A prishet agjërimi nëse e vjellura rikthehet në mënyrë të pavullnetshme?

⁉️ A prishet agjërimi nëse e vjellura rikthehet në mënyrë të pavullnetshme?
✍🏻 Nga shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

🔹 Pyetja: gjatë Ramazanit të kaluar kam patur një insufiçensë renale (të veshkave) dhe lavdi Allahut kam agjëruar. Mirëpo, gjatë disa ditëve më vinte një e vjellur e rëndë, deri në atë pikë sa e vjellura më kthehej në gojë përsëri. Pyetja ime është: a e kam agjërimin e saktë apo jo?

🔸 Përgjigja: agjërimi i këtij pyetësi është i saktë, sepse kjo e vjellur është e pavullnetshme, ndërkohë që ju e dëgjuat që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kë e mund e vjella, ai nuk e ka për obligim të kompensojë.”

Nëse diçka nga e vjellura i rikthehet në gojë pa vullnetin e njeriut, atëherë nuk ka asgjë për të, sepse prej kushteve që kanë gjërat që e prishin agjërimin, është që ato të bëhen me qëllim (dhe vullnet).

📚 Burimi: http://binothaimeen.net/content/1567
📺 Shiko videon: https://youtu.be/gAKSFd9d68k

Përktheu: Besmir Cacani

Ku shikon namazliu kur është në ruku?

⁉️ Ku shikon namazliu kur është në ruku?

✍🏻 Nga shejh Muhamed Nasirudin Albani
🔹 Pyetësi: mirë o shejh, nëse njeriu bie në ruku, ku e hedh shikimin e tij; tek këmbët e tij apo në vendin ku bie në sexhde?

🔸 Shejhu: nuk ka ndonjë pikë ku njeriu duhet të shikojë siç është në rastin kur është në këmbë apo kur është i ulur në teshehud, pasi kur është në këmbë ai e hedh shikimin në vendin ku bie në sexhde, ndërsa kur është i ulur në teshehud, shikimin e hedh tek gishti i tij. Kur njeriu është në ruku, nuk jemi urdhëruar që të shikojmë në ndonjë vend të caktuar, pra çështja nuk ka përcaktime.

📚 Burimi: http://alalbany.me/play.php?catsmktba=17574
📺 Shiko videon: https://youtu.be/eU8mAX0DrhU

Përktheu: Besmir Cacani

Agjërimi i gjymtyrëve nga gjërat që i ka ndaluar Allahu

📌 Agjërimi i gjymtyrëve nga gjërat që i ka ndaluar Allahu
✍🏻 Nga shejh AbdulAziz Aali Shejh

🔹 Pyetja: çfarë është për qëllim me fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të dhe injorancën, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij” dhe ç’është për qëllim me fjalën e keqe?

🔸 Përgjigja: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij.”

Hadithi do të thotë se kush nuk distancohet nga fjala e keqe dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu xhel-le ue ala’ nuk ka nevojë që ai të agjërojë. Pra, kjo do të thotë se agjërimi nuk ka ardhur me qëllim braktisjen e ushqimit dhe pijes, mirëpo ka ardhur me qëllim braktisjen e fjalës dhe dëshmisë së keqe.

“Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të.” Fjalë të këqia janë: fjalët e kota prej përgojimeve, bartjes së fjalëve, ndërsa vepra të këqija janë të gjitha gjynahet.

“Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të dhe injorancën”; që janë gjynahet dhe largimi nga bindja e Allahut, atëherë Allahu nuk ka nevojë që ti të braktisësh ushqimin dhe pijen tënde, pasi nuk ka dobi nëse kjo braktisje e ushqimit dhe e pijes nuk kanë ndikim tek sjellja yte, andaj nuk ka mirësi në të.

📺 Shiko videon: https://youtu.be/7AGnIwwHH0I

Përktheu: Besmir Cacani

Gjykimi i cënimit dhe sulmimit të mosbesimtarëve

🚫 Gjykimi i cënimit dhe sulmimit të mosbesimtarëve
✍🏻 Nga shejh Salih el Feuzan

🔹 Pyetja: pyet rreth veprimeve dhe cënimit të mosbesimtarëve në vendet mosbesimtare, për shkak se ata janë mosbesimtarë që e luftojnë fenë dhe pjesëtarët e saj; çfarë gjykimi ka kjo gjë?

🔸 Përgjigja: cënimi i mosbesimtarëve në jetët, pasuritë dhe nderet e tyre nuk është i lejuar! Edhe nëse nuk kanë marrëveshje (me ne), kjo gjë nuk lejohet!

📺 Shiko videon: https://youtu.be/7GbfkDA_kpw

Përktheu: Besmir Cacani

A e prish pështyma agjërimin?

⁉️ A e prish pështyma agjërimin?
✍🏻 Nga shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

🔹 Pyetja: shejh, Allahu ju begatoftë! Sa i përket pështymës, a e prish agjërimin?

🔸 Përgjigja: pështyma nuk e prish agjërimin me ixhma’ (me pajtim unanim) dhe është e pamundur që dikush të thotë se e prish agjërimin. Për grumbullimin e pështymës dhe gëlltitjen e saj, disa dijetarë kanë thënë se e prish agjërimin, mirëpo, më e sakta është se nuk e prish.

E sakta është se nuk e prish, sepse ti nuk ke futur as ushqim dhe as pije në gojë. Kjo pështymë ka dalë nga goja dhe është kthyer në të.

Për këtë arsye, mendimi më i saktë lidhur me gëlbazën është se nuk e prish agjërimin, edhe nëse ajo arrin në gojë dhe e kalon, agjërimi nuk prishet. Mirëpo, njeriu nuk duhet ta kalojë gëlbazën, sepse dijetarët e kanë ndaluar këtë gjë, pasi është diçka e neveritshme dhe njeriu nuk duhet ta kalojë.

Nëse njeriu e shplanë gojën për shkak të etjes, a prishet agjërimi apo jo?

Nëse e kalon ujin, agjërimi prishet dhe kjo gjë është e qartë, mirëpo nëse nuk e kalon, atëherë agjërimi nuk prishet.

📚 Burimi: http://binothaimeen.net/content/5036
📺 Shiko videon: https://youtu.be/j-NtwH39yVE
Përktheu: Besmir Cacani

Të kushtuarit rëndësi Teuhidit

💎 Të kushtuarit rëndësi Teuhidit 💎
✍🏻 Shejh AbdusSelam el Berxhes

➖ ➖ ➖ ➖ ➖
Thirrësit për tek Allahu subhanehu ue teala duhet të kujdesen për çështjen e Teuhidit dhe t’i kushtojnë rëndësi. Prej gjërave që të vrasin në zemër është dalja e disave që thonë: “Pse po i kushtohet kjo rëndësi Teuhidit? A nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi çështjeve dhe punëve të muslimanëve? Muslimanët vriten djathtas-majtas, ndërsa ne bëjmë thirrje për shkatërrim të tyrbeve dhe heqjen e xhamive që janë ndërtuar mbi varre.” E çështje të ngjashme.

Ky që e thotë këtë fjalë, ka harruar apo bën sikur ka harruar fjalën e prijësve të njerëzve të Teuhidit, Ibrahimit alejhis-selam: “Më distanco mua dhe familjen time nga adhurimi i idhujve!” [Ibrahim: 35].

Nëse miku i Allahut dhe imami i njerëzve të Teuhidit, të cilin Allahu e ka bërë besimtar të vetëm dhe ka thënë për të: “Dhe të Ibrahimit – i cili i plotësoi detyrimet.” [En-Nexhm: 37], po ashtu ka urdhëruar Pejgamberin e Tij Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të pasojë besimin e përkushtuar të Ibrahimit ndaj Allahut, gjithashtu Allahu e sprovoi me bërjen kurban të birit të tij, ndërsa ai e zbatoi urdhërin e Allahut. Po ashtu me dorën e tij të ndershme theu idhujt dhe i kundërshtoi shumë idhujtarët… me gjithë këto vlera e të tjera si këto, ai frikësohet se mos bie në shirk, që është adhurimi i idhujve dhe është shirku më i rëndë; e si të jetë puna me të tjerët?

Për këtë, Ibrahim et-Tejmi Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E kush është i sigurtë prej shirkut pas Ibrahimit alejhis-selam?”

Shejhul Islam Muhamed ibën AbdulUehab Allahu e mëshiroftë, ka thënë në hadithin e Ebu Said el Hudriut radijAllahu anhu: “Musai tha: “O Zot! Më mëso diçka që të përkujtoj dhe të lus me të!” Tha: “O Musa! Thuaj: La ilahe il-lAllah!”

Shejhul Islam Muhamed ibën AbdulUehab, Allahu e mëshiroftë, thotë në librin “Kitab et-Teuhid” për këtë hadith: “Hadithi tregon se pejgamberët kanë nevojë që t’u tërhiqet vëmendja rreth vlerës së fjalës La ilahe il-lAllah.”

Ne duhet t’i kushtojmë rëndësi kësaj çështje, madje t’i kushtojmë shumë rëndësi. Nëse kjo çështje është në rregull, atëherë gjërat pas saj janë më të lehta, të thjeshta dhe garanton mirëqënien e veprave pas saj. E nëse ky parim është i prishur, atëherë s’do të ketë dobi, as mirëqënie dhe as pranim.
➖ ➖ ➖ ➖ ➖

📺 Shiko videon: https://youtu.be/BR_0aX8b7Bc
Përktheu: Besmir Cacani

Njihe Sunetin dhe do të njohësh bidatin

Njihe Sunetin dhe do të njohësh bidatin

✍🏻 Imam el Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

👉🏻 “Njihe Sunetin dhe do të njohësh bidatin, kurse po e njohe bidatin, atëherë e ke të pamundur të njohësh Sunetin.”

📚 Burimi: elHuda uen-nur 715.
Përktheu: Besmir Cacani

A e prish agjërimin dializa (pastrimi i gjakut)?

⁉️ A e prish agjërimin dializa (pastrimi i gjakut)?
✍🏻 Nga shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

🔹 Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi o shejh! A e prish agjërimin dializa (pastrimi i gjakut)?

🔸 Përgjigja:

Së pari, Allahu të begatoftë: ai që ka nevojë për dializë, a mund ta bëjë natën apo jo?

Po të pyes: a e ka të mundur t’i thotë mjekëve se do ta bëjë dializën natën?

Nëse mund ta bëjë, atëherë nuk lejohet ta bëjë dializën ditën. E nëse nuk mund ta bëjë, atëherë ushqehet ditën sepse është i sëmurë dhe e kompeson më vonë.

📚 Burimi: http://binothaimeen.net/content/6248
📺 Shiko videon: https://youtu.be/Yei-kkypYGo
Përktheu: Besmir Cacani

Gjykimi i mohimit të magjisë

⁉️ Gjykimi i mohimit të magjisë
✍🏻 Nga shejh AbdulAziz ibën Baz

🔹 Pyetja: kam dëgjuar nga disa nxënës të dijes duke mohuar magjinë, derisa njëri prej tyre ka thënë: “Sillni magjistarët dhe le të më bëjnë magji nëse flasin të vërtetën!”

Cili është orientimi juaj, sidomos nëse kjo shprehje del nga një person i njohur dhe ka mjaft popullaritet?

🔸 Përgjigja: kjo është injorancë dhe gabim. Kjo shprehje del nga injoranca. Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i është bërë magji dhe ai është krijesa më e mirë. Janë vërtetuar hadithet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se atij i është bërë magji dhe Allahu subhanehu ue teala e ka shëruar nga ajo. Kjo është diçka e mirënjohur dhe muslimanët kanë rënë në Ixhma’ (pajtim unanim) se magjia ndodh dhe bëhet me leje të Allahut subhanehu ue teala, mirëpo disa e kanë ndikimin tek i sëmuri, kurse disa të tjera e kanë ndikimin me haluçinacione sikurse thamë.

📚 Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/982
📺 Shiko videon: https://youtu.be/pPHDJNsV2xw
Përktheu: Besmir Cacani

👉🏻 Shtesë:

✍🏻 Imam es-Serhasi el Hanefi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ixhmaja (pajtimi unanim) sjell dituri të pa kundërshtueshme dhe është në pozitën e argumentit [nga Kurani dhe Suneti]. Ashtu siç nuk lejohet të braktiset argumenti [nga Kurani dhe Suneti] për shkak të një mendimi që e kundërshton argumentin, po ashtu nuk lejohet kundërshtimi i Ixhmasë për një mendim që e kundërshton Ixhmanë; kjo pasi që Ixhmaja është pohuar me argumentin e tij përkatës.”

📚 Burimi: Usul es-Serhasi (1/308).