Kush dëshiron për veten e vet që të arrijë gradën e vepërmirëve?

Kush dëshiron për veten e vet që të arrijë gradën e vepërmirëve?

Ka thënë, shejkhul Islam ibn Tejmijje, Allahu e mëshiroftë: “Kush dëshiron për veten e vet që të arrijë gradën e vepërmirëve dhe të përngjasojë me të zgjedhurit, dhe të mirët, le të vendosë që për ç’do ditë që del dielli të jetë i dobishëm ndaj krijesave. Në atë që ka në dorë dhe ja ka lehtësuar Allahu atijë, dhe ti nënshtrohet Allahut në ç’do të lejuar dhe në ç’do të ndaluar, të largohet nga të dyshimtat me sa të mundet, sepse kërkimi i asaj që është hallall, dhe sadakaja tek fëmijët është degë madhështore nuk e zëvëndëson atë asnjë punë tjetër e mirë.”

📚 el Imanul eusat (106)

✍ Idris Manushi

Përmbledhja e moralit të mirë në një fjalë

Përmbledhja e moralit të mirë në një fjalë

Ibën Mubarekut – Allahu e mëshiroftë – i është thënë:

“Na e përmbledh moralin e mirë në një fjalë.”

Ai tha: “Braktisja e zemërimit.”

📚 Burimi: Xhamiul ulumi uel hikem 1/364.
Përktheu: Besmir Cacani