Nxitja e grindjes mes kafshëve… njerëzve…

💎 Ibën AbdulBerr el Malikiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Nxitja e grindjes mes kafshëve është e urryer, kurse nxitja e grindjes mes njerëzve është mëkat shumë i madh. Krijesat më të urryera tek Allahut dhe më të largëta prej të Dërguarit të Tij, ‎ﷺ, janë ata që bartin fjalë mes njerëzve, që i përçajnë ata të cilët duhen mes vete dhe që kërkojnë gabime të njerëzve bamirës.”

📚 elKafi fi fikhi Ehlil Medine, 2/1144.

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

Në lidhje me moralin e të Dërguarit të Allahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem

💎 Imam Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me moralin e të Dërguarit të Allahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

🔸 “Sa i përket sjelljes dhe moralit të tij të pastër, Allahu i Lartësuar ka thënë:

{ن ۚ وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ (1) مَا أَنتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ (2) وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ (3) وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ (4)} [القلم : 1-4]
“Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë, se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë. Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer dhe ti je me virtyte morale madhore.” (elKalem: 1 – 4)

Në Sahih transmetohet nga Aisha, radijAllahu ‘anha, të ketë thënë: “Morali i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte vetë Kurani.”

Kuptimi i kësaj është se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në veprat e tij ka qenë i përpiktë duke e bërë vetëm atë që është urdhëruar në Kuran dhe duke iu shmangur gjithnjë asaj që është ndaluar në Kuran. Kështu zbatimi i urdhrave të Zotit të tij dhe shmangia e ndalesave të Tij ishte bërë morali, sjellja dhe natyra e tij, salavatet dhe selamet e Allahut qofshin me të deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

{إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ} [الإسراء : 9]
Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira.” (el-Isra’: 9)”

Foto nga libri.

📚 Kapituj nga jeta e të Dërguarit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, faqe 227.

✍️ Përkthyer nga: Xhemal Jakupi

Dua, lujte pas ngrënjes

Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Kush hà diçka dhe pastaj thotë;(këtë Duà):
“ELHAMDULILAHI EL-LEDHI AT’AMENI HADHAT TAAMU UE REZEKANIHI MIN GAJRI HAULIN MIN NI UE LA KUWETE”.
I falen atij gjynahet që i ka bërë më përpara.”

📚 Sahihul Xhamiu i Shejkh Albanit me numër 6086

✍ Idris Manushi

sh.p.(shënim i përkthyesit): ‘Për gjynahet, kihet për qëllim gjynahet e vogla.’

Përhapja e Sunnetit

Ka thënë Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë:
“Përhape, lajmëroji të tjerët për ‘Sunnetin’, duke mos polemizuar e as debatuar.”

📚 El adabu sherijetu i Ibn Muflihit.

✍ Idris Manushi