O gjynahqar! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut

O gjynahqar! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut

💎 Ibën Rexheb elHanbelij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “O gjynahqar (dhe të gjithë jemi të tillë)!
Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut, për shkak të veprave të këqija që i ke bërë.
Në këto ditë lirohen prej Zjarrit shumë e shumë njerëz si ti.”

📚 Letaif elMe’arif, faqe 213.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi

Rreth mallkimit që bëjnë disa burra dhe gra

Rreth mallkimit që bëjnë disa burra dhe gra

✍🏻 Shejh Ali er-Ramli, Allahu e ruajtë, shkruan:

Sa shumë gra i dëgjoj që luten ndaj fëmijëve të tyre për dënim! Po ashtu, disa burra i mallkojnë fëmijët e tyre, makinën e tyre apo një pjesë të pasurisë së tyre.

Nëse e bëni këtë dhe e vëreni ndikimin e lutjes tuaj tek fëmijët dhe pasuritë tuaja, atëherë dijeni se jeni ju shkaku i shkatërrimit të tyre përmes lutjes suaj.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pasi dëgjoi një burrë të mallkonte devenë e tij, ka thënë duke paralajmëruar:

“Kush është ky që mallkon devenë e tij?”

Tha: “Unë o i Dërguari i Allahut!”

Tha: “Zbrit! Prej tij dhe mos na shoqëro me një deve të mallkuar! Mos u lutni kundër veteve tuaja, mos u lutni kundër fëmijëve tuaj dhe mos u lutni kundër pasurive tuaja; që mos të përputheni me një kohë kur Allahu i pranon lutjet dhe t’ju pranohen ato.” Transmeton Muslimi.

📚 Burimi: Kanali zyrtar në telegram i shejh Ali er-Ramli, Allahu e ruajtë.
Përktheu: Besmir Cacani

Lutja që bëhet natën e Kadrit

Lutja që bëhet natën e Kadrit

Transmetohet nga nëna e besimtarëve, Aishja radijAllahu anhe se ka thënë:

“O i Dërguari i Allahut! Më trego si të lutem nëse e zë natën e Kadrit!”

Tha:
“Thuaj: o Allah! Vërtet Ti je Falës, e do faljen, andaj më fal mua.”

يا رسولَ اللَّهِ أرأيتَ إن وافقتُ ليلةَ القدرِ ما أدعو قالَ تقولينَ اللَّهمَّ إنَّكَ عفوٌّ تحبُّ العفوَ فاعفُ عنِّي
[Allahumme inneke afuwun, tuhibbul afwe, fa’fu anni]

Burimi: Sahih Ibën Maxheh nr 3119.
Përktheu: Besmir Cacani

Qëllimi i natës së Kadrit nuk është namazi i shumtë

🔷 Qëllimi i natës së Kadrit nuk është namazi i shumtë

🔶 Nga shejh Muhamed Bazmul

Qëllimi i natës së Kadrit nuk është namazi i shumtë, pasi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka falur më shumë se 11 rekate gjatë Ramazanit dhe as jashta tij.

Nuk është për qëllim se kur hynte dhjetë ditëshi i fundit, dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përkushtohej më shumë, nuk është për qëllim namazi i shumtë, mirëpo qëllimi është bërja e Itikafit, sikurse ka qënë gjëndja e tij gjatë jetës së tij.

Nuk janë për qëllim disa forma adhurimi të veçanta që bëhen gjatë kësaj nate!

Jo! Nuk është ky qëllimi, mirëpo qëllimi është përgatitja e njeriut për këtë natë me dua dhe dhikër. A e shikon hadithin që e transmeton Tirmidhiu me nr (3513), nga Aishja se ka thënë: thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më trego si të lutem nëse kuptoj se cila natë është nata e Kadrit!”

Tha: “Thuaj: o Allah! Vërtet Ti je Falës, e do faljen, andaj më fal mua.”

Tirmidhiu thotë: “Ky hadith është hasen-sahih.”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e ka orientuar drejt namazit të shumtë, as për dua të shumta, as për ndonjë formë të caktuar adhurimi, mirëpo e ka orientuar drejt kësaj duaje.

Në librin “el Muvatta”, në kapitullin e Itikafit dhe nëntemën se çfarë është transmetuar rreth natës së Kadrit: nga Maliku, se kishte dëgjuar se Said ibnul Musejjib thoshte: “Kush prezanton namazin e jacisë në natën e Kadrit, ai ka arritur shpërblimin e tij nga ajo natë.”

Prej Allahut vjen suksesi!

Burimi: http://mohammadbazmool.blogspot.al/2015/07/blog-post_59.html
Përktheu: Besmir Cacani

Kush thotë: LA ILAHE ILA ALLAHU UE ALLAHU EKBER,…

Kush thotë: LA ILAHE ILA ALLAHU UE ALLAHU EKBER,…

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, (Merfuan)duke e ngritur tek i Dërguri i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se kush thotë: “LA ILAHE ILA ALLAHU UE ALLAHU EKBER, LA ILAHE ILA ALLAHU UAHDEHU, LA ILAHE ILA ALLAHU UE LA SHERIKE LEHU, LA ILAHE ILA ALLAHU LEHUL MULKU UE LEHUL HAMDU, LA ILAHE ILA ALLAHU UE LA HAULA UE LA KUUETE ILA BILAHI, pesë herë, duke i numëruar me gishtat e tijë.
Pastaj tha:
Kush i thotë në një ditë apo natë, apo një herë në muaj, dhe pastaj vdes në atë ditë apo natë, apo në atë muaj, i falen atij gjynahet.”

(Burimi: Hadithi është në sahihun e Nesaiut dhe e ka bërë të saktë Shejkh Albani)

Përktheu: Idris Manushi

Kush i ka këto tri gjëra, ato i ka kundër vetes

Kush i ka këto tri gjëra, ato i ka kundër vetes

💎 Mekhuli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Kush i ka këto tri gjëra, ato i ka kundër vetes:
▪️ bërja e komploteve (kurtheve),
▪️ armiqësia (padrejtësia),
▪️ dhe shkelja e fjalës së dhënë.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
{وَلَا يَحِيقُ الْمَكْرُ السَّيِّئُ إِلَّا بِأَهْلِهِۚ} [فاطر : 43]
“Dinakëria e shëmtuar i dëmton vetëm pronarët e vet.” (Fatir: 43)”

📚 Hiljetul evlija, 5/182.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi

Imami e lexonte suren elBekara në tetë rekate

Imami e lexonte suren elBekara në tetë rekate.

💎 Imam Maliku transmeton nga Davud ibnul Husajni se e ka dëgjuar A’rexhin* duke thënë:

🔸 “Imami e lexonte suren elBekara në tetë rekate. Nëse e lexonte në dymbëdhjetë rekate, njerëzit thoshin se e ka shkurtuar leximin.”
(Sahih)

📚 Muvetta’, Imam Malik, 1/115.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi
______
* Tabi’ij i madh që ka takuar një numër të madh sahabesh, mes të cilëve Ebu Hurajran, Ibën Abbasin, Ebu Seidin etj. Ka vdekur në vitin 117H.

Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë

Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë.

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Fëmija i vogël nuk e ka obligim agjërimin derisa të arrijë moshën e pjekurisë. Mirëpo, kur të ketë fuqi urdhërohet për agjërim në mënyrë që të kalitet dhe të mësohet me të, dhe ta ketë të lehtë kur të arrijë moshën e pjekurisë. Sahabët radijAllahu anhum, të cilët janë më të mirët e këtij umeti, bënin që fëmijët e tyre të agjëronin ndërsa ata ishin të vegjël.”

Burimi: Mexhmu’ul fetaua 19/ 28-29
Përktheu: Besmir Cacani