga veprimet e trashanike, të bëra disa të mashtruar dhe që shejtani ua ka zbukuruar veprën e keqe, duke menduar se kjo është rruga për të kënaqur Allahun subhanehu ue teala.

Shejh Muhamed el Umerij: ashtu siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ta: “Mendjelehtë, të rinj në moshë..”, të vegjël në moshë dhe mendjelehtë, skanë dituri; mes tyre nuk gjen një dijetar, mes tyre nuk gjen një të thelluar në dituri, dhe mes tyre nuk gjen një të mençur.
Shejh Hamid el Xhunejbi: njeriu nuk i cënon njerëzit e qetë. Allahu subhanehu ue teala thotë:
لَّا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُم مِّن دِيَارِكُمْ أَن تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ ۚ
“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.” [el Mumtahineh: 8]. Fjala “mirë (el birr)” siç thonë dijetarët: është fjalë gjithpërfshirëse e formave të mirësisë, andaj mirësia është diçka e kërkuar. Allahu subhanehu ue teala, nuk na ka urdhëruar për cënimin e tjerëve, as nuk na ka urdhëruar për gjakderdhje pa të drejtë; Allahu nuk na ka urdhëruar për asnjërën nga këto. Edhe nëse dikush të cënon, Allahu nuk ka urdhëruar që ta cënosh me të padrejtë dhe armiqësi. E si të jetë pra me vrasjen e njerëzve të qetë? Edhe kur ata janë në dehjen e mëkateve, gjynaheve, hutisë dhe janë larg Allahut subhanehu ue teala, Pejgamberi ynë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur dërgonte një grup për në betejë, ai i ndalonte nga vrasja e murgjve në faltoret e tyre, apo të grave, të fëmijëve, apo të torturonin ndonjë burrë apo ndokënd tjetër. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar nga gjitha këto. Murgu që është në faltoren e tij; nëse është i krishterë, apo çifut, ska dyshim se ai bën idhujtari që Allahu e din më mirë, e megjithëkëtë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar që të cënohet gjatë kohës që po kryen tilla gjëra. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar nga kjo gjë.

Shejh Muhamed el Umerij: kjo ideologji, përfaqëson vetëm dhunën, ektremizmin, ashpërsinë, vrasjen dhe shkatërrimin në tokë. Ajo është komplet larg fesë Islame dhe lehtësisë (thjeshtësisë) së tij. Lusim Allahun të largojë të keqen e tyre (ISIS-it) prej muslimanëve, t’i shkatërrojë, mos t’i lërë të ngrejnë ndonjë flamur, dhe t’i japë fuqi muslimanëve kundër tyre.

📚 Burimi: http://rasaelemaratia.com/topics.php?id=189
📱 Për të shikuar videon:


Përktheu: Besmir Cacani

Nuk thuhet në lutje “In she Allah” (Nesë do Allahu)

Nuk thuhet në lutje “In she Allah” (Nesë do Allahu)

Transmeton Ebu Hurejre radijAllahu anhu që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Lutjuni Allahut me bindje që do t’ju përgjigjet. Dijeni së Allahu nuk e pranon lutjen që del nga zemra e shkujdesur dhe e preokupuar me gjëra të tjera pos Allahut”

(Silsile Sahiha 2/143; Hasen, Albani)

Po ashtu transmetohet nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Mos të thotë ndonjeri prej juve: O Allahu im! Nesë do me fal! O Allahu im! Nesë do me mëshiro! Le të vendos për tu lutur, sepse Allahu vepron çfarë deshiron dhe askush nuk ia imponon”

(Buhariu dhe Muslimi)

Përktheu: Besim Gjelaj